Menandër Protektori ose Menandër Gardiani (greqishtja e lashtë: Μένανδρος Προτήκτωρ ose Προτέκτωρ), historian bizantin, lindi në Kostandinopojë në mesin e shekullit VI pas Krishtit.[1] Në shlkrimet e tij gjejmë të dhëna edhe për Ilirinë dhe ilirët.

Përmbledhje

Redakto

Pak gjëra të cilat dihen për jetën e tij gjenden në rrëfimin e tij të cituar në Suda (Mu, 591: Μένανδρος). Menandër përmend babanë e tij Eufratin, i ardhur nga Bizanti dhe vëllanë e tij Herodotin. Fillimisht nisi studimet për drejtësi, por e braktisi atë për një jetë plot kënaqësi. Kur pasuria e tij ishte e ulët, patronazhi i dhënë letërsisë nga perandori Maurice, në oborrin e të cilit ai ishte një oficer ushtarak (prandaj epiteti Mbrojtësi, që tregon funksionin e tij ushtarak), e inkurajoi atë të përpiqej të shkruante histori.

Menander mori si model Agathian, i cili po ashtu si ai kishte qenë jurist dhe historia e tij fillon në pikën ku Agathia e lë tregimin. Ai përfshin periudhën nga ardhja e Kutrigurëve në Thrakë gjatë mbretërimit të Justinianit nga viti 558 deri në vdekjen e perandorit Tiberius në vitin 582. Fragmente të konsiderueshme të veprës ruhen në Fragmentet e Konstandin Porfirogjenit dhe në Suda. Edhe pse stili ndonjëherë është bombastik, ai konsiderohet i besueshëm dhe është një nga autoritetet më të vlefshme për historinë e shekullit VI, veçanërisht për çështjet gjeografike dhe etnografike. Menandër ishte dëshmitar okular i disa prej ngjarjeve që ai përshkruan. Ashtu si Agathia, ai shkroi epigrame, njëra prej të cilave, mbi një magjistar persian që u konvertua në krishterim dhe vdiq me vdekjen e një martiri, ruhet në Antologjinë Greke (i.101).[2]

Fragmente të veprës së tij mund të gjenden në:

  • CW Müller, Fragmenta historicorum Graecorum, 4, 200
  • JP Migne, Patrologia Graeca, 113
  • L. Dindorf, Historici Graeci minores, 2

Përkthime:

  • Roger Blockley: Historia e Menander Gardës . Liverpool 1985.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Roger Blockley (1985), Cairns (red.), The history of Menander the Guardsman : introductory essay, text, translation and historiographical notes (në anglisht), Liverpool, ISBN 978-0-905205-45-8{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ Chisholm, Hugh, ed. (1911). "Menander Protector". Encyclopædia Britannica (11th ed.). Cambridge University Press.