Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr.Ibrahim Rugova

Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr.Ibrahim Rugova është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që punojnë në shërbim të paqës, demokracisë dhe humanizmit. Kjo dekoratë është themeluar më 21 janar 2006, nga Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu në përvjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova .

Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë medalje bëhet nga presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:

  • Kryetari i Kuvendit,
  • Kryetari i Qeverisë,
  • Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
  • Prokurori i Kosovës,
  • Ministri,
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
  • Kryetari i Kuvendit të Komunës,
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Të nderuarit

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto