Muharrem Skënderi është skenarist dhe redaktor filmash. U lind më 3 maj të vitit 1928, në qytetin e Tiranës. Në vitin 1962 fillon punën si redaktor i Kinoditareve që prodhonte Kinostudioka “Shqipëria e Re” dhe që prej vitit 1969 fillon edhe të shkruajë skenarë filmash artistikë apo dokumentarë. Kështu në vitin 1969 do të jetë bashkë-skenarist në filmin Njësiti Gueril. Në vitin 1974 do të shkruajë vetë skenarin e filmit Qyteti më i ri në botë. Më tej do të vazhdonte të ishte bashkë-skenarist në filmat Balonat dhe Yje mbi Drin në vitin 1979. Në filmin dokumentar fillon më herët si skenarist. Kështu në vitin 1967 do të shkruajë skenarin e filmit dokumentar Reportazh nga Kurbneshi, më tej do të vazhdonin filmat dokumentarë Gurë të çmuar në vitin 1972, filmi dokumentar Biografia e një nëne në vitin 1977, filmi dokumentar Jeta e një tribuni në vitin 1980, filmi dokumentar Frang Bardhi, etj. Ka shkruar skenarë edhe për filma vizatimorë, Sokoli dhe Shqiponja në vitin 1978, dhe Llustra, llustra në vitin 1979.

Filmografia

Redakto

Filma Artistikë

Redakto

Balonat (1979)(b/skenarist)

Yje mbi Drin (1979) (b/skenarist)

Qyteti më i ri në botë (1974)

Njësiti guerril (1969) (b/skenarist)

Filma Dokumentarë

Redakto

Qyteti Kështjellë (1990)

Frang Bardhi (1987) (b/skenarist)

Vështrim mbi një ekspozitë (1985)

Letër nga Komani (1984)

Jeta e një tribuni (1981)

Vallet e bjeshkëve (1981)

Piktura shqiptare në Mesjetë (1980)

Anës Bunës (1977)

Biografia e një nëne (1977)

Biografia e një fabrike (1974)

Brigada e 19-të Sulmuese (1974)

Nëna partizane (1974)

Gurë të çmuar (1972)

Lashtësi e një qyteti (1972)

Reportazh nga Kurbneshi (1967)

Filma Vizatimorë

Redakto

Llustra, llustra (1979)

Sokoli dhe Shqiponja (1978)