Muhammed Sidik el-Minshevi
Muhamed Sidik el-Minshevi (Arabisht: الشيخ محمد الصديق المنشاوي) (20 janar 1920 - 20 qershor 1969) ishte lexues i famshëm i Kuranit gjatë shekullit 20-të. I mbiquajtur Al-Saut Al-Baki (arabisht: الصوت الباكي lit. 'Zëri që qan'), ai është pjesë e një kuadrumviratit, së bashku me Abdul Basit, Mustafa Ismail, dhe El-Husari, të cilët konsiderohen si më të rëndësishmit dhe recitues të famshëm të kohëve moderne që patën një ndikim të jashtëzakonshëm në botën islame.
Muhamed Sidik El-Minshevi | |
---|---|
محمد صديق المنشاوي | |
Personal | |
Lindur | 20 janar 1920 |
Vdekur | 20 qershor 1969 (49 vjet) El-Mansha |
Shkaku i vdekjes | Variçet e ezofagut |
Feja | Islam |
Kombësia | Egjiptian |
Fëmijë | 15 |
Prindër |
|
Njohur për | Recitimi i Kuranit |
Historia
RedaktoDuke qenë i ndikuar ndjeshëm nga babai i tij, El-Minshevi ishte gjithashtu një mbrojtës i Muhammad Rifat,[1] Muhammad Salamah,[2][3] recitues të famshëm të shekullit të 20-të. Ai i studioi rregullat e recitimit nën Ibrahim Es-Su'udi në moshë të re. Ai udhëtoi në shumë vende përfshirë: Indonezinë, Jordaninë, Kuvajtinë, Libinë, Arabinë Saudite dhe Sirinë.
El-Minshevi gjithashtu mori pjesë në recitimet e regjistruara me dy recituesit e tjerë: Kamel al-Bahtimi and Fouad al-Aroussi.[4] Ai i ndihmonte fëmijët me recitimin e Kuranit. قران الكريم
Jeta personale
RedaktoEl-Minshevi u martua dy herë, ai kishte tre djem dhe një vajzë me gruan e parë, përveç pesë djemve dhe katër vajzave me gruan e dytë, por në vitin 1968, gruaja e tij e dytë vdiq ndërsa ishte në një pelegrinazh.[4]
El-Minshevi i përket familjes së hafizëve, kaligrafëve dhe kurrave tradicionalë; dhe si ai, babai i tij, Sidik el-Minshevi, dhe vëllai i tij, Mahmud el-Minshevi, ishin gjithashtu recituesë profesionistë. Djali i tij Mushaf Mulaim ishte bërë gjithashtu një recitues profesionist duke i mësuar fëmijët në stilin e babait të tij.[1][4][5] Ai vdiq më 20 qershor 1969 për shkak të prekjes së variçeve të ezofagut për një periudhë të gjatë të jetës së tij.
Trashëgimia
RedaktoRecitimet e el-Minshevit vazhdojnë të jenë ndër më të njohurit për shkak të stilit të tij të patëmetë dhe texhvidit.[6] Ai ishte autor i shumë librave mbi aspekte të ndryshme të Kuranit, si dhe ishte i përfshirë në shtypjen kaligrafike të tekstit kuranor dhe "festivalin Bota e Islamit". Statusi i tij si Qari ishte i lartë: Ai mbante titullin Shaykh al-Maqâri,[5] dhe mendimet e tij kërkoheshin dhe citoheshin shpesh nga media. Ndër imituesit e tij mund të numërohet një brez recituesish më të rinj.[7] El-Minshevi gjithashtu recitoi në prani të shumë figurave të rëndësishme si presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser në xhaminë Umajad të Sirisë në vitin 1959. Abdel Nasser kishte ftuar gjithashtu Shejh el Minshevin të recitonte në funeralin e vdekjes së babait të tij në Aleksandri, 1968.[8]
Referime
Redakto- ^ a b "About the life of Sheikh Mohammed Siddiq Minshawi". Islamweb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2020. Marrë më 2019-08-06.
- ^ Kristina Nelson (2001). The Art of Reciting the Qur'an (në anglisht). American University in Cairo Press. fq. 195–196. ISBN 9789774245947.
- ^ الاتحاد, صحيفة (2016-11-24). "الشيخ محمد سلامة.. رفض التلاوة في الإذاعة". صحيفة الاتحاد (në arabisht). Marrë më 2022-08-03.
- ^ a b c "Muhammad Al-Minshawi". islamhouse.com (në anglisht). 14 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2020. Marrë më 18 maj 2020.
- ^ a b "Reports on Death of Egyptian Quran Master Denied". iqna.ir (në anglisht). 25 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2020. Marrë më 18 maj 2020.
- ^ "Ulama on the wonder that is Muhammad Siddiq al-Minshawi". contemplatequran.wordpress.com (në anglisht). 25 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2020. Marrë më 18 maj 2020.
- ^ "Egyptian Qari Says Mostly Inspired by Minshawi". iqna.ir (në anglisht). 18 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2020. Marrë më 18 maj 2020.
- ^ "شائعة تاريخية .. هل رفض الشيخ محمد صديق المنشاوي تلاوة القرآن أمام الرئيس جمال عبدالناصر ؟". النصر 24 (në arabisht). Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2021. Marrë më 2021-09-05.