Marina Abramović (lindur në 30 nëntor 1946) është një artiste performuese serbe, shkrimtare dhe regjisore.[1] Puna e saj artistike eksploron raportin mes artit dhe trupit, arti feminist, si dhe sjellja midis performuesit dhe audiencës, limitet e fizikes dhe koshiencës. Ajo është aktive në fushën e artit për më shumë se 4 dekada dhe e ka cilësuar veten si mëma e artit performativ.[2] Marina është pionere e një nocioni të ri të identitetit artistik duke e përfshirë audiencën në performacën artistike, duke u fokusuar në konfrontimin e dhimbjes, gjakut dhe limiteve fizike të trupit.[3]

Marina Abramović

Fillimet në jetë

Redakto

Abramović lindi në Beograd, Serbi, në ish-Jugosllavinë e hershme në 30 nëntor 1946. Gjatë një interviste, Marina e cilëson familjen e saj si borgjeze. Xhaxhai i saj ishte Varnava, Patriark serb i Kishës Ortodokse Serbe.[4] Prindërit e saj, Danica Rosić dhe Vojin Abramović ishin partizanë jugosllavë gjatë Luftës së Dytë Botërore.[5]

Pas përfundimit të luftës, prindërit e saj u shndërruan në heronj kombëtar dhe iu dhanë pozicione pranë qeverisë jugosllave të post-luftës. Abramović u rrit nga gjyshërit derisa mbushi 6 vjec. Gjyshja e saj ishte besimtare e devotshme, ndaj Marina e kaloi fëmijërinë në kishë duke ndjekur ritualet e gjyshes së saj- qirinj në mëngjes, prifti i cili vinte për raste të ndryshme. Në moshën 6 vjecare, kur vëllai i Abramović erdhi në jetë, ajo nisi të jetojë me prindërit e saj dhe mori leksione pianoje, frëngjisht dhe anglisht. Ajo nisi të kultivojë pasionin për artin duke pikturuar që në vegjëli.

Jeta e Marinës ishte e vështirë nën kontrollin e rreptë të mamasë së saj.[6] Kur ishte akoma fëmijë, e ëma ushtroi dhunë fizike mbi të për shkak të aludimit se Marina donte të nxirrte në pah trupin. Në një intervistë të dhënë në 1998, Marina përshkruan se si mamaja e saj mori kontroll mbi jetën e saj dhe të vëllait. Unë nuk mund të dilja pas orës 10 të mbëmjes nga shtëpia deri vonë në moshën 29 vjecare. Të gjitha performancat që kam realizuar në Jugosllavi janë realizuar përpara orës 10, për shkak të kontorllit autoritar të mamasë.

Në një intervistë të publikuar në 2013, Marina u shpreh “Prindërit e mi kishin një martesë të tmerrshme”. Ajo kujton një incident kur i ati i saj theu 12 gota dhe u largua nga shtëpia. Ajo e cilëson këtë incident si më të tmerrshin në fëmijërinë e saj.

Ajo ishte studente pranë Akademisë së Arteve të bukura në Beograd nga viti 1965 deri në 1970. Ajo përfundoi studimet master në Akademinë e Arteve të bukura në Zagreb në 1972. Më pas ajo u rikthye në Serbi nga viti 1973 deri në 1975, ku dha mësim në Akademinë e Artve në Novi Sad, teksa realizoi performancat e saj solo.

Referime

Redakto
  1. ^ "РТС :: Марина Абрамовић: Ја сам номадска екс-Југословенка!" (në serbisht). Rts.rs. 27 korrik 2016. Marrë më 2017-03-10.
  2. ^ Christiane, Weidemann (2008). 50 women artists you should know. Larass, Petra., Klier, Melanie, 1970–. Munich: Prestel. ISBN 9783791339566. OCLC 195744889. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Demaria, Cristina (gusht 2004). "The Performative Body of Marina Abramovic". European Journal of Women's Studies. 11 (3): 295. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Judith Thurman, Profiles, "Walking Through Walls," The New Yorker, March 8, 2010, p. 24.
  5. ^ "Marina Abramović". Lacan.com. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Biography of Marina Abramović – Moderna Museet i Stockholm". Moderna Museet i Stockholm (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-05-02.