Masmedia
Ky 12 Mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Masmedia, mjete të komunikimit masiv drejtuar turmave (masave), ndryshe "aparatë" që organizojnë proçeset e prodhimit dhe të shpërndarjes së njoftimit (informacionit) dhe atë të imagjinatës. Janë mjete të komunikimit në përmasa të mëdha nganjëherë cituar edhe me termin anglisht, mass media ose thjeshtë media. Janë mjetet nëpërmjet të cilëve bëhet e mundur shpërndarja e dijes drejt një pluraliteti marrësish ose shfrytëzuesish (populli = massa) informacioni pa dallim.
Sprehja rrjedh nga bashkimi i termit Anglez mass me fjalën latine medium, shumës media. Qoftë "medium" si dhe "media" asimilohen më se miri edhe ne gjuhën shqipe. Medium u zgjodh për shkak se gjuha angleze nuk zotërron një term me kuptim te dyfishtë të fjales "mjet" (si vegël) diçka (në këtë rast) ndërmjet autorit të mesazhit dhe marrësit.
Mjetet
RedaktoMjetet e komunikimit masiv janë:
Në qoftëse përcaktojmë me fjalën "media" mjetet nëpërmjet të cilëve ndodhin proçeset e ndërmjetësimeve simbolike në nje komunitet të caktur shfrytëzuesish (të mediave), atëherë mund të pohojmë që mjeti (apo vegla) në pronësi të njeriut ka qenë, në kohërat e lashtësisë, trrupi i tijë i aftë për tu shprehur nëpërmjet gjesteve dhe tingujve. Kurse guri me të cilin njeriu i lashtë vizatonte mbi murë ka qenë "medium" i parë i jashtëm (sepse i brendshëm eshtë trupi ynë). Në vijim, zakonet e trashëguara gojarisht nga babai birit zuri fill një mekanizëm evolutiv që përcaktoi si media kryesore trre mjetet e njoftimit: teksti i shkruar, shëmbëlltyrat, tingujt.
Historiku
RedaktoPër disa, masmediat e para (siç i kuptojmë sot) janë librat që egzistojnë prej shumë kohësh. Megjithatë shpërhapja e masmediave si fenomen egzaltues i përket shekullit të njëzetë. Në këtë periudhë u përhap mendimi që njoftimi duhej të vinte në të njëjtën kohë kur ai ndodh. Dmth. për të marë njoftimin brenda një brezi kohe shumë të shkurtër, gati sa të mos njehsohej koha e vërshimit të mesazhit, drejt receptimit të tijë. Pionjerë si: vëllezërit lumierë, fotografi Muybridge, të cilët dhanë hofin e parë të mediumit të kinemasë, apo italianët Nikola Tesla, Guglielmo Marconi, kanadesi Reginald Fessenden që me kërkimet e tyre mbi valët elektromagnetike sollën lindjen e kodit mors dhe si përfundim radion e parë më 23 dhjetor 1900 dhe që më pas do ta ndjekë shpikja e televizorit i cili do të jetë një nga mediumet më domethënes dhe influencues në shoqëri. Në rrjellën e shekullit të njëzetë zhvillimi dhe përhapja e gjerë e masmediave ndodhi falë progresit shkencor dhe teknollogjik. Në fakt mediat, mirëqë janë mjete për qarkullimin e njoftimit, janë edhe objekte teknollogjike me të cilët shfrytëzuesi mund të ndërveprojë. Për disa media siç është televizioni ndërveprimi nuk është i mundur. Në këtë lloj komunikimi shfrytëzuesi gjendet pasiv sepse nuk ka mundësinë të ndërveprojë me komunikuesin ngaqë njoftimi është njëdrejtimësh. Masmediat historikisht kanë qenë edhe janë pre e çensurës dhe shfrytëzimit, për propagandë dhe manipulim të opinionit të masave, nga regjime dhe diktatura. Shkëmbimi i lirë dhe pa asnjë pengesë i informacionit është një nga të drejtat themelore: e drejta për të qenë "i njoftuar" dhe e drejta "për të njoftuar".
Mediat dhe demokracia
RedaktoNga debatimet e shumta, kohët e fundit, është përhapur idea që në një shoqëri demokratike duhet të jenë të pranishme mjete të pavarura të njoftimit. Me qëllim që të informojnë qytetarët mbi argumente të cilat i përkasin qeverive apo ente ndërmarrjesh dhe institucionale. Kjo bëhet sepse qytetarët edhe pse kanë të drejtën e votës nuk do të ishin, ndryshe, të aftë ta ushtronin me një zgjedhje të ditur ku në të cilën duhet të pasqyrohen interesat dhe opinionet e tyre të vërteta. Simbas kësaj optike, në caqet e principeve themeluese të demokracive liberale, ose ndarja e fuqive, përtej egzekutivit, juridikut apo legjislativit, roli i medjave dhe i burimeve të njoftimit për qytetarët do të konsiderohej si fuqija e katërt duke e bërë autonome nga të tjerat. Kjo është e pamundur përderisa në një sistem demokratik medjat përbëjnë një nga fuqitë më influencuse në politikë dhe në ekonomi.
Interneti dhe mjetet e komunikimit masiv Komunikimi është ndërveprimi i qënieve njerëzore përmes simboleve dhe gjuhës. Ai nuk është veçori ekskluzive e botës njerëzore, por haset edhe të gjallesat e tjera. Kafshët komunikojnë me njera-tjetrën në mënyra të ndryshme dhe njësoj si njeriu përdorin simbole. Komunikimi është një nga proceset më të rëndësishme jetësore të njeriut,një individ komunikon në familje, në punë, në shkollë, madje komunikon edhe me veten. Edhe situatat më të skajshme të vetmisë karakterizon nga komunikimi. Mjetet e komunikimit kane ndryshur shumë që nga periudha e shpikjes së shtypshkronjës nga “Gutenbergu” e gjer ne ditet tona. Një ndër mediat e reja që ka revolucionarizuar shume kohet e fundit komunikimin është dhe Interneti. Me futjen e informacionit te dixhitalizuar paisjet dixhitale u kthyen ne “tranpolina” te verteta te perhapjes se informacionit, dijes dhe te kultures ne kete bote qe gjithmone e me shume po shkon drejt nje Globalizimi. Që në periullën e përdorimit të kësaj teknologjie nga ushtria amerikane dhe universitetet më pas, interneti ka bërë që komunikimi të marrë njëhapsire tjeter,hapsire e cila ka ndryshuar menyren e perhapjes se kultures. Imagjinoni nje bote ku ju mund te gjeni cdo kordinate rruge ne Shtetet e Bashkuara,te merrni informacion reth semundjes se Aids-sit,te zbuloni historine e CNN-it apo te lexoni gazeten tuaj ne cdo kohe. Të gjitha këto shërbime mundësohen nga një media e cila tashmë është bërë pjese e pandshem e jetes sone. Në ditët tona informatika luan një rol themelor në shoqerine bashkohore,suksesi i saj duket se ështëe mundesia e komunikimit që është krijuar ndermjet kompjuterave duke i bashkuar në një rrjet të vetem, si dhe aftesia që ka rrjeti për të depozituar dhe perpunuar pa fund informacion te dixhitalizuar.Në këtë mënyrë është krijuar një rrjet global i fuqishëm i cili cdo sekond vizitohet nga njerez nga e gjithe bota. Nga mesi i vitit 1999 tërësia e pëerdoruesve të internetit e kishte kaluar numrin 150 milion ne tërë boten,duke i dhëene internetit trajten globale.Në te ardhmen specilistet e komunikimit mendojnë se keto shifra do te ndryshojnë shumë duke u tejkaluar pasi interneti është shëndruar në një mjet komunikimi masiv,i cili ka të bëjë me njerëz të thjeshtë që e perdorin atë nga shtepia apo nga intrernet kafete,me sipermarjet e ndryshme të cilat suksesin e komunikimit ja detyrojnë internetit apo edhe shoqatat e ndryshme,universitetetet. Jemi në shekullin XXl , ku liria e shtypit është sublime dhe ku shtypi dhe media ka marrë tashmë njëe formë me dimensione shume te ndryshme dhe elastike.Shtypi nuk jane me vetem gazetat dhe revistat Jetojmë në një kohë,në të cilën elementet virtual kanë filluar të na zënë një pjesë të konsiderueshme të komunikimit tonë me boten,ndaj çdo bllokim drejt ketyre mjeteve të komunikimit është vërtet e pamundur. Publikimi i pa papenguar ndaj informacionit është esencial për lirinë, barazinë, mirëkuptimin dhe paqen globale.Interneti global u mundëson individëve dhe komuniteteve anembanë botës, qofshin ato edhe në fshatrat më të vegjël dhe më të largët apo qytetet më të mëdha, për të pasur akses të barabartë të informacionit për zhvillimin, edukimin, stimulimin, pasurimin kulturor, veprimtarinë ekonomike të individit dhe pjesëmarrjen e informuar në demokraci. Të gjithë mund t’i paraqesin interesat e tyre, njohuritë dhe kulturën para tërë botës. Si të gjithë fenomenet e mëdha,interneti është e veshtire te perkufizohet me pak fjale.Perpara se te nisim kete “notim” në rrjet është e nevojshme të qartesojm mendimet reth realitetit të ketij revolucioni të shkelqyer kulturor.Interneti në fakt është në të njëjtën kohë shumë më pak dhe shumë më shumë sesa ajo që shfaqet nëpërmjet mass Medias.Në ndryshim me ato që tregojnë filmat,interneti nuk ka aspak të bëjë me figura gjeometrike dhe me “kompjutera që flasin “ apo me kontrollin e cfardolloj paisje elektronike në bote.Edhe në rast se po e pyesni veten,nuk është e vërtetë as ajo historia e cila tregon që duke perdorur internetin mund të bësh dashuri me Sharon Stone, Tom Cruise ose me ndonje personazh tjeter te njohur bindja personale qe duhet të merni është që “Nuk ështe e vërtete”.Në të njëjtën kohë të gjithë ato skenare të konfiguruara në rrjet si në një strofkull kriminelesh,perversesh dhe teroristësh kanë në të vërtetë pak të bëjnë me atë që mund të takosh realisht duke hulumtuar në word wide web.Një nga motivet kryesore përse interneti ka korur shume sukses, sipas një sondashi,ka treguar se pornografike është si një magnet për vizitorët,gje qe e ka shëndruar internetin në një mjet të keqperdorur sesa të perdorur Interneti arrin deri në popullatën e shpërndarë dhe të izoluar dhe shpeh ndihmon jo vetem ne komunkim, por edhe shërben për të mbajtur identitetin e komunitetit në distanca të mëdha. Këto veprimtari sigurojnë bazën për bashkëpunime dhe shkëmbime ndërkombëtare midis bashkësive dhe lokaliteteve, që kanë shumë karakteristika dhe probleme të ngjashme për të zgjidhur. Interneti hap rrugë për komunikim virtual midis bashkësive, që janë shumë larg nga njëra-tjetra gjeografikisht.Nxenesve interneti u jep mundesine e të mësuarit online kudo që të jene fizikisht në një moment të dhënë.Sipas nje propozimi te Këshillit të Evropës shkollat dhe qendrat e kualifikimit duhet të kthehen në qendra lokale mësimi të shumëqëllimshme, të lidhura të gjitha me internet dhe të hapura për njerëzit e të gjitha moshave.Risia “Internet”synon të ulë nivelet e analfabetizimit dixhital dhe të pajisë shkollat, mësuesit e nxënësit me materialet e nevojshme, aftësitë profesionale dhe mbështetjen teknike përkatëse.Kjo Teknologji e Informacionit dhe Komunikacionit pritet te rise shkallen e integrimit te pakicave etnike(minoriteteve) apo grupimve te ndryshme kulturore Ne kete bote Globale qe synon nje “lufte”kundra identitetit pasi tashme me teknikat e reja te informcionit te dixhitalizur,”Mbrojta” e kultures,normave,apo vlerave behet e veshtire pasi “Cikloni Globalizim” ka perfshire gjithca.
Problematikat e masmediave
RedaktoNë rrjedhën e viteve janë prodhuar një mori studimesh përsa i përket kërkimeve të efekteve që shkaktojnë medjat. Akoma sot ekspertët ndahen, sipas një definicioni të Umberto Eco [1], midis "apokaliptikëve" (për të cilët medjat kanë një aftësi thelbesore që është shkatërruese në krahasim me socializimin e zakonshëm) dhe "të integruarit" (të anuar më shumë në të konsiderojnë përfundimet pozitive dhe të kontrrollueshme të socializimit ndërmjet medjave).
Duhet, megjithatë, të kujtojmë që medjat për nga struktura e tyre modifikojnë thellësisht perceptimin e realitetit dhe të kulturës, sipas principit të Marshall Mcluhan ku "medium is the mesage" (mjeti është mesazhi). Sëfundi, meqë një aspekt shumë i rëndësishëm i komunikimit masiv është prodhimi në seri të mesazheve si "mall"[2] (që shitet), i jepet një rëndësi e madhe studimit të strategjive nga të cilat prodhohen dhe shpërndahen keto "mallra" veçanërisht kur qëllimi i këtyre mesazheve (të kodifikuara që mbartin qëllimime të fshehta nga të cilat është e vështirë të shpëtosh) është të influencojnë idetë dhe sjelljet e marrësve që ti bindin për qëllimet e tyre. Mund të marim si shëmbull atë që ndoll në komunikimin politik dhe të publicitetit.
LLOJET E TYRE
llojet e mediave ?
Referime
RedaktoBibliografike
Redakto- Giovanni Cesareo, Patrizia Rodi, Il mercato dei sogni, introduzione alle comunicazioni di massa. Bruno Mondatori 1996. 217p.; 17 cm.
- MCLUHAN MARSHALL - FIORE QUENTIN, Medium is the message
- Jean Baudrillard, Il sogno della merce, Antologia di scritti sulla pubblicità, Edizione Lupetti, Roma, 1994, I Triangoli.