Mehmed pashë Dukagjini ka qenë burrë shteti osman nga familja e fisnikërisë arbërore Dukagjini, dhëndërr i dinastisë së Osmanllinjve.

Kompleksi i Xhamisë se Mehmet Dukagjinit

Qe i biri i i Ahmed pashë Dukagjinit, një nga vezirët e mëdhenj të perandorisë. Në vitin 1542 ai po shërbente si sanxhakbeu i Semendirës. Pas kësaj detyre, u bë sanxhakbej i Köstendil.[1] U bë bejlerbej i Karamanit dhe më pas bejlerbej i Halebit në 14 tetor 1550. Në fund të vitit 1553 dhe në fillim të vitit 1554, u emërua si bejlerbej i Egjiptit dhe qëndroi në këtë detyrë deri në Shkurt 1556, kur u shkarkua. Ai vdiq në Stamboll më 21 janar 1557.[2]

Mehmed Pasha u martua me vajzën e Bajazitit II, Gevherimülûk Sulltanën. Ahmet bej Dukagjini, ndër fëmijët e kësaj martesë, qe nga poetët e divanit të periudhës Osmane.

Ndër veprat që Mehmed Pasha ndërtoi, Xhamia Dukaginzâde Mehmet Pasha, e njohur gjithashtu si Xhamia Adlije në Alepo, ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Xhamia e ndërtuar nga Mimar Sinan në rrethin Ereğli të provincës Konia nuk ka mbijetuar deri më sot.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kuran, Aptullah (1979). "Mimar Sînan'ın Bilinmeyen ve Kaybolan Camileri" (PDF). Boğaziçi Üniversitesi Dergisi (në turqisht). Digital Library for International Research (DLIR) (7): 82, 83. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 janar 2021. Marrë më 23 janar 2021.
  2. ^ Gümüşsoy, Emine (2011). "Halep'te Dukakinzâde Mehmed Paşa Külliyesi". Türk Kültürü İncelemeleri Dergisi (në turqisht). TKİ Dergisi (24): 2–4. Marrë më 22 janar 2021.