Mari-Luiza von Motesicki

artiste austriake
Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Mari-Luiza von Motesicki (24 tetor 1906 – 10 qershor 1996) ishte një piktore britanike me origjinë austriake. Ajo jetoi në Angli që prej vitit 1939 dhe ishte një subjekt i natyralizuar në 1948-ën.

Marie Louise von Motesicki 1988

Jeta e hershme

Redakto

Mari-Luiza von Motesicki lindi në Vjenë në vitin 1906, vajza e Edmund von Motesickit (1866 – 1909) dhe Henrieta von Lieben (1882 – 1978). Edmundi ishte djali jolegjitim i Franc Riter von Hauerit (1822 – 1899), drejtor i Muzeut Naturhistorisches në Vjenë, por mori mbiemrin e burrit të nënës së tij Mathias Motesickit dhe pjesërisht u rrit nga familja e dirigjentit Franz Schalk-ut. Edmundi kishte një talent për muzikë dhe u bë një violonçelist amator. Nëna e saj, Henrieta von Lieben, rridhte nga një familje e pasur dhe e kulturuar në Perandorinë Habsburge. Shumë prej veprat e artit në Muzeun Kunsthistorisches, janë dhuruar prej tyre. Koleksioni i tyre i artit në pronën fshatare të familjes në Hinterbrühl ishte i jashtëzakonshëm. Për t'u martuar me Henrietën, e cila ishte hebreje, në vitin 1903, Edmund von Motesicki hoqi dorë nga katolicizmi për të hyrë në kishën protestante bashkë me Henrietën. Dy fëmijët e tyre Karl Motesickit (1904 – 1943) dhe Mari-Luizës u pagëzuan si luteranë.

Jeta dhe vepra

Redakto

Pasi la shkollën në moshën 13-vjeçare, Mari-Luiza mori mësime arti në Vjenë, Hagë, Frankfurt, Paris dhe Berlin. Në 1927-28-ën, ajo u ftua nga Max Beckmann për t'iu bashkuar klasës së tij në Städelschule në Frankfurt. Beckmann-i ishte njohur me familjen Motesickit në vitin 1920 dhe ishte përmes tyre që ai takoi këngëtaren Mathilde von Kaulbach ('Quappi', 1904–86), e cila u bë gruaja e tij e dytë në 1925-ën. Beckmann-i ishte një mik dhe mentor i përjetshëm i Mari-Luizës, ndikimi i së cilës shihet në portretet e hershme dhe në jetën e qetë, dhe temat alegorike nga vitet 1940 e tutje. Ndikimi i dytë i madh në punën e saj pas Max Beckmann ishte Oskar Kokoschka. Rrethi i saj i madh i miqve përfshinte gjithashtu skulptoren Marie Duras, historianin e artit Sir Ernst Gombrich dhe artistin Milein Cosman.

Mirënjohje pas vdekjes

Redakto
Skeda:View from the Window, Vienna by Marie-Louise von Motesiczky.png
Pamje nga dritarja, Vjenë (pikturuar 1925)

Pas vdekjes së Von Motesickit në 1996-ën, koleksioni bashkë me pjesën më të madhe të pasurisë, i kaluan Trustit të krijuar në 1992-shin për ruajtjen dhe promovimin e veprës, mbështetjen e artit dhe objekteve të tjera bamirëse. Ajo mori statusin e bamirëses më 21 nëntor 1996. [1] Një ekspozitë 100-vjeçare u organizua në vitet 2006-2007, duke filluar nga Tate Liverpool në Frankfurt, Vjenë dhe Passau, pastaj në Galerinë e Arteve Southampton në Britani. Kjo u pasua nga publikimi i një biografie në vitin 2007, një katalog raisonné e pikturave të artistit në 2009 [2] dhe dy ekspozita në Galerie St Etienne në Nju Jork në 2010 dhe 2014. Vitet e fundit, trusti ka bërë donacione të punës së Mari-Luizës për koleksionet publike. Ajo është e përfaqësuar në muzetë lokalë, rajonalë, universitarë dhe kombëtarë në Britani, Republikën e Irlandës, Austri, Gjermani, Holandë dhe SHBA. Shumica e vizatimeve dhe skicave të Mari-Luizës, arkivi i letrave dhe familjes së saj, së bashku me artikuj të tjerë dokumentarë që lidhen me jetën dhe veprën e saj, janë paraqitur në Tate. [3]

Për jetën e saj artistike, ajo një herë tha: "Nëse do të mund të pikturoja vetëm një tablo gjatë jetës, jeta do të ishte e vlefshme".

Diana Athill shkroi për miqësinë e saj me Motesickit në kujtimet e saj "Diku drejt fundit" (Granta, 2008).

Letërsia

Redakto
  • Jeremy Adler, Birgit Sander (Hrsg.): Marie-Louise von Motesiczky (1906-1996) . Prestel, München 2006, ISBN 3-7913-3693-2 (Katalogu i ekspozitës në Liverpool 11. Prill deri në 13. Gusht 2006).
  • Elias Canetti, Marie-Louise von Motesiczky: Liebhaber ohne Adresse – Briefwechsel 1942-1992 (botuar nga Ines Schlenker dhe Kristian Wachinger), Hanser, München 2011, ISBN 978-3-446-2373
  • Evi Fuks u. a. (Hrsg.): Die Lieben. 150 Jahre Geschichte einer Wiener Familie . Böhlau-Verlag, Wien 2005, ISBN 3-205-77321-7 (Katalogu i ekspozitës në Vjenë 11. nëntor 2004 deri më 3. prill 2005).
  • Jill Lloyd: Ekspresionistja e Pazbuluar. Një jetë e Marie-Louise Von Motesiczky . Yale University Press, New Haven, Kon. 2007, ISBN 978-0-300-12154-4 ( Vorschau auf englisch )
  • Eva Michel: Marie-Louise von Motesiczky (1906-1996). Eine österreichische Schülerin von Max Beckmann . Universität Wien 2003 (Teza e Masterit e pabotuar).
  • Sabine Plakholm-Forsthuber: Künstlerinnen në Österreich 1897-1938 . Picus-Verlag, Wien 1994, ISBN 3-85452-122-7 .
  • Stephan Reimertz : Max Beckmann. Biografia . Rowohlt, Reinbek 2006, ISBN 978-3-499-50558-4 .
  • Klaus Schröder: Neue Sachlichkeit, Österreich 1918-38 . Kunstforum Bank Austria, Wien 1995 (Katalogu i ekspozitës në Vjenë 1. Prill deri në 2 Korrik 1995).
  • Elias Canetti: Aufzeichnungen für Marie-Louise (shkruar 1942, përpiluar dhe botuar pas vdekjes, 2005)

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Home | Marie-Louise von Motesiczky Charitable Trust". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Marie-Louise von Motesiczky: Catalogue Raisonne of the Paintings by Richard Read - Issuu". 26 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Marie-Louise Von Motesiczky 1906–1996 | Tate". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)