Lumi i Moravës Jugore
Morava e Jugut e njohur në të kaluarën edhe si Morava e Bullgarisë, (maqedonisht: Južna Morava - Јужна Морава, bullgarisht: Българска Морава, Balgarska Morava) është një lumë i cili shtrihet në lindje të Kosovës, dhe në jug të Serbisë. Morava e Jugut e cila ka një gjatësi prej 295 kilometrash, përfaqëson vetëm një degë të Moravës së Madhe. Ajo rrjedh në përgjithësi nga jugu në drejtim të veriut, nga kufiri i Kosovës me Maqedoninë e Veriut përmes një pjese të Kosovës dhe tutje për në Serbinë Qendrore, ku mes vendanimeve Stalaç dhe Varvarin ajo bashkohet me Moravën Perëndimore, për të krijuar Lumin Morava.
Burimet
RedaktoLumi buron në Malin e Zi të Shkupit (Skopska Crna Gora) në Maqedoninë e Veriut, në veri të Shkupit. Asaj i bashkohen edhe Rrjedhat Kljuçevës dhe Sllatinës të cilat kur bashkohen formojnë Lumin e Madh (Golema Reka), e që pas kalimit të kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut, njihet me emrin Morava e Binçës. Pas 49 km të kalimit nëpër territorin e Kosovës, bashkohet me Moravën e Preshevës në Luginën e Preshevës, dhe për 246 km të tjera njihet si Morava e Jugut ose Morava Jugore.
Degët
RedaktoMorava e Jugut i ka 157 degë. Më të rëndësishmet në anën e majtë janë: Lumi i Jabllanicës, Veternica, Pusta reka dhe Toplica gjersa degët e anës së djathtë janë: Vrlla, Vllasina, Nishava (e gjatë) dhe Moravica e Sokobanjës.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- PIM "Ivan Milutinović", Belgrade, Serbia
- Morava - Vardar (Axios) Navigation Route (About 1,200 km shorter route (three days shorter time of navigation) from Belgrade to Port of Thessaloniki than across Danube, Black Sea and Aegean Sea. Electric power production, improvement of water quality and regulation of flooding wave.)
- Morava - Vardar (Axios) Navigation Route map Arkivuar 26 shkurt 2009 tek Wayback Machine
- Macedonia's way to the Danube