Mbishkrimet në shkëmbin Gramata
Mbishkrimet në Shkëmbin Gramata është një monument i trashëgimisë kulturore në Karaburun, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "NR. 586, Dt, 17. 03. 1948/NR. 4874, Dt, 23. 09. 1971.".
Mbishkrimet në Shkëmbin Gramata | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Karaburun, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°12′59″N 19°28′26″E / 40.216475°N 19.473894°E |
Ndërtuar | Shek. III p.e.s |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | NR. 586, Dt, 17. 03. 1948/NR. 4874, Dt, 23. 09. 1971. |
Nr. i referencës | VL077 |
Tipologjia | Mbishkrime antike |
Përshkrimi
RedaktoGjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave) ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri i gramës ka qenë fillimisht, një zonë shfrytëzimi i gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m; blloqet e shkëputura transportoheshin me anije për të furnizuar kantieret e mëdha urbane, si në Epidamn-Dyrrah dhe në Apolloni. Ky gji shërbente si strehë për detarët, të cilët strehoeshin aty për tu shpëtuar stuhive, duke nisur që nga periudha antike, në mesjetë ku Porti i Gramës del në portulanet grek të Shek. XVI e deri në kohët moderne. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve dhe të anijeve. në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |