Monotipia
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monotipia është mënyrë e shtypit në teknologjinë grafike në të cilën fitohet vetëm një kopje e shtypit dhe çdo kopje e shtypur në këtë teknikë ka vlerën e origjinalit.
Monotipia në një ngjyrë fitohet kur në gurin litografik, metal apo pllakë xhami vendoset ngjyra e shtypit. Dhe në matricën e përgatitur përforcohet letra e hollë, pastaj duhet pasur kujdes që ajo mos të ngjitet për së tepërmi për ngjyre. Nëpër fletë vizatohet me laps apo me ndonjë pendë në formë gjilpëre. Çdo presion në pllakë e tërhjek nga një pjesë të ngjyrës, kurse në anën tjetër mbetet gjurma (kopja e shtypur). Kur vizatimi të jetë i gatshëm, në letër mbetet kopja në pozitiv, ndërsa në pllakë në negativ. Pastaj në të njëjtën kopje, negativi mund të shtypet në tjetër letër nëse me ndonjë rrotullues të përshtatshëm e presojmë. Në këtë mënyrë dy vizatime të ndryshme ashtuqë njëri është në negativ ndërsa tjetri në pozitiv.
Punimi i pllakës monotipike të shtresuar me ngjyrë grafike, kërkon një koncentrim dhe përgatitje të punës që do të thotë se kjo nuk mund të shfrytëzohet shumë në kushtet shkollore. Është përshtatshme për fëmijë në shkollën fillore, sepse mundëson të zhvillohen aftësitë kreative dhe artistike duke bërë kombinime me figura dhe kjo teknikë të çlodh dhe të gëzon në punë.