Miastenia gravis

This is the stable version, checked on 17 janar 2018. Template changes await review.

Myasthenia gravis (përkthim: dobësim i rënd i muskulaturës) është një sëmundje e rrallë neurologjike, e cila karakterizohet me një ligështim të muskulaturës varësisht nga ngarkesa, përderisa ky dobësim përmirësohet kur muskuli nuk është në përdorim. Tek kjo sëmundje bie në sy lodhja e shpejt e muskujve, kur një lëvizje përsëritet shumë herë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje autoimune kundër receptorëve në sinapsën motorike të muskulaturës. Antitrupat poliklonal të tipit IgG lidhen me receptorin e acetilkolinës dhe bllokojnë përçimin e mëtutjeshëm të sinjalit në muskulaturë.