Mehmet Konjuhi (1853, Zagora (Vushtrri) - 1925, Stamboll) ishte luftëtar dhe prijës i shquar ushtarak i luftës së armatosur nacionalçlirimtare kundër sundimit serb në vitet 1918-1925.[1]

Biografia

Redakto

Mehmet Konjuhi u lind në vitin 1853 në fshatin ZagorëKomunës së Vushtrrisë. Mehmeti që në rini nisi aktivitetin e tij atdhetar. Më vonë, së bashku me Azem Bejtë Galicën, Ramë Vilasën, Hys Popovën e të tjerë, udhëhoqi aksionet kryengritëse në mbrojtje të etnisë dhe qenies shqiptare. Mehmet Konjuhi në vitin 1923 në Zogaj të Krasniqes kishte krijuar Zonën e Lirë ku pushonin dhe përgatiteshin kryengritësit shqiptarë. [2]

Në mëngjesin e 10 shkurtit të vitit 1924 forca të mëdha të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe nga drejtimet e Podujevës, Prishtinës dhe Vushtrrisë të udhëhequra nga majori Peroviq do të rrethojnë Zogajn dhe kullat e Konjuhëve, Bajçinovcēve dhe Igrishtëve dhe në mënyrë mizore do të masakrohen 23 veta, shumica gra dhe fëmijë. Në këtë luftë të përgjakshme do të plagoset rëndë edhe vet Mehmeti dhe për 6 javë rresht do të mjekohet në familjen e Bajram Miftarit të Krasniqes. Pas shërimit, së bashku me Hys Popovën, Mehmeti do t'i shkoj në ndihmë Azem Bejtës në rrethimin serb në Galicë.

Për shkak të ndjekjeve të vazhdueshme u detyrua të shpërngulet në Turqi, ku vdiq i helmuar nga agjentët serbë, më 14 korrik 1925, në Stamboll. [3] Kurse pasardhësit e ti janë shperngulur ne Podujeve, duke ndërruar mbiemrin ne Zymeri.

Zyra e Presidentit të Shqipërisë në vitin 1993 me Dekretin nr. 435 Mehmet Konjuhit do t'i jep Urdhrin për Veprimtari Patriotike të klasit të parë (I), me motivacionin, "Udhëheqës, propagandues e luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit dhe ripushtuesit, duke qenë shembull për pasuesit e tij në luftën për pavarësi dhe çlirim kombëtar".[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2022. Marrë më 22 nëntor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b F. S. Buçinca & F. B. Dibrani (2009) Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956). Prishtinë. fq. 293 - 294
  3. ^ Komiteti "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" (Përmbledhje kumtesash). Tiranë-Prishtinë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Instituti i Historisë. ISBN 99943-653-0-4.