Njësia administrative Funar
(Përcjellë nga Komuna Funar)
Komuna Funar është një komunë në Rrethin e Elbasanit në Shqipëri.[1] Ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Elbasanit. Komuna e Funarit ka në administrimin e tij 17 fshatra, rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga 3 përrenj: Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës. 4 liqene malore të ndarë 2 ndodhen brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë. [2]E pasur me pyje pishash dhe dushku. Funari ofron një klimë të favorshme që e bëjnë një vend ideal për të shpenzuar fundjavat. Duke qenë një zonë e banuar që në antikitet në të janë gjetur shumë objekte arkeologjike. Një fakt tjetër që vërteton lashtësinë e kësaj zone janë dhe toponimet.
Njësia administrative Funar |
---|
Pikat turistike të Funarit
Redakto- 4 liqenet e Funarit me një sipërfaqe ujore prej 46 ha dhe kapacitet deri në 5 milion e 100 mijë m3 ujë.
- Mali i Korrës maja më e lartë e Krahinës së Funarit (1420m) dhe Guri Letër, një gur 3m i lartë, mbi 2m i gjerë, që qëndron në sipërfaqen shkëmbore, sikur ta kenë vendosur njerëzit në atë pozicion.
- Shëmria (Shën Mëria) maja më e lartë shkëmbore e Bixëlles (940m). Emri i saj flet qartë për një vendbanim të lashtë të krishtërimit. Mbetjet e pllakave dhe tullave vërtetojnë së Kisha e Shën Mërisë ndodhej këtu.
- Shpella e Hasmit është një pikë turistike me bukuri të rrallë natyrore. Është pak e vështirë të ngjitesh, por hyrja e saj rreth 2m e lartë gati po aq e gjerë, bie menjëherë në sy. Quhet kështu sepse aty fshiheshin njerëz që u ruheshin hasmit nga krimet e gjakmarrjes.
- Masivi i pyjeve të dushkut prej 250 ha, fillon në kodrat veri perëndimore të Funarit, vazhdon me dushkun e kuq deri në Stafaj dhe zbret në pllajën e Mollagjeshit.
Vendbanimet
RedaktoKomuna Funar |
---|
Branesh · Bixellë · Cerujë · Korrë · Krrabë e Vogël · Mollagjesh · Preçë e Poshtme · Preçë e Sipërme · Stafaj |
redaktoni kutinë |
Referime
Redakto- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Funar – Bashkia Elbasan". elbasani.gov.al. Marrë më 2024-03-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |