Mollagjesh
Mollagjesh është fshat në Njësia administrative Funar ,Bashkia Elbasan,Shqipëria.Fshati e ka marrë emrin nga fruti i mollës e cila ka qenë tepër e njohur për vlerat ushqyese që ajo mbart,(Molla gjeshe -Mollagjesh)
Mollagjesh |
---|
Pozita gjeografike
Mollagjeshi ka shtrirje gjeografike të konsiderueshme ,ku kufizohet nga disa fshatra të tjerë .Në veri dhe veriperëndim kufizohet me fshatrat Korrë dhe Isufaj ,në perëndim dhe jugperëndim me fshatrat Rozaver dhe Kërrabë ,në jug në Krrabë e Vogël dhe Stafet,në juglindje me Funar dhe lindje me Cërujë.
Turizmi dhe demografia
Shtrirja gjeografike e fshatit e bën atë një atraksion të bukur turistik,me dy liqen artificiale ,njeri në kufi me Funarin dhe tjetri në pjesen e sipërme të fshatit.Te dy kto liqene përdoren kryesisht për vaditje dhe peshkim.Mollagjeshi është i pasur gjithashtu edhe me ujra nëntokësore që përdoren nga banorët për nevoja shtëpiake dhe blegtorinë.Mollagjeshi është fshat me tradita dhe kultura të hershme ku një pjesë e familjeve që e kan populluar këtë fshat besohet se jan te ardhur nga vende të tjera.Fshati eshte e besimit musliman.Infrastruktura jo e mir dhe kushtet e vështira të jetesës kan detyruar që shum famlje t’a braktisin atë.Aktualisht numërohen rreth 105 shtëpi të banuara.
Shiko edhe
RedaktoKomuna Funar |
---|
Branesh · Bixellë · Cerujë · Korrë · Krrabë e Vogël · Mollagjesh · Preçë e Poshtme · Preçë e Sipërme · Stafaj |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |