Monitorimi i mediave është aktiviteti i vëzhgimit të rezultatit të publikimit të shtypit ose një web faqeje, ose transmetimit të një shërbimi televiziv ose radio. Ka shumë arsye pse bëhet monitorimi i mediave, qoftë me prapavijë politike, komerciale, shkencore, apo tjetër.

Historiku

Redakto

Monitorimi i mediave filloj si aktivitet gjatë shekullit XVIII i quajtur si shërbimi press clipping (copëtim i gazetës). Ky shërbim nënkuptonte leximin e gazetave dhe revistave duke kërkuar për fjalë të rëndësishme dhe me interes. Artikuj që përmbanin këto fjalë cilësoheshin si me interes, copëtoheshin (preheshin) nga gazeta dhe vendoseshin në një raport. Sipas studimeve, leximi manual (nga njeriu) i gazetave dhe revistave për çështje të monitorimit të mediave humbiste 30-40% të artikujve me interes. Ndërsa gjatë viteve 1950 kompani të ndryshme filluan të specializohen në këtë shërbim, dhe filluan monitorimin e lajmeve të shërbimeve televizive.

Monitorimi i lajmeve

Redakto

Monitorimi editorial i përmbajtjes së lajmeve dhe burimit të tyre duke përfshirë gazetat, revistat, shkrimet e ndryshme të botuara, shërbimet televizive, radio stacionet dhe interneti është një ndër sferat më të rëndësishme të monitorimit të mediave.

Monitorimi i reklamimit

Redakto

Monitorimi editorial i përmbajtjes së reklamave dhe burimit të tyre duke përfshirë gazetat, revistat, shkrimet e ndryshme të botuara, shërbimet televizive, radio stacionet dhe interneti është një ndër sferat më të rëndësishme të monitorimit të mediave.

Monitorimi i përmbajtjes në internet

Redakto

Rritja e internetit dhe përdorimit të tij gjatë viteve 1990 lindi dhe nevojën që monitorimi i mediave të zgjerohet dhe në këtë platformë. Në fillimet e veta ajo nënkuptonte monitorimin e portaleve më të fuqishme të lajmeve, ndërsa sot ajo përfshin edhe monitorimin e platformave sociale si Facebook, Twitter, LinkedIn, etj.

Avancimi teknologjik

Redakto

Arritjet teknologjike kanë zhvilluar edhe industrinë e monitorimit të mediave në përmasa shumë të mëdha, ku sot ky proces është plotësisht i digjitalizuar dhe pothuajse automatik. Monitorimi i shërbimeve televizive bëhet përmes rekordimit të përmbajtes televizive, monitorimi i shtypit bëhet përmes skanimit të faqeve të gazetave dhe revistave, si dhe monitorimi i përmbajtjes online përmes protokoleve sic është XML/RSS. Përkrahja teknologjike jo vetëm që ka thjeshtësuar procesin e monitorimit, por ka rritur dukshëm cilësinë e shërbimit dhe saktësinë e gjetjes së informatave.

Industria sot

Redakto

Sot monitorimi i mediave është një industri e zhvilluar, e udhëhequr nga kompani me operim global si Kantar Media, Cision, Nielsen, etj. Ajo është në shërbim të sferave të ndryshme të jetës.

Përdorimi në biznes

Redakto

Ky aktivitet në sferën e biznesit kryesisht bëhet brenda kompanisë ose përdoret shërbimi i një kompanie që ofron monitorimin e mediave, shërbim ky që kryesisht ofrohet përmes një abonimi mujor ose vjetor. Kryesisht përdoret nga departamenti i marketingut ose i marrëdhënjeve me publikun.

Përdorimi në shkencat sociale

Redakto

Monitorimi i mediave përdoret nga shkencëtar të shkencave sociale si vegël për zbulime si përshembull trajtimi i një ngjarje nga media të ndryshme. Bazat e shënimeve dhe teknikat e monitorimit nga sistemet kompjuterike japin mundësi të mëdha të studimeve nga aspekte të ndryshme të fushës së mediave, duke analizuar përmbajtjen e tyre.

Lidhje të jashtme

Redakto