Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit
Marrëdhëniet Shqipëri-Vatikan u referohen marrëdhënieve aktuale dhe historike të Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë ka një Nunciature Apostolike në Shqipëri, e cila përfaqëson diplomatikisht Selinë e Shenjtë.
Shqipëria |
Vatikani |
---|
Përfaqësuesi quhet zyrtarisht 'Nuncio Apostolik në Shqipëri' dhe ka statusin e ambasadorit. Zyra e nunciature ndodhet në kryeqytet, Tiranë.
Historia
RedaktoHistoria e marrëdhënieve midis vendeve, filloi në mesjetë, kur Skënderbeu u bë kryekomandanti i forcave kryqtare të Papa Piut II. Më vonë, Giovanni Francesco Albani u bë Papë nga 1700 deri më 1721. Ai lindi nga një baba shqiptar i lindur nga familja fisnike Albani nga rajoni i Malësisë së Madhe në Shqipëri.
Nunciatura Apostolike në Shqipëri filloi si një delegacion Apostolik në Shqipëri nga Papa Benedikti XV më 12 nëntor 1920, dhe u ngrit në rangun e plotë të një nunciature nga Papa Gjon Pali II më 16 janar 1991. Nuncio aktual Apostolik në Shqipëri është Shkëlqesia e Tij Charles John Brown, i cili u emërua nga Papa Françesku më 9 mars 2017.
Lista e Delegatëve Apostolikë dhe Nuncios në Shqipëri
Redakto- Ernesto Cozzi (1920 - 1926)
- Giovanni della Pietra, SJ (1927 - 1940)
- Ildebrando Antoniutti (1936 - 1938)
- Ivan Dias (1991 - 1996)
- John Bulaitis (1997 - 2008)
- Ramiro Moliner Inglés (2008–2016)
- Charles John Brown (2017-aktual)