Minarkizmi është një ideologji politike që pranon rolin e një shteti minimal. Termi është krijuar nga Samuel Edward Konkin III.[1] Minarkizmi zakonisht konsiderohet si një ideologji libertariane dhe mund të kundërshtohet me anarkizmin që është një tjetër ideologji libertariane por që nuk parashikon asnjë rol për shtetin.

Minarkistët argumentojnë se shteti duhet të jetë i kufizuar që të ofrojë vetëm shërbime thelpësore si mbrojtja kombëtare dhe sistemi i drejtësisë. Disa nga mendimtarët më të shquar që mund të klasifikohen si minarkistë përfshijnë Robert Nozick-un, Ludwig von Mises-in, Friedrich Hayek-un dhe Ayn Rand-in.

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Gordon, David. "The Kochtopus vs. Murray N. Rothbard Arkivuar 13 maj 2013 tek Wayback Machine", 2008. -LewRockwell.com