I mbiquajturi "Pirati" arriti kulmin e tij në garat me etapa. Deri më sot, është i fundit italian që ka fituar Tour de France, në 1998 (33 vjet pas Felice Gimondi) dhe është i fundit çiklist që pas Fausto Coppi, Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault, Stephen Roche dhe Miguel Indurain të kete fituar si Giro dhe Tour de France në të njëjtin vit.

Marco Pantani
Marco Pantani në Alpe d'Huez, Turi i Francës 1997
Lindi
Vdiq
Emrat e tjerë"Pirati"
ShtetësiaItalian

I përjashtuar nga Giro d'Italia 1999 për pasojë të vlerave të ematokritit mbi normat e lejuara, Pantani edhe pse u rikthye në pista jo pas shumë kohëve, arriti në mënyrë sporadike ato nivele me të cilat ishte mësuar.Vdiq më 14 shkurt 2004Rimini, nga një atak kardiak nga overdoza. Gjatë karrierës së tij, arriti 46 fitore.

Pantani është konsideruar bashkë me Gino Bartali, Charly Gaul dhe Federico Bahamontes, si një nga maloristët më të mëdhenj të epokës çiklistike.Pas vdekjes së tij Lance Armstrong, shtatë herë fitues i Tour de France, pohoi se Pantani do mbahej mend si një nga maloristët më të mëdhenj të historisë së çiklizmit.Edhe vetë Charly Gaul deklaroi se me shumë mundësi Pantani kishte qenë dhe më i fortë se ai vetë.

Karriera

Redakto

Fillimi dhe vitet e para si profesionist

Redakto
 
Marco Pantani në vitin 1997 ne Lëtzebuerg

Pasi kishte qenë një futbollist, mori si dhuratë një biçikletë nga gjyshi i tij. Vendosi të regjistrohej në "Fausto Coppi Cesenatico" dhe menjëherë tregoi dhuntitë e tij si malorist duke fituar shumë gara. Ne vitin 1990, doli i treti në Giro d'Italia për diletantë,në 1991 i dyti dhe në 1992 fitoi duke kaluar Vincenzo Galatin dhe Andrea Noè.Në 1993 mori pjesë për herë të parë në Giro d'Italia për profesionistë, duke u terhequr pas pak etapave pas një problemi në tendinë.

1994 kaloi tek ekipi Carrera. Shpërthimi i tij si çiklist profesionist ishte në Giro d'Italia të atij viti, me fitoret në Merano, në Aprica dhe duke e mbyllur klasifikimin përfundimtar si i dyti.

1995: Incidenti i parë i rëndë

Redakto

Ndërsa po pregatitej për Giro d'Italia 1995, një incident automobilistik e detyroi të mendonte vetëm për Tour de France. Megjithatë në garën franceze e gjeti veten në veshtirësi, si pasojë dhe të dhimbjeve në gju. Me 12 korrik, në Alpe d'Huez, kaloi në sulm 13 km para finishit, duke lënë prapa kundërshtarët kryesorë, dhe pasi arriti grupin e të parëve, i kaloi ato dhe fitoi etapën e parë në Tour. Disa dite më vonë, në etapën pirenaicaGuzet Neige, arriti suksesin e dytë, këtë rradhë pas një shkëputjeje prej 42 km. E përfundoi Grande Bouclen ne vendin e 13 në klasifikimin e përgjithshmem duke fituar dhe fanellën e bardhë.

Në kampionatin botëror të atij viti, doli i treti, pas Abraham Olano dhe Miguel Indurain. Kur mendohej se ishte ne fillimin e një karriere madhështore me 18 tetor, në dishezën e Pino Torinese, përplaset nga një fuoristradë që po udhëtonte ne sens të kundërt. Pasi shtrohet ne spital, arrin të përshtatet për biçikletë vetëm pas 5 muajve e 5 ditëve.

1996-1997: Rikthimi me vendin e tretë në Tour

Redakto
 
Tour de France

Mes korrikut dhe shtatorit 1996, Pantani garoi në 7 shumë kompeticione me qëllimin e pregatitjes për sezonin e ardhshëm. Në vitin 1997 u transferua ne ekipin Mercatone Uno. Por përsëri fatin e kishte kundër: në Giro d'Italia Pantani pëson një tjeter incident në dishezën e valico di Chiunzi, km 182. Arriti ta perfundonte etapën me ndihmën e shokëve, por më pas u detyrua të braktiste garën.

Kësaj rradhe u rekuperua më shpejt, dhe u kthye ne Tour me qëllimin e fitimit të fanellës së verdhë, duke fituar 2 etapa, përsëri në Alpe d'Huez, duke lënë pas Ullrich dhe Virenque. Edhe pse duke i kaluar në maloret e Alpeve dhe në Pirenei, u kalua në klasifikim nga Ullrich, i cili e fitoi kohën e humbur falë etapave në kronometër, duke fituar dhe fanellën e verdhë; Pantani u rendit i treti në klasifikim pas Richard Virenque.

1998: Dopieta Giro-Tour

Redakto

Në 1998 mori pjesë dhe fitoi për herë të parë në Giro d'Italia,duke rivalizuar dhe mjeshtrat e kronometrit si Alex Zülle. Pantani mori maglia rosa – ia dha Zülles – me 2 gusht, në përfundim të Selva di Val Gardena, dhe të nesërmen kontrolloi rivalin direkt, Pavel Tonkov, në etapën e Alpe di Pampeago. Deçizive ishte etapa e Plan di Montecampione, me 4 gusht: Pantani la prapa Züllen afro gjysëm ore dhe pas sulmeve të vazhdueshme arriti ti shkëputej dhe rusit Tonkov. Në atë vit Pantani u rendit i pari dhe në klasifikimin për maloristë duke lënë pas José Jaime González.

1999: Episodi i "Madonna di Campiglio"

Redakto
 
Pantani në 2000

Në vitin 1999, Pantani synonte fitoren ne Xhiro. Shumë shpejt tregoi klasin e tij kryesisht në maloret e Gran Sasso, dhe Alpe di PampeagoMadonna di Campiglio. Dukej sikur askush nuk mund ti hiqte titullin nga duart. Por në ditën pas etapës së Madonna di Campiglio, ekzaktësisht me 5 gusht1999 rezultatet e testit, nxjerrin një nivel të lartë të ematokritit në gjakun e "Piratit" i cili si rrjellojë përjashtohet nga gara.

Pantani u përjashtua për 15 ditë por praktikisht aty iu mbyll karriera.

Marco hoqi dorë nga pjesëmarrja në Tourin e Francës së atij viti, edhe pse përjashtimi ishte vetëm për 15 ditë. Ai nuk rezultoi më pozitiv ne kontrollet e mëvonshme të antidopingut. Filluan të krijoheshin dhe dyshimet për një "komplot" te mundshëm në kurriz të Pantanit. Në atë periudhë, biçikleta nuk ishte më pjesë e jetës së tij. I rrethuar nga media dhe në kushte të thella depresioni, qëndroi i mbyllur në shtëpi.

2000: Tërheqja e dytë

Redakto
 
Pantani ne Xhiron e Italisë

Pantani nën presionin psikologjik i rikthehet garës në vitin 2000.Mercatone Uno në fakt mendoi të bënte Xhiron pa prezencën e Marcos, me Garzelli si kapiten ekipi; por si surprizë,Marco mori pjese ne Xhiro.

Synoi fuqishem në Tour, ku u perball me Lance Armstrong. Në maloren e Mont Ventoux shkëputet dhe lë prapa amerikanin duke siguruar fitoren e etapës. Në intervistën e rradhës, amerikani tha se ia kishte dhuruar vetë fitoren Pantanit, duke shkaktuar tek ky i fundit irritim. Në 16 gusht, në etapën e Courchevel Pantani shkëputet: i përgjigjet Richard Virenque dhe Armstrong. Pas pak km, mbetet prapa Virenque, dhe vazhdojnë Pantani dhe Armstrong. Pasi arrihen nga Roberto Heras e Javier Otxoa, Pantani shkëputet 5 km nga finishi duke i lënë të tre në vend. Arrin dhe i shkëputet dhe José María Jiménez duke fituar etapën me nje diferencë prej 51 sekondash nga Armstrong. Kjo ishte dhe fitorja e tij e fundit si profesionist. I nxehti dhe lodhja e akumuluar e detyruan të tërhiqej nga "Grand Boucle"

2001-2003: Depresioni

Redakto

Tashmë, edhe pse i rënë moralisht, për arsye dhe të proçedimit në vazhdim nga komuniteti sportiv, Pantani merr pjesë në Xhiron e Italisë 2001, por tërhiqet në etapën e 19. Në Turin e Francës, ekipit të tij nuk i mundësohet pjesëmarrja. Fillon që të ndihet i larguar nga imazhi i një çiklisti profesionist, dhe mes gjykimesh dhe dyshimesh nga drejtësia sportive, të cilët një herë e dënojnë dhe pastaj e falin, Pantani nuk arrin më që të gjejë qetësinë dhe kthjelltësinë e duhur për të garuar përsëri.

Në 2003 fillon të përgatitet si për Xhiron ashtu dhe për Turin. Në Giro d'Italia luftoi kokë më kokë me më të mirët dhe u klasifikua i 13-ti në klasifikimin përfundimtar. Në etapën e Monte Zoncolan reagoi dhe u shkëput nga Gilberto Simoni, dhe u pozicionua në ndjekje të të vetmit udhëheqes të etapës Stefano Garzelli, por si pasojë e energjive të shpenzuara, u dorezua dhe e përfundoi etapën i pesti.Ne etapën e Cascata del Toce bëri shkëputjen e tij të fundit por u arrit nga Simoni dhe e përfundoi i teti.

Vdekja

Redakto

14 shkurt 2004, Marco Pantani u gjend i vdekur në dhomën 5 te rezidencës "Trëndafilat- Le rose" në Rimini. Autopsia tregoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një edeme polmonare e provokuar nga një overdozë kokaine.

Vdekja e Pantanit la të shokuar gjithë të apasionuarit e dy rrotave, për humbjen e një kampioni të madh, protagonist si në te mirë dhe të keqe në shumë arritje. I perlotur Davide Cassani dha lajmin ne Sport2 Sera "Përse ndodhi"?"Do doja ta kuptoja dhe unë-tha ai-të gjesh fjalë është e pamundur. Italia humbi një kampion të madh" Eshtrat e Marco Pantanit ndodhen në varrezat e Cesenatico. Për Marcon është bërë dhe një film në vitin 2006: "Marco Pantani - Il Pirata". Historia e një të riu pasionant qe kthehet në tragjedi. Filmi është mbështetur dhe në librin "Pantani-Nje hero tragjik"