Melihate Ajeti
Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
Melihate Ajeti |
---|
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic (1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara - Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare.
Veprimtaria aktoore
Redakto- Zullumqari
- Vajza pa pajë
- Zonja me kamelie
- Besa
- Sikur të isha djalë
- Halili e Hajrija
- Erveheja
- Hanka
- Hamleti
- Shtetrrethimi
- Othello
- Ana Karenina
- Vdekja e një mbretëreshe
- Svinga e Gjallë
- Magbethi
- Antigona
- Uka i bjeshkëve të nemuna
- Buka
- Etja
- Trimi
- Lepuri me 5 këmbë
- Era e lisi
- Kur pranvera vonohet
- Të ngujuarit
- E shtëna në ajër
- Përroi vërshues
- Migjeni
- Gjurmët e bardha
- Dorotej
Mirënjohjet
RedaktoShiko dhe këtë
RedaktoMelihate (Shabani) Ajeti nuk e ka nis karieren e aktrimin ne teatrin krahinor te Prishtines pore ne Peje dhe ate ka luajtur ne vitin 1949 ne dramen Gomari i Nasradinit ne regji te Kriste Berishes dhe po ashtu ne vitin 1950 ka luajtur ne dramen "E mbesa e Krahinarit" dhe kjo ne regji te Kriste Berishes,mvjen keq se sa biografi te ceket i keni vu ju si autor i ktetij teksti,kur doni te shkruani për aktore te rangjeve te nalta ta popullit ton athere është mir qe te konsultoheni dhe me njerez tjere te artit,si pershembull te ketyre ne Peje pasi atje është hapur para se te hapej ne peje teatri dhe kan materiale me te vjetra se tek teatri i prishjtines.Pastaj kur shkruhet një biografi duhet ipet sepaku dhe emrat e prinderve te personit jo veq u lind kaq vdiq kaq.Biografi koti.ajt KLM.Keto te dhana i keni tek Monografi. Teatri i Pejes nga autori Sejdi Berisha.
Lidhje të jashtme
Redakto- Melihate Ajeti tek IMDb
Ky artikull nga Teatri është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |