Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Holandës
Marrëdhëniet Shqipëri - Holandë u referohen marrëdhënieve aktuale dhe historike të Shqipërisë dhe Holandës. Shqipëria ka një ambasadë në Hagë[1] dhe Holanda ka një ambasadë në Tiranë.[2]
Shqipëria |
Holanda |
---|
Vendet janë të dyja anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Gjithashtu Shqipëria është një kandidate e BE-së dhe Holanda është anëtare e BE-së.
Historia
RedaktoShqipëria e shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Fuqitë e Mëdha Evropiane të asaj kohe e njohën pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës 1913, ku u vendos që holandezët do të merrnin përgjegjësi për sigurinë e brendshme.
Më 1946, Holanda e thirri Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta ndaluar incidentet përgjatë kufirit verior të Greqisë, duke përfshirë Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Jugosllavinë, Greqinë dhe Bullgarinë.[3]
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë filloi marrëdhëniet e tyre diplomatike me Holandën dhe tetë vendet e tjera të Evropës Perëndimore, në vitin 1970.[4]
Në fillim të viteve 1990, regjimi socialist u shemb dhe ndërsa Shqipëria iu drejtua demokracisë ata nuk kishin përvojë të mëparshme për ta zbatuar atë. Kjo çoi në paqëndrueshmëri sociale dhe politike disa vjeçare.[5] Holanda ishte në gjendje ta ndihmonte Shqipërinë duke filluar një program për ndërtimin e aftësive më 1999. Grupe politikanësh dhe zyrtarësh shqiptarë, si nga niveli kombëtar ashtu edhe nga ai lokal, do të merrnin pjesë në Hagë për seminare me bashkëmoshatarët e tyre holandezë ku diskutuan praktikën e qeverisjes së mirë dhe administrimit brenda kornizës demokratike.
Oferta e Shqipërisë për në BE
RedaktoNë përgjithësi, duke qenë pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Holanda ka bërë veto shumë herë në përparimin e Shqipërisë, duke pretenduar mungesë të reformave të besueshme, situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2018, Komisioni Evropian lëshoi një raport progresi ku rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në maj të vitit 2018, tetë deputetë holandezë nga gjashtë partitë kryesore politike vizituan Tiranën. Në fund të vizitës së tyre, ata deklaruan se përmbushja e pesë kushteve zyrtare të vendosura nga institucionet evropiane nuk është e mjaftueshme për të garantuar hapjen e negociatave të pranimit në BE. Ata deklaruan se Shqipëria duhet të tregojë vullnetin për të paditur dhe ndjekur penalisht krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Ata gjithashtu pretenduan një rritje të kriminalitetit shqiptar në Holandë, e cila nuk e ndihmon procesin e integrimit të vendit në BE.[6][7]
Më 21 qershor, parlamenti holandeze bllokoi hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Një shumicë e madhe në parlamentin holandez ndaloi qeverinë të lejojë Shqipërinë të fillojë negociatat, për 'shqetësime serioze për luftimin e korrupsionit'. Mocioni u mbështet me 124 vota, me 26 kundër.[8]
Më 28-29 qershor 2018, samiti i BE-së vendosi ta shtyjë për vitin e ardhshëm vendimin nëse do të hapnin negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë apo jo.
Diplomacia
RedaktoShiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ http://albania.visahq.com/embassy/Netherlands/
- ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2011-12-04. Marrë më 2011-04-17.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Staff (19 shtator 1946). "Holland would end incidents". The News and Courier (në anglisht). fq. 1. Marrë më 2011-05-08.[lidhje e vdekur]
- ^ Gregory, Gene (27 prill 1971). "Maoist Albania Desires Better Western Relations". Merced Sun-Star (në anglisht). fq. 24. Marrë më 2011-05-08.[lidhje e vdekur]
- ^ Fatos Tarifa (2006). To Albania with Love (në anglisht). University Press of America. fq. 37–40, 112.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 22 qershor 2020.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 22 qershor 2020.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.euractiv.com/section/enlargement/news/netherlands-to-veto-the-opening-of-accession-negotiations-with-albania/