Prof. Dr. Milaim Fetai (11 korrik 1958-) është ambasadori i tanishëm i Maqedonisë së VeriutKroaci që prej vitit 2021.[1] Ai shquhet edhe për veprimarinë e tij në fushën mediatike, duke përfshirë punën e tij si drejtor i përgjithshëm i televizionit Alsat gjatë viteve 2004 dhe 2005, si dhe pjesëmarrjes së tij në Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë.

Prof. Dr.
Milaim Fetai
Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kroaci
Titullar
Në detyrë
maj 2021
Të dhëna vetjake
U lind më (1958-07-11) 11 korrik 1958 (65 vjeç)
Çegran, Komuna e Gostivarit
Maqedoni e Veriut
ShkollimiUniversiteti i Zagrebit

Arsimimi

Redakto

Shkollën fillore e ka kryer ne Çegran. Gjimnazin e ka kryer në Gostivar. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin  e Zagrebit. Në  po këtë  Fakultet  ka fituar edhe titullin  e Magjistrit të Shkencave  Politike në fushën e Marrëdhenieve Ndërkombëtare.

Ciklin e tretë të studimeve të doktoraturës e ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, në Institutin për Studime Evropiane nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Zhezair Zaganjorit dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i shkencave politike.

Karriera

Redakto

Ndër 1997-2003 ka punuar në Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë si zëvendëskryetar i Këshillit. Gjatë viteve 2004 dhe 2005, ai shërbeu në Alsat-M si Drejtor i Përgjithshëm. Ne vitin 2008 ka punuar  si Drejtor i Përgjithshëm në drejtorin për afirmimin dhe përparimin e kulturës së bashkësive në Maqedoni.

Prej vitit 2010 deri 2014 ka  punuar në  Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë  në vendin e punës  “zëvendës i Kryetarit  të  Këshillit”. Prej vitit 2014 - 2021 është i zgjedhur si anëtar i Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të RMV-së. -Prej vitit 2010 Milaim Fetai është në mardhënie të rregullt pune në fakultetin e drejtësisë pran Universitetit të Tetovës;

Angazhimi në procesin mësimor-pedagogjik

Redakto

Në  Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës  (USHT)  është  i angazhuar në cilësinë e ligjëruesit-mësimdhënësit  që nga viti shkollor 2001/2002, kurse prej vitit 2009/2010 është  i angazhuar edhe në Fakultetin Juridik – Departamenti i Gazetarisë  të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në fakultetin e Administratës Publike në Kumanovë të Universitetit Shtetëror të Tetovës për  lëndët: E drejta Ndërkombëtare Publike, Sistemi Politik, Qeverisja lokale, Mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike etj. Në vitin shkollor 2007/8 ka qenë  i angazhuar si ligjërues për lëndën E drejta Ndërkombëtare Publike në Fakultetin Juridik  të  “College University Studies“  në Strugë.

Aktivitete profesionale, shoqërore dhe humanitare

Redakto

Gjat qëndrimit në Kroaci prej vitit 1977 deri në vitin 1991 ka qenë i kiçur në organizimin e jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve.

Sidomos gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ka qenë nji ndër themeluasit e PPD (partia për prosperitet demokratik) për Kroaci si sekretar i parë i sajë.

Anëtar i Shoqatës Kroate për Bashkëpunim Ndërkombëtar  (HUMS)  me seli në Zagreb;

I angazhuar në  Qendrën për Zhvillimin e Mediave me seli në Shkup.

Kam marr pjesë në tubimet ndërkombëtare, ku janë trajtuar tema nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, siguria regjionale, roli i mediave në shtetet në tranzicion etj, Shkup në vitin 2001;  Londër në vitin 2003;

Në vitin 2004 ka qenë i angazhuar në Programin “Pace” të  Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Britanisë së Madhe në Maqedoni  si ligjërues në qendrën për trajnimin e administratorëve në Shkup.

Në konfereca ndërkombëtare në Dubrovnik-Shipan, në vitin 2004; 2005; 2006; 2007; 2009; 2010; 2015; 2016; 2017.

Zagreb, 2005, 2006, 2010. Bruksell 2012, Budva 2013 etj.

Në disa nga këto tubime kam prezantuar edhe punime shkencore-profesionale.

Me këtët rast vlenë të theksohet edhe mbështetja që e ka dhanun për themelimin dhe zhvillimin e mediave elektronike në Maqedoni ku sot ka afër 30 radio dhe televizione që emetojnë program kryesishtë në gjuhën shqipe në nivel shtetror, rajonal dhe lokal.

Veprat

Redakto

Prof. dr. Milaim Fetai ka publikuar Monografinë: Marrëveshja e Ohrit bazë e demokratizimit dhe e integrimit Euroatlntik të Maqedonisë.

  Botuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndëkombëtare ( ISPN ), Shkup 2017. Fq 264. ISBN 978-608-4801-12-2.

1)  Fushat e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bashkësisë  Europiane (Podrućja suradnje Makedonije i Europske unije); ky punim është botuar në revistën Međunarodne studije, Zagreb, nr. 2-3/2001, f. 166-186.;

2)  Maqedonia dhe Bashkësia Europiane (Makedonija i Europska unija); ky punim është botuar në revistën  Međunarodne studije,  Zagreb, nr. 2/2004,  f. 57-73.

3)  Zgjidhja e çështjes së pozitës së pakicave etnike është kusht për stabilizim të shtetit multietnik (Rjesavanje položaja etničkih manjina je  uvjet za stabilnost multietničke države)  botuar në revistën Međunarodne studije  Zagreb, nr. 3-4/2004, f. 146-154

4)  Roli i Misioneve  Paqësore  Ndërkombëtare për ruajtjen e paqës dhe të stabilitetit në Maqedoni. (Uloga međunarodnih mirovnih misija u očuvanju mira i stabilnosti u Makedoniji); ky punim është botuar në: Godišnjak  Yearbook, Šipan 2005“  redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “  nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko  viječe  Hrvatske, Zagreb, 2006, f. 52-60.

5)  Maqedonia dhe Menaxhimi me krizat (Macedonia and Crisis Management) ky punim është botuar në: “Godišnjak  Yearbook, Šipan 2006“  redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura ,  “nakladno-istraživacki zavod”  Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2007, f. 152-158.

6)  Maqedonia dhe NATO- (Makedonija i NATO) ; ky punim është botuar në: Godišnjak  Yearbook, Šipan 2007“  redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “  nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2008, f. 122-131.

7) Maqedonia dhe NATO- Kontesti për emrin kushtetues të Maqedonisë. (Makedonija i NATO); ky punim është  botuar në: Godišnjak  Yearbook, Šipan 2008“  redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “  nakladno-istraživacki zavod“  Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2009, 169-181.

8) Procesi i integrimit Euroatlantik të Maqedonisë dhe vështirësitë me të cilat ky proces përballet; ky punim është botuar në: ULPIANUS, Tetovë, nr 1 viti 2012, revistë ndërkombëtare shkencore e shoqatës së juristëve shqiptar të RM.

 9. Kontesti me Greqinë dhe integrimet e Maqedonisë; ky punim është botuar në revistën për kulturën politike dhe dialogun: Civil Media, Shkup 2011.pp 94-104.

 10.  Bazat politike-juridike të bashkëpunimit të Maqedonisë me bashkimin Evropian; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore - juridike Ulpianus nr. 2/2014, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës,  Tetovë 2014. pp. 213-223.

   11. Ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit në procesin e decentralizimit në Maqedoni; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore - juridike Justicia nr. 8/2017, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës,  Tetovë 2017. pp. 101-108.

  12. Rrugëtimi i Maqedonisë për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s. Ky punim është botuar në revistën shkencore ndërkombëtare CENRTUM nr. 9/2018, nga Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional  në Shkup 2018. fq. 277-287.

    13. A brief overview on cooperation and challenges for Macedonia to join NATO. Botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “VIZIONE “ 29/2018.  Shkup. Fq. 409-417.

Referime

Redakto
  1. ^ "Министерство за надворешни работи". Ministry of Foreign Affairs. Marrë më 2023-12-09.