Monument kultureShqipëri është një ndërtim ose vepër me vlerë kulturore, historike dhe artistike, e ndërtuar në një hapësirë të dukshme, e bërë në kujtim të ngjarjeve të rëndësishme ose të njerëzve të shquar. Monumentet e kulturës zakonisht janë nën mbrojtjen e shtetit pasi janë dëshmi e historisë së zhvillimit njerëzor, për ruajtjen e së cilës ekziston një interes publik. [1] [2]

Ura e Mesit që qëndron mbi përroin e lumit Kir në Shqipërinë veriperëndimore u shpall monument kulture më 10 qershor 1973.

Përkufizimi

Redakto

Ligji nr.9048, datë 04.07.2003, i titulluar “Për Trashëgiminë Kulturore” e përshkruan monumentin e kulturës si një objekt apo ndërtesë me vlerë historiko-kulturore që mbrohet nga shteti. Monumentet e kulturës klasifikohen në dy kategori: [3]

Kategoria I

Redakto

Monumentet e kulturës të kategorisë së parë janë objekte me vlerë dhe rëndësi të konsiderueshme për trashëgiminë kulturore. Ato ruhen në ekuilibrin e përbërësve të tyre arkitektonikë dhe teknikë. Kompozimi vëllimor, trajtimi arkitektonik i pamjeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohet. Ndërtesat e reja pranë tyre duhet të respektojnë distancat e hapësirës rrethuese të mbrojtur.

Kategoria II

Redakto

Monumentet e kulturës të kategorisë së dytë janë objekte me vlerë të konsiderueshme, kryesisht në pamjen e jashtme. Ato ruhen në vëllimin dhe pamjen e tyre.

Të dyja kategoritë janë shpallur të tilla nga Ministria e Kulturës .

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Buda, Aleks (1985). Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1254. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Thomo, Pirro (1983). "Kritere dhe metoda për gjurmimin dhe vënien në mbrojtje të ndërtimeve popullore në R.P.S.SH". Revista "Monumentet". 25 (1). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ligji për Trashëgiminë Kulturore" (PDF). kultura.gov.al. Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2022. Marrë më 18 shtator 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)