Mikojan MiG-29
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mikojan-Gureviç MiG-29 (në rusisht: Микоян МиГ-29 - emri raportues i NATO’s “Fulcrum” – shq. Strumbullari) është një avion lufte i gjeneratës së katër që është dizajnuar në ish Bashkimin Sovjetik për të pasur një rol superioriteti ajror. Byroja Mikoyan e kishte zhvilluar këtë avion në vitet e 70’ta por iu deshën edhe disa vite testimi derisa ai u fut në shërbim të Forcave Ajrore Sovjetike (83’) dhe ende sot ai mbetet në shërbim me Forcat Ajrore Ruse dhe në kuadër të shumë Forcave Ajrore të shteteve të ndryshme. Emri thirrës i NATO’s si “Fulcrum” disa herë jo-zyrtarisht ishte përdorur edhe prej pilotëve sovjetik. MiG-29 së bashku me Sukhoi Su-27 ishin dizajnuar dhe krijuar për të luftuar avionët luftarak amerikan si F-15 Eagle dhe F-16 Fighting Falcon.
Të dhëna
Redakto- Roli Avion lufte me aftësi superiore, luftues shumërolësh
- Vendi i origjinës Bashkimi Sovjetik/Rusia
- Prodhues Mikoyan
- Fluturimi i parë 6 tetor 1977
- I vënë në shërbim gusht 1983
- Statuti Në shërbim
- Shfrytëzuesit parësor
- FA Ruse
- FA Indiane
- FA Ukrainase
- FA Uzbekistaneze
- Prodhohet që prej 1982’
- Të prodhuar +1.600
- Çmim për njësi 29 milion $
- Variantet
- Mikoyan MiG-29M
- Mikoyan MiG-29K
- Mikoyan MiG-35
Karakteristikat e përgjithshme
Redakto- Eikipi – 1
- Gjatësia – 17.3 m
- Gjerësia e krahëve – 11.4 m
- Lartësia – 4.7 m
- Hapësira e krahëve – 38 m2
- Pesha (i zbrazët) – 11.000 kg
- Pesha (i mbushur) – 16.800 kg
- Pesha maks. e ngritjes 21.000 kg
- Motori – 2 Motor reaktiv RD-33
Performanca
Redakto- Shpejtësia maksimale = 2.400 km/h (në ultësi 1.500 km/h)
- Zona operuese – 1.430 km (me mbushje maksimale karburanti)
- Lartësia e shërbimit – 18.000 m
- Shkalla e ngritjes – 330 m/s
- Fuqi motori/peshë = 1.01
Shtetet që operojnë MiG-29
RedaktoAlgjeria (35) / Azerbajxhani (49/13) / Bangladeshi (16) / Bjellorusia (41) / Bullgaria (14) / Kuba (4) / Eritrea (7) / Hungaria (28) / India (69+9) / Irani (25) / Kazakistani (40) / Malajzia (10) / Mijanmari (10) / Peru (19) / Koreja Veriore (40) / Polonia (36) / Rusia (447) / Serbia (16) / Sllovakia (21/12) / Sudani (12 +) / Siria (19) / Turkmenistani (24) / Ukraina (80) / Uzbekistani (60) / Jemeni (18).