Mundja është sport luftarak në të cilin marrin pjesë dy persona të gjinisë së njëjtë. Garë e njohur botërore e mundjes është Wrestling e ndarë në dy pjesë Raw dhe SmackDown. Ndër mundësit e njohur shqiptarë është Shaban Sejdiu.

Sporti i mundjes Redakto

 

Mundja është një ndër përleshjet më të vjetra në historinë e njerëzimin. Qëllimi i së cilës është që kundërshtari i mundur të pranojë vetvetiu shtrirjen për toke. Nga këtu vije edhe mundja si disiplin sportive ku janë të vendosura disa rregulla të cilat kontrollohen nga një gjyqtarë sportiv. Përderisa mundja në natyrë, zhvillohet në hapësirë të lirë, zakonisht livadhe, si sport mundja zhvillohet brenda një rrethi të vizatuar që paraqetë kufirin hapsirorë në të cilin kundërshtarët kanë drejtë të lëvizin. Përderisa në natyrë kundërshtari e pranon vetvetiu disfatën, në disiplinën sportive, disfatën e gjykonë gjyqtari. Simboli i thjeshtë i disiplinës së mundjes, janë dy figura që në përleshje e sipër ku njëra tenton të kapë tjetrën nga beli, ndërsa tjetra të i kapë këmbët e saj.

Në trojet shqiptare mundja zhvillohet edhe si garë argëtuese nëpër festa të ndryshme të shoqërisë. Zakonisht për to thuhet përleshja, përtërzunashë. Vetë kjo dukuri si në malësi si në trojet tjera e bënë që mundja të jetë disiplinë sportive tradicionale ndër shqiptarët. Sot mundjalistët shqiptarë janë të tubuar në së paku tri Federata të Mundjalistëve, në Federatën e Mundjalistëve të Shqipërisë {FMSH}, në Federatën e Mundjalistëve të Kosovës {FMK}, në Federatën e Mundjalistëve të Maqedonisë, në Federatën e Mundjalistëve të Malit të Zi. Federata në Serbi dhe Greqi si duket për qëllime politike e pengojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve.

Klube në Shqipëri Redakto

Federata e Klubeve te Mundjes ne Shqipëri

Mundja në Kosovë Redakto

Mundëjalistët dhe adhuruesit e tyre në Kosovë janë të tubuar rreth klubeve të mundjes dhe organizimin e takimeve të tyre e bënë FMK-ja (Federata e Mundjes e Kosovës) e cila është formuar në dhjetor të vitit 1978, në Prishtinë. Momentalisht pranë kësaj Federate janë të regjistruara 8 klube, nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Shiko dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Mundja – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale