Hape menynë kryesore

Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli shqiptar me seli në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ekipi i burrave është një degë e klubit shumsportësh SK Tirana, dhe është klubi më i suksesshëm i Shqipërisë, duke fituar 51 trofe madhor të njohur. Klubi luan në Kategorinë Superiore, elita e futbollit shqiptar. Ndeshjet si vendat i luan në Stadiumin Selman Stërmasi.

Klubi u themelua më 20 gusht 1920 nën emrin Shoqata Sportive Agimi,[2] dhe dhjetë vite më pas morën pjesë në kampionatin e parë kombëtar të zhvilluar në Shqipëri. Që nga ajo kohë, Tirana mori pjesë në çdo kampionat të mbajtur, megjithatë, vëndi i nëntë në sezonin 2016–17 bëri që klubi të binte për herë të parë nga elita për në Kategorinë e Parë.[3]

Tirana ka garuar nën emrin SK Tirana nga viti 1927 e deri në 1947. Më pas regjimi komunist detyroi klubin të garonte me emrat e ndryshëm si 17 Nëntori Tirana, Puna Tirana dhe KS 17 Nëntori. Në vitin 1991, KF Tirana rimori emrin e saj të vjetër dhe u nda në dy degë: SK Tirana dhe dega e futbollit KF Tirana.

Tirana është klubi më i suksesshëm shqiptar në kompedicionet evropiane, duke kaluar të paktën një tur në njëmbëdhjetë raste që kur debutuan për herë të parë në Kupën Evropiane 1965–66. Ata kanë arritur raundin e 16-tave në Kupën Evropiane (Ditët e sotme UEFA Liga e Kampioneve) në tre raste, dhe katër raste gjithsej. Ata gjithashtu kanë rekordin për renditjen më të lartë nga një klub shqiptar në sipas IFFHS, duke arritur një vend të 31të në renditjet botërore të vitit 1987,[4] si rezultat i suksesit të tyre në Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës. Përveç kësaj, Tirana është një anëtare e ECA.[5]

Përmbajtja

HistoriaRedakto

1911: Turneu i parëRedakto

Tirana u paraqit për herë të parë në vitin 1911 në kampionatin e parë kombëtar që u zhvillua në Fier. Qyteti u përfaqësua nga ajo që besohet që ka qënë paraardhësja e KF Tirana. Ekipi dominoi turneun duke fituar me rezultate tenistike, duke mposhtur Elbasanin dhe Kavajën për të shkuar në finale, të cilën e fituan me rezultatin 6–1 ndaj Peqinit, duke u bërë kampionët e parë të Shqipërisë. Turneu ende nuk njihet zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.[6]

1920–1937: Themelimi dhe vitet e paraRedakto

 
Fotografia e ekipit të parë të KF Tiranës.

Tirana u themelua zyrtarisht më 20 gusht 1920 nga patrioti entuziast Palokë Nika, i cili më parë kishte themeluar Vllazninë. Emri i parë i klubit ishte Sportklub Tirona, por më vonë u ndërrua në Futboll Klub Tirona. Ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare në fushën e Shallvares ndaj Juventusit të Shkodrës.[7]

Klubi luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në vitin 1925 kundër ekipit jugosllav Crnogorac Cetinje nga Mali i Zi. Më 16 gusht 1927, ditë e cila shënonte edhe shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Shoqatës Sportive Agimi, emri u klubit u ndryshua sërisht dhe u bë Sportklub Tirana, një emër e cila u bë traditë në qytet, duke bërë që klubi të thirrej shkurt SK Tirana.[8] Në atë ditë presidenti i klubit ishite Teki Selenica.[2]

Në vitin 1930, Tirana mori pjesë e turneun e parë zyrtar të njohur në vend, e organizuar nga organizata e sapokrijuar Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi e dominoi këtë turne, duke arritur finalen pasi fitoi pesë ndeshje, barazoi katër dhe humbi vetëm një, për të përfunduar në krye, sëbashku me Skënderbeun, pavarësisht me një diferencë golash pak më pozitive.[9] Tirana u përball në finalen e kampionatit me Skënderbeun, e cila refuzoi të luante si shenjë proteste ndaj njëanshmërisë së kompeticionit dhe federatës në favor të Tiranës. Klubi u shpall kampion pasi të dyja finalet u fituan me rezultat 2–0 në tavolinë.[9]

sezonin tjetër, klubi bleu lojtarë të rinj si Vasfi Samimi, Sabit Çoku, Muhamet Agolli dhe Halim Begeja. Formati i kampionatit ndryshoi duke i ndarë ekipet në dy grupe. Tirana u vendos në Grupin A, të cilin e fitoi pasi koleksionoi pesë pikë në tre ndeshje. Në finale kundër fituesit të Grupit B Teuta, ekipi barazoi 1–1 në ndeshjen e parë në shtëpi por arriti një fitore 3–0 jashtë fushe duke arritur që të mbrojë titullin.

Tirana vazhdoi dominimin e futbollit shqiptar edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se formati i kampionatit ndryshoi sërish. Në një grup ku ekipet do të luanin dy herë ndaj njeri-tjetrit dhe fituesi do të shpallej ai që do të përfundonte në krye të grupit, Tirana e pati mjaft të lehtë dhe e mbylli kampionatin i pamposhtur, duke fituar pesë ndeshje e duke barazuar tre, duke fituar kështu titullin për herë të tretë rresht, arritje që i vendosi akoma më shumë në histori si klubi i parë që ka dominuar futbollin në Shqipëri. Klubi humbi titullin për herë të parë në sezonin 1933, duke përfunduar në një vend zhgënjyes të tretë nga gjashtë ekipe gjithsej, prapa Bashkimit Shkodër dhe kampionëve të Skënderbeut. Kjo rezultoi të ishte vetëm një periudhë e përkohshme dhe shumë e shkurtër tranzicioni me klubin që u rikthye në majë bindshëm në sezonin 1934, duke dalë të parët, pesë pikë para ndjekësve të Skënderbeut në një format me shtatë ekipe.

Në vitet e ardhshme, Tirana arriti të fitonte kampionatet e viteve 1936 dhe 1937, i udhëhequr nga shqiptari etnik Riza Lushta, i cili gjithashtu ishte edhe kryegolshënuesi i kampionatit në të dy sezonet.[10] Këto ishin gjithashtu edhe turnetë e fundit të mbajtura në Shqipëri para luftës; pas vitit 1938 u luajtën fare pak turne për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore një vit më vonë.

1939–1947: Vitet e luftësRedakto

Në vitin 1939, Shqipëria ishte nën pushtimin italian; Giovanni Giro, një administrues besnik i Ministrit të Jashtëm Galeazzo Ciano, ishte përgjegjës për organizimin e garës së parë të futbollit nën regjimin e mbretit Viktor Emanueli III, i cili u quajt "Turneja Kombëtare E Footbollit Për Ndeshjet E Trofeut Të Liktorit". Tirana mori pjesë në turne, duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 9–0 Dragoj Pogradecin në raundin e parë për të arritur në gjysëm-finale. Në gjysëm-finale, ekipi luajti kundër Skënderbeut, duke i mposhtur me rezultatin 3–0 për të arritur në finale kundër Vllaznisë. Në finalen e luajtur në fushën Shallvare në kryeqytet më 30 shtator 1939, Tirana ngriti trofeun duke fituar 6–5.

Një turne i ngjashëm u zhvillua në vitin e ardhshëm nga regjimi fashist, këtë herë në një format grupi ku ekipet u ndanë në dy grupe bazuar në vendndodhjen e gjeografisë. Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, Kryeziu dhe Lushta u larguan nga Shqipëria për në Itali për t'u bashkuar me Barin dhe Romën. Në ndeshjen e parë, Tirana barazoi 2–2 me Vllazninë, dhe më pas fitoi 3–0 në shtëpi kundër Elbasanit. Pjesa tjetër e fushatës nuk ishte e frytshme për ekipin pasi Vllaznia përfundoi krye të grupit përpara Tiranës dhe arriti finalet e kampionatit, ku mposhtën Skënderbeun me rezultatin e përgjithshëm 11–1 për të fituar kampionatin e tyre të parë kombëtar, deri më sot e panjohur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kampionati nuk u mbajt në vitin 1941 por u kthye në vitin e ardhshëm; në atë vit morën pjesë edhe tre klube nga Kosova. Këto klube nga Kosova garuan në pjesën veriore së bashku me kampionët në fuqi Vllaznia, kurse Tirana garoi në grupin e ri të seksionit të mesëm dhe klubet jugore garuan në grupin e tyre. Në një vendim të çuditshëm, vetëm lojtarët e lindur në mes viteve 1921 dhe 1925 u lejuan të marrin pjesë në kampionat, gjë që do të thotë që vetëm lojtarët midis moshës 17 dhe 22 vjeç u lejuan të luajnin. Megjithatë, ky rregull nuk u zbatua nga shumica e klubeve dhe lojtarë me moshë të madhe morën pjesë në turnament. Tirana arriti në gjysëm-finale pasi fitoi 5–1 kundër Elbasanit dhe barazoi 1–1 kundër Teutës. Në gjysëm-finale, ekipi u përball me Prizrenin; ndeshja e parë përfundoi në një barazim 2–2, ndërsa e dyta u fitua nga Tirana 2–1. Ekipi arriti finalen edhe një herë, ku më 29 qershor, u përball me Vllazninë sërisht. Koha e rregullt përfundoi me një barazim 1–1, duke bërë që gjyqtari italian Michele Carone, t'i kërkonte të dyja palëve të luanin në nga dy perioda nga 15 minuta si kohë shtesë, por Vllaznia nuk pranoi. Dy ditë pas përfundimit të ndeshjes, ndeshja u fitua në tavolinë 2–0 nga Tirana, e cila gjithashtu mori dhe titullin.[11]

Klubi fitoi dy nga tre kampionatet kombëtare që u mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në mars 2013, Federata Shqiptare e Futbollit mori një vendim duke refuzuar t'i njohë ata, duke deklaruar se ato nuk ishin legjitime, sepse ato nuk ishin organizuar nga FSHF-ja, por nga regjimi fashist.[12]

1944–1957: Periudha pas lufteRedakto

 
Myslym Alla, drejtoi Tiranën nga 1956 e deri në 1972.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aktivitetet e futbollit rifilluan siç kishin bërë para luftës nën drejtimin e Shoqatës Shqiptare të Futbollit. Në kampionatin e vitit 1945, Tirana u vendos në Grupin B. Ekipi e kryesoi grupin me lehtësi, duke mbledhur 16 pikë nga 10 ndeshje, duke arritur kështu në finale ku u përballën me Vllazninë sërisht. Ata humbën të dy ndeshjet 2–1, duke humbur kështu mundësinë për të fituar një tjetër kampionat.

Nën regjimin komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, Tirana shpejt do të bëhej viktimë, pasi në fillim të marsit 1946, Byroja Politike komuniste në pushtet kishte udhëzuar klubin që të ndryshonte emrin në 17 Nëntori për nder të Çlirimit të Tiranës, i cili u zhvillua më 17 nëntor 1944. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, klubi iu nënshtrua trajtimit të tmerrshëm nga regjimi dhe kjo u theksua nga krijimi i një sistemi privilegjimi për ekipet e reja të krijuara nga komunistët Partizani dhe Dinamo.

Dekada e ardhshme do të shndërrohej në të njëjtën atmosferë mbytëse, duke u bërë edhe më e rëndë pas themelimit të dy ekipeve me privilegje të sistemit që do të ndiqnin përvojat e motrave të tyre në ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavi dhe vendet e tjera të Evropës Lindore: Partizani, ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dinamo, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhjetëra lojtarë të talentuar të Tiranës ishin "të bindur", kundër vullnetit të tyre, për të luajtur për Partizanin ose Dinamon.[13] Si rezultat i kësaj, "17 Nentori" u përpoq të qëndronte në krye gjatë viteve 1947–57, megjithatë ekipi arriti të fitonte një pjesë të goditjeve të humbura gjatë pjesës së dytë të viteve 50, pasi zëvendësoi pjesërisht disa nga lojtarët e parë të zgjedhur në formacion.

1958–1990: Rënja dhe ngritja, dekadat komuniste dhe vitet e arta 80Redakto

Nga viti 1958 deri më 1964, Tirana vazhdoi të prodhojë një futboll të mirë dhe e mbyllte kampionatin pothuajse gjithmonë në vendin e tretë. Këto vite ishin një prelud për atë që do të ndodhte më vonë: Tirana ripërjetoi magjinë e saj të para-luftës nën drejtimin e trajnerit të paharrueshëm Myslym Alla. Në fund të kampionatit kombëtar të 28të, Tirana u shpall kampion i Shqipërisë më shumë se njëzet vitesh pritje që nga titulli i tyre i fundit.

Ekipi përsëriti suksesin në vitin e ardhshëm, por kjo ishte një sfidë e dukshme për gjeneralët e Partizanit dhe shefat e shërbimit sekret të Dinamos. Pasi fitoi me sukses titullin e sezonit 1966–67, tre ndeshje më parë, Tirana u ndalua nga gara dhe titulli u caktua në Dinamo.[14][15]

Pas kësaj, Tirana fitoi kampionatin dy vite me radhë me stil, duke humbur vetëm dy ndeshje në vitin 1968 dhe vetëm një gjatë sezonit 1969–70.[16]

Gjatë viteve shtatëdhjetë, Tirana luftoi shumë për të qëndruar në krye; rezultati më i mirë ishte vendi i dytë dhe më i keqi i trembëdhjeti. Megjithatë, klubi fitoi dy herë kupën kombëtare. Brezi i lojtarëve më të vjetër erdhën në fund të karrierës së tyre dhe kjo mund të shënonte vetëm fundin e një epoke shumë të suksesshme. Sidoqoftë, epoka e pasuksesshme nuk do të zgjasë shumë gjatë kësaj kohe. Tirana fitoi kampionatin në fund të sezonit 1981–82 dhe ata vazhduan të fitonin titullin edhe tre herë të tjera gjatë viteve tetëdhjetë (në sezonet 1984–85, 1987–88 dhe 1988–89) si dhe Kupën e Shqipërisë, gjithashtu tre herë (1982–83, 1983–84 dhe 1985–86. Klubi ishte gjithashtu i suksesshëm në garat e klubeve evropiane, duke arritur tre herë në në raundin e 16-ve të Kupës Evropiane në vitet tetëdhjetë. Klubi prodhoi shumë lojtarë si Agustin Kola, Arben Minga, Shkëlqim Muça dhe Mirel Josa që u bënë ikona të futbollit shqiptar si dhe mundën të luanin edhe me ekipin kombëtar.[17][18][19]

1991–2006: Rikthimi tek suksesiRedakto

Në gusht 1991, më pak se një vit pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Tirana rifitoi emrin e saj të vjetër, dhe po ashtu edhe gjithë shoqëria shqiptare po kalonte një periudhë ndryshimesh të thella. Pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë shqiptarë u larguan nga vendi dhe shkuan jashtë në kërkim të një ekipi më të pasur që mund t'i punësonte. Por megjithatë seklubi nuk mundi të qëndrojë shumë larg nga vendet kryesore. Ekipi u kthye në rrugët e suksesit duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonin 1993–94; në finale ata mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 1–0 Teutën.[20] Pas kësaj, në janar 1995, ekipi fitoi edhe trofeun e tyre të parë të Superkupës së Shqipërisë, duke mposhtur Teutën 1–0stadiumin Qemal Stafa. Disa muaj më vonë, ata fituan kampionatin e tyre të 15të duke përfunduar 12 pikë më shumë se njekësi më i afërt, Teuta.[21]

Ky kampionat i fituar u pasua edhe nga një tjetër në sezonin 1995–96; Tirana sërisht mundi të dalë para Teutës, këtë herë me vetëm një pikë diferencë.[22] Ekipi triumfoi edhe në kupë në atë sezon, duke plotësuar dopietën sezonale për herë të dytë në histori. Një tjetër dopietë sezonale pasoi në sezonin 1998–99. Në vitet e ardhshme, Tirana vazhdoi të dominonte futbollin shqiptar, duke fituar 10 nga 18 kampionatet shqiptare të mbajtura.[23] Ekipi ishte gjithashtu i suksesshëm edhe në kupa, duke i shtuar kabinetit të tyre të trofeve tre kupa republike dhe pesë superkupa.

2007–vazhdon: Epoka Refik HaliliRedakto

 
Elvis Sina, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit me rreth 500 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Pas një sezoni 2006–07 të suksesshëm që ta ekipin t'a fitonte kampionatin me lehtësi,[24] Tirana filloi të haste vështirësi dhe rezultatet pozitive munguan. Ata e nisën sezonin me një eliminim të shpejtë nga UEFA Liga e Kampioneve nga sllovenët e NK Domžale. Pavarësisht se fituan superkupën ndaj Besës, Tirana arrti vetëm një vend të gjashtë në kampionat, duke shënuar rezultatin më negativ që nga viti 1993. Në kupë, ekipi u mposht në finale nga Vllaznia.

Në sezonin e ardhshëm, Tirana u rikthye; të frymëzuar nga sulmuesi i ardhur Migen Memelli,[25] i cili shënoi 30 gola gjatë sezonit, Tirana arriti të fitonte kampionatin për herë të 24 në histori.[26] Në kupë ata arritën në finale sërisht, vetëm për t'u mposhtur edhe një herë, këtë herë nga Flamurtari.[27] Në vitet në vijim, Tirana pati ulje-ngritje, duke mos mundur të fitonte kampionatin por arriti të ishte e suksesshme në kupa, duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonet 2010–11 dhe 2011–12 si dhe tre superkupa të tjera, respektivisht në vitet 2009, 2011 dhe 2012. Gjithashtu pati edhe polemika jashtë fushave midis drejtuesve dhe lojtarëve, më së shumti gjatë sezonit 2010–11, ku disa lojtarë i'u vonua pagesa kurse disa të tjerë nuk u paguan fare.[28][29][30]

Më 12 tetor 2011, konsulli i Bashkisë së Tiranës me një votim anonim vendosi të ndryshojë statusin e klubit nga një klub i zotëruar nga bashkia në klub me aksionerë, duke i vendosur emrin KF Tirana Sh.A; bashkia fillimisht mbajti 100% të aksioneve në klub, por duke lejuar çdo sponsor të ardhshëm privat dhe donatorë që të zotërojnë aksione në klub.[31]

Duke filluar nga viti 2013, Tirana hyri në një periudhë zhgënjimesh. Në sezonin 2013–14, ekipi rrezikoi të binte nga kategoria për herë të parë në histori. Në fund të dhjetorit 2013, ekipi renditej në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të mbledhura nga 13 ndeshje, duke qënë 7 pikë larg zonës së sigurisë. Megjithatë, me vendosjen e Gugash Maganit si trajner i ekipit dhe një merkato të fuqishme, ekipi doli nga kriza e rezultateve dhe në fund përfundoi në vendin e 6të, duke siguruar mbijetesën vetëm në javën e parafundit.[32] Më 26 qershor 2014, konsulli i qytetit miratoi propozimit për t'a bërë Tiranën klub privat, duke i dhënë donatorëve 66% të aksioneve të klubit për 18 vitet e ardhshme; donatorët e asaj kohe ishin Refik Halili dhe Lulzim Morina, të cilët synonin të investonin në blerjen e lojtarëve cilësor dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe ekipeve të të rinjëve.[33]

 
Stadiumi Selman Stërmasi u rinovua gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Tirana filloi sezonin 2014–15 me pritshmëri të mëdhaja, duke sfiduar për titullin gjatë fazës së parë të kampionatit.[34] Megjithatë, në fazën e dytë ekipi pësoi rënje dhe në fund mundi të arrinte vetëm një vend të 5të. Në kupë, Tirana u eliminua me polemika nga Laçi në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 1–0; Laçi në fund u shpall fituese e kupës pasi mposhti në finale Kukësin, gjë që la jashtë kupave të evropës Tiranën.[35] Klubi ra nga kategoria në sezonin 2016–17.[3] Edhe pse ishin pretendent për titull deri në gjysmën e parë të sezonit, Tirana pësoi rënje drastike duke rënë për herë të parë në histori. Trajneri Ilir Daja u shkarkua më 1 nëntor 2016 pas një barazimi pa gola ndaj Vllaznisë,[36] dhe u zëvëndësua nga i rikthyeri Mirel Josa.[37] Klubi gjithashtu prishi marrëdhënjet me tifozët pas një marrëveshje me rivalët e përbetuar Partizani, për të lejuar këta të fundit të prisnin ndeshjet si vendas në Stadiumin Selman Stërmasi; ata kundërshtuan këtë marrëveshje dhe në shenjë proteste nuk e ndoqën ekipin deri në fund të sezonit.[38]

Tirana qëndroi 15 ndeshje pa fitore para se të triumfonin ndaj Korabit me rezultatin 2–0 më 10 maj 2017.[39] Rënja e tyre u bë zyrtare më 27 maj në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Vllaznisë, e cila gjithashtu luftonte përmbijetesë, por barazimi pa gola në Stadiumin Loro Boriçi i shpëtoi.[3] Në kupë, Tirana ishte një fytyrë tjetër, duke fituar trofeun e 16të në histori pasi mposhtën Skënderbeun 3–1 në finalen e zhvilluar në Elbasan Arena katër ditë pas rënjes.[40] Kjo fitore konfirmoi rikthimin e klubit në kompedicionet evropiane pas pesë vitesh.

Klubi ruajti pjesën më të madhe të ekipt para fillimit të sezonit të ri.[41] Josa u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Zé Maria, ish lojtar i Brazilit.[42] Rikthimi në Evropë u karakterizua nga një eliminim i shpejtë nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv.[43] Në shtator 2017, klubi fitoi një tjetër trofe, Superkupën, duke mposhtur Kukësin në finale çka solli triumfin e 11të në këtë kompedicion.[44] Tirana u bë klubi i parë nga Kategoria e Parë që fiton këtë trofe.[44] Tirana dominoi kampionatin e Kategorisë së Parë, duke fituar me rezultate dërrmuese në ndeshjet brënda dhe jashtë.[45][46] Ata arritën objektivin e rikthimit në elitë tre ndeshje para mbylljes së kampionatit.[47] Ata fituan titullin e parë të Kategorisë së Parë më 16 maj duke fituar me lehtësi 2–0 ndaj fituesve të Grupit A Kastrioti në Elbasan Arena.[48]

Arena NdërkombëtareRedakto

 
KF Tirana (1970)

Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (14 herë) ; në Kupën UEFA (10 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (27), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 11 ture te kaluara ne kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Sukseset më të mëdha Tirana i arriti në vitet '80, ku u rreshtua 4 herë mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit, nga të cilat 3 herë në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31ët në Botë, kjo pas sukseseve të një viti më parë në Kupën e Kupave.[4]

Paraqitjet në Kupat e EuropësRedakto

Sezoni Kompeticioni Turi Shteti Klubi Brenda Jashtë K/E
1965-66 European Champion Clubs' Cup 1R   Kilmarnock F.C. 0–0 0–1  
1966-67 European Champion Clubs' Cup 1R   Valerenga IF n.p. n.p. n.p.
1969-70 European Champion Clubs' Cup 1R   Standard Liege 1–1 0–3  
1970-71 European Champion Clubs' Cup 1R   AFC Ajax 2–2 0–2  
1982-83 European Champion Clubs' Cup 1R   Linfield F.C. 1–0 1–2  
2R   Dynamo Kyiv n.p. n.p. n.p.
1983-84 UEFA Cup Winners' Cup 1R   Hammarby IF 2–1 0–3  
1986-87 UEFA Cup Winners' Cup 1R   FC Dinamo Bucureşti 1–0 2–1  
2R   Malmö FF 0–3 0–0  
1988-89 European Champion Clubs' Cup 1R   Ħamrun Spartans F.C. 2–0 1–2  
2R   IFK Göteborg 0–3 0–1  
1989-90 European Champion Clubs' Cup 1R   Sliema Wanderers 5–0 0–1  
2R   FC Bayern Munich 0–3 1–3  
1994-95 UEFA Cup Winners' Cup QR   FC Bobruisk 3–0 1–4  
1R   Brøndby IF 0–1 0–3  
1995-96 UEFA Cup QR   Hapoel Be'er Sheva FC 0–1 0–2  
1996-97 UEFA Cup 1QR   NK Croatia Zagreb 2–6 0–4  
1998-99 UEFA Cup 1QR   FK Inter Bratislava 0–2 0–2  
1999-00 UEFA Champions League 1QR   Íþróttabandalag Vestmannaeyja 1–2 0–1  
2000-01 UEFA Champions League 1QR   FC Zimbru Chisinau 2–3 2–3  
2001-02 UEFA Cup QR   Apollon Limassol 3–2 1–3  
2002-03 UEFA Cup QR   FC Naţional Bucureşti 0–1 2–2  
2003-04 UEFA Champions League 1QR   Dinamo Tbilisi 3–0 (4:2 pen.) 0–3  
2QR   Grazer AK 1–5 1–2  
2004-05 UEFA Champions League 1QR   FC Gomel 0–1 2–0  
2QR   Ferencvárosi TC 2–3 1–0  
2005-06 UEFA Champions League 1QR   ND Gorica 3–0 0–2  
2QR   CSKA Sofia 0–2 0–2  
2006-07 UEFA Cup 1QR   NK Varaždin Varteks 2–0 1–1  
2QR   Kayserispor 0–1 1–3  
2007-08 UEFA Champions League 1QR   NK Domžale 1–2 0–1  
2009-10 UEFA Champions League 2QR   Stabæk 1–1 0–4  
2010-11 UEFA Europa League 1QR   Zalaegerszegi TE 0–0 1–0 (shte)  
2QR   FC Utrecht 1–1 0–4  
2011-12 UEFA Europa League 2QR   FC Spartak Trnava 0–0 1–3  
2012-13 UEFA Europa League 1QR   CS Grevenmacher 2–0 0–0  
2QR   Aalesund FK 1–1 0–5  
2017-18 UEFA Europa League 1QR   Maccabi Tel Aviv 0-3 0-2  
  • QR = Turi Kualifikues
  • 1R = Turi 1
  • 2R = Turi 2
  • n.p. = Mosparaqitje
  • K/E = Kualifikuar/Eliminuar

Koeficienti ndërkombëtarRedakto

Koeficenti i klubeve të UEFA-s

(Redaktuar më 5 janar 2019)[49]

Renditja Ekipi Pikët
372   Drita 1.500
373   Luftëtari 1.000
374   Seinäjoen Jalkapallokerho 1.500
375   Shirak SC 1.500
376   KF Tirana 0.250
377   HB Tórshavn 0.800
378   Teuta 0.250
379   Flamurtari 0.500
380   University College Dublin 0.500

Paraqitjet në Kupën BallkanikeRedakto

  • Nën-Kampionë - 1981
Kompeticioni Turi Shteti Klubi Brenda Jashtë
Balkans Cup 1964-66 1R   PFC Cherno More Varna 0–0 0–1
Balkans Cup 1964-66 1R   Beşiktaş J.K. 2-0 1-1
Balkans Cup 1964-66 1R   FC Rapid București 1–2 1–3
Balkans Cup 1975 1R   Panionios G.S.S. 6-0 1–2
Balkans Cup 1975 1R   FK Radnički Niš 0–0 0-3
Balkans Cup 1981 1R   Larissa F.C. 3-0 1-3
Balkans Cup 1981 1R   FK Sloboda Tuzla 3-0 3-0
Balkans Cup 1981 2R   PFC Beroe Stara Zagora 1-3 0-3
Balkans Cup 1990 1R   FK Budućnost Podgorica 0–0 0–1
  • QR = Turi Kualifikues
  • 1R = Turi 1
  • 2R = Turi 2

TrofeRedakto

Tirana është klubi më i suksesshëm dhe më i dekoruar i Shqipërisë, me 24 kampionate, një rekord kombëtar.[50] Trofeu i parë në historinë e klubit ishte Kampionati Kombëtar Shqipëtar, i zhvilluar në vitin 1930; kjo ishte kompedicioni i parë zyrtar i mbajtur në Shqipëri.[9] Klubi gjithashtu mban rekordin për më shumë Kupa (16) dhe Superkupa (11). Trofeu më i fundit i fituar nga klubi është Kategoria e Parë më 16 maj 2018.[48]

Rajoni Kompedicioni Tituj Sezonet
Shqipëri     Kategoria Superiore 24 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1964–65, 1965–66, 1968, 1969–70, 1981–82, 1984–85, 1987–88, 1988–89, 1994–95, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2006–07, 2008–09
Kategoria e Parë 1 2017–18
  Kupa e Shqipërisë 16 1938–39, 1962–63, 1975–76, 1976–77, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2000–01, 2001–02, 2005–06, 2010–11, 2011–12, 2016–17
  Superkupa e Shqipërisë 11 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012, 2017
Evropa Kupa Ballkanike Ndjekës 1983
  •   Rekord

Sezonet më të funditRedakto

Sezoni Div. Kategoria Superiore N F B H GShë GPës Pikë Kupa e Shqipërisë Superkupa e Shqipërisë
1993-94 1rë Nën kampionë 26 13 7 6 36 16 33 Fitues Fitues
1994-95 1rë Kampionë 30 19 6 5 57 27 44 Finalistë -
1995-96 1rë Kampionë 34 19 10 5 52 22 55 Fitues -
1996-97 1rë Kampionë 22 14 4 4 40 9 46 1/8 Finale -
1997-98 1rë Nën kampionë 34 19 8 7 54 18 65 1/4 Finale -
1998-99 1rë Kampionë 30 18 7 5 48 20 61 Fitues -
1999-00 1rë Kampionë 27 16 5 6 41 15 53 1/4 Finale Fitues
2000-01 1rë Nën kampionë 26 16 6 4 56 13 54 Fitues Finalistë
2001-02 1rë Nën kampionë 26 19 5 2 52 15 62 Fitues Fitues
2002-03 1rë Kampionë 26 19 3 4 57 17 60 1/2 Finale Fitues
2003-04 1rë Kampionë 36 24 8 4 90 36 80 1/2 Finale Finalistë
2004-05 1rë Kampionë 36 26 6 4 82 32 84 Finalistë Fitues
2005-06 1rë Nën kampionë 36 17 11 8 54 33 62 Fitues Fitues
2006-07 1rë Kampionë 33 22 6 5 64 33 72 1/4 Finale Fitues
2007-08 1rë 6 33 14 7 12 46 36 49 Finalistë -
2008-09 1rë Kampionë 33 19 11 3 58 27 68 Finalistë Fitues
2009-10 1rë Vendi i 3-të 33 15 7 11 38 32 52 1/4 Finale -
2010-11 1rë 5 33 11 11 11 42 31 44 Fitues Fitues
2011-12 1rë Vendi i 3-të 26 16 5 5 33 21 53 Fitues Fitues
2012-13 1rë 5 26 12 7 7 30 23 43 1/8 Finale -
2013-14 1rë 6 33 14 8 11 36 31 50 1/8 Finale -
2014-15 1rë 4 36 21 8 7 47 27 71 1/2 Finale -
2015-16 1rë 5 36 13 14 9 37 25 53 1/4 Finale -
2016-17 1rë 9 36 8 15 13 29 32 39 Fitues -
2017-18 2të 1 26 21 4 1 66 13 45 1/4 Finale Fitues
2018-19 1rë - 36 - - - - - - - -

PresidentëtRedakto

[51]

Emri Nga–deri
  Bahri Toptani 1920–1933
  Stefan Shundi 1933–1936
  Selman Stermasi 1936–1960
  Lame Konomi 1960–1970
  Nuri Bylyku 1970-1983
  Clirim Hysi 1983–1985
  Zija Shaba 1985-1993
  Metush Seferi 1993-1998
  Lutfi Nuri 1998–1999
  Metwally El Sayed 1999–2004
  Fatmir Frashëri 2004–2005
  Bamir Topi 2005–2007
  Refik Halili 2007–2011
  Lulzim Basha 2011–2013
  Refik Halili 2013–

Tifozeria dhe dashamirëtRedakto

 
Tirona Fanatics gjatë një ndeshje në shtator 2016

Klubi i Futbollit Tirana është një nga klubet më të mbështetura të Shqipërisë. Ata kanë disa tifogrupe, ky dy më të shquarit janë "Ultras Tirona" dhe "Tirona Fanatics".[52] Grupi i parë është themeluar në vitin 1986 kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist.[52] Ata ishin të detyruar t'i kryenin aktivitetet e tyre fshehurazi në mënyrë ilegale pasi regjimi nuk i lejonte këto lloj grupesh të funksiononin. Si pasojë e kësaj, grupi i përdorte ndeshjet për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj regjimit dhe pas rënjes së tij ata u bënë grup edhe më i organizuar,[52] duke tërhequr më shumë tifozë në fund të viteve 90' dhe fillim të viteve 2000'.[52] Nga mesi i viteve 2000', tifozë të rinjë dolën në skenë dhe ndjenë se grupi Ultras Tirona nuk i përfaqësonte tërësisht ata, ndaj ata vendosën të krijonin një grup të ri Ultras që e quajtën Tirona Fanatics; grupi u themelua zyrtarisht më 8 janar 2006.[53]

Ky grup njihet gjërësisht tifo-grup i djathtë në kontrast me Ultras Guerrils, grupi tjetër ultras i klubit rival të kryeqytetit Partizani. Klubi u zgjerua menjëherë duke fituar shumë antarësime, duke u bërë një nga grupimet më të organizuara të Shqipërisë, duke ndjekur ndeshjet e Tiranës, brënda dhe jashtë, si dhe jashtë Shqipërisë në ndeshjet evropiane.[52] Më 20 maj 2015, shumica e anëtarëve themelues të grupit vendosën që t'i lenin drejtimin e grupit anëtarëve më të rinjë.[54][55] Grupi ka lidhje me grupin tjetër ultras "Plisat" të Prishtinës dhe "Shvercerat" e Shkupit.

Rivaliteti kryesorRedakto

 Artikuj kryesore: Derbi më i vjetër shqiptar, Derbi I, dhe Derbi II.

LojtarëtRedakto

Skuadra aktualeRedakto

Redaktuar më 2 shtator 2018[56]
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1   Pt Ilion Lika (zëv-kapiten)
2   Mb Marsel Ismailgeci
3   Mb Klisman Cake
4   Mb Gentian Muça
5   Mb Marvin Turtulli
6   Mf Tony Mawejje
7   Mf Bedri Greca
8   Mf Winful Cobbinah
9   Sm Grent Halili
10   Sm Nnamdi Oduamadi
11   Sm Yunus Sentamu (kapiteni i 4të)
13   Mf Erando Karabeci (kapiteni)
14   Mf Asion Daja
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
15   Mb Jurgen Çelhaka
16   Mf Edon Hasani
17   Mb Albi Doka
18   Mf Dorian Kërçiku (kapiteni i 3të)
19   Mb Eni Imami
20   Sm Ernest Muçi
21   Mb Vincent Atinga
23   Mb Sedat Berisha
28   Mb Erion Hoxhallari
45   Sm Michael Ngoo
77   Sm Dejan Blazhevski
81   Pt Alessio Abibi
89   Pt Shpëtim Moçka

Ekipi DrejtuesRedakto

Pozicioni Emri
Drejtimi i Përgjithshëm   Refik Halili
Trajneri   Ardian Mema
Burimet Njerëzore   Bledar Isallari
Operacionet   Alban Tafaj
Publiku   Arbi Laçi
Financat   Arban Morina

KF Tirana BRedakto

 Artikulli kryesor: KF Tirana B.

Shih edhe këtëRedakto

ReferencatRedakto

  1. ^ "World Stadiums – Stadiums in Albania" [Stadiumet në Shqipëri]. Worldstadiums.com (në anglisht). Marrë më 26 korrik 2012. 
  2. ^ a b Besnik Dizdari (7 nëntor 2012). "Kur u themelua Sportklub Tirana?". Panorama Sport. Marrë më 17 gusht 2018. 
  3. ^ a b c "Tragjike, Tirana bie nga kategoria për herë të parë në histori". Gazeta Shqip. 27 maj 2017. Marrë më 23 gusht 2018. 
  4. ^ a b Llazi Saro; Roland Gjini (10 janar 2014). "Presidenti Takaj del hapur: Po negocioj me Hamdi Salihin për ta sjellë tek Skënderbeu". Panorama Sport. Marrë më 26 shkurt 2019. 
  5. ^ "KF Tirana". ECA. Marrë më 26 shkurt 2019. 
  6. ^ "Tirana, trofeun e parë në futboll?!". Peshku pa Ujë. 1 January 2015. Marrë më 17 gusht 2018. 
  7. ^ Gjergj Kola. "Palok Nika, personazhi historik i sportit shqiptar". Shkodra Sport. Marrë më 14 gusht 2015. 
  8. ^ Kampionatet e kohës së Luftës II Botërore 5 tetor 2009
  9. ^ a b c "85 vjet më parë: Kampionati i 1-rë i Shqipërisë". Panorama Sport. 31 maj 2015. Marrë më 15 gusht 2018. 
  10. ^ "Albanian Football Season 1937" [Sezoni Futbollistik në Shqipëri 1937]. Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018. 
  11. ^ "Drejt njohjes së tre kampionate shqiptare të luftës: 1939, 1940 dhe 1942". Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018. 
  12. ^ "FSHF s'i njeh titujt e luftës, acarohen klubet: Kampionate të rregullta, mohoni historinë". Panorama Sport. 1 mars 2013. Marrë më 21 gusht 2018. 
  13. ^ "Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon". Gazeta Tema. 22 shtator 2016. Marrë më 5 janar 2019. 
  14. ^ "SK Tirana Forum". Sktirana.com. Marrë më 25 mars 2014. 
  15. ^ "Dictature eliminates true champions" [Diktatura eliminon kampionët e vërtet]. Ballikombit.org. Marrë më 25 mars 2014. 
  16. ^ "RSSSF Albania". Rsssf.com. 6 mars 2014. Marrë më 25 mars 2014. 
  17. ^ "Profil, Mirel Josa / Nga Shpresa e mrekullive, te titulli i artë…". Sport Ekspres. 1 qershor 2015. Marrë më 21 gusht 2018. 
  18. ^ "Agustin Kola, Mjeshtër i Merituar sporti, një nga ikonat e futbollit bardheblu". Zemra Shqiptare. 8 shkurt 2009. Marrë më 21 gusht 2018. 
  19. ^ "Arben Minga, gjiganti që tronditi Byronë Politike në legjendaren "7-3" të 1985-s". Gazeta Tema. 7 korrik 2017. Marrë më 21 gusht 2018. 
  20. ^ "Albania 1993/94" [Shqipëria 1993/94]. RSSSF.com. Marrë më 21 gusht 2018. 
  21. ^ "Albanian Football Season 1994-95" [Sezoni 1994-95 i Futbollit Shqiptar]. Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018. 
  22. ^ "Albanian Football Season 1995-96" [Sezoni 1995-96 i Futbollit Shqiptar]. Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018. 
  23. ^ Eric Boesenberg. "Albania - List of Champions" [Shqipëria - Lista e kampionëve]. RSSSF.com. Marrë më 21 gusht 2018. 
  24. ^ "Albania 2006/07" [Shqipëria 2006/07]. RSSSF.com. Marrë më 24 gusht 2018. 
  25. ^ "Migen Memelli, blerja e bujshme e rekordmenëve". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 korrik 2008. Marrë më 21 gusht 2018. 
  26. ^ "Tirana, 24 here kampione e Shqiperise". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Marrë më 21 gusht 2018. 
  27. ^ "Flamurtari i rrëmben Tiranës Kupën dhe UEFA-n". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 maj 2009. Marrë më 21 gusht 2018. 
  28. ^ "Bashkia gati 100 milione leke te vjetra per Tiranen". Gazeta Standart. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 shtator 2010. Marrë më 21 gusht 2018. 
  29. ^ "Plas te Tirana Lojtaret gati bojkoti". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 tetor 2010. Marrë më 22 janar 2019. 
  30. ^ "Lojtaret e Tiranes kercenojne me bojkot". Gazeta Standart. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 tetor 2010. Marrë më 22 janar 2019. 
  31. ^ ""Tirana" vlen 5 miliardë lekë". Top-Channel.tv. 13 tetor 2011. Marrë më 21 gusht 2018. 
  32. ^ Ermal Sika (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Marrë më 22 gusht 2018. 
  33. ^ Adela Merko (27 qershor 2014). "Tirana do menaxhohet nga aksionerë. Jepet në përdorim për 18 vite, ndahen borxhet". Panorama Sport. Marrë më 22 gusht 2018. 
  34. ^ "Mbyllet faza e parë e Superiores, Tirana dhe Partizani kryesojnë me nga 18 pikë". Panorama Sport. 26 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014. 
  35. ^ "Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, mund 2-1 Kukësin në finale. Veliaj dhe Xhejms bënë diferencën". Panorama.com.al. 29 maj 2015. Marrë më 23 gusht 2018. 
  36. ^ "Trajneri Ilir Daja dorëhiqet nga Tirana". Top-Channel.tv. 1 nëntor 2016. Marrë më 23 gusht 2018. 
  37. ^ "Prezantohet Josa: Tirana një përgjegjësi". Klan Kosova. 2 nëntor 2016. Marrë më 2 nëntor 2016. 
  38. ^ "Zyrtare: Partizani do të luajë në "Selman Stermasi"". Gazeta Tema. 25 janar 2017. Marrë më 23 gusht 2018. 
  39. ^ "Tirana kthehet te fitorja pas 15 javësh. Kukësi ruan kreun". Gazeta Shqip. 10 maj 2017. Marrë më 23 gusht 2018. 
  40. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, sezoni 2016-2017". FSHF.org. 31 maj 2017. Marrë më 23 gusht 2018. 
  41. ^ ""Senatorët" nisin fushatë te Tirana, po bindin lojtarët që të qëndrojnë". Panorama Sport. 2 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017. 
  42. ^ Dennis Mabuka (16 qershor 2017). "EX-GOR MAHIA COACH ZE MARIA APPOINTED IN ALBANIA" [Ish trajneri i Gor Mahias Ze Marias punësohet në Shqipëri]. Goal.com. Marrë më 26 nëntor 2017. 
  43. ^ "Tirana 0-3 M. Tel-Aviv". UEFA.com. 6 korrik 2017. Marrë më 26 nëntor 2017. 
  44. ^ a b "Finalja e Superkupës, Tirana godet në fund" [Supercup final, Tirana strikes at the end]. Sport Ekspres. 6 shtator 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. 
  45. ^ "Tirana "show", Shkumbini turpërohet në Peqin". Sport Ekspres. 14 tetor 2017. Marrë më 28 qershor 2018. 
  46. ^ Julian Hoxhaj (17 dhjetor 2017). "Kategoria e Parë, Tirana shkërmoq Pogradecin, vulos kreun e renditjes në Grupin B". Telesport.al. Marrë më 28 qershor 2018. 
  47. ^ "Futbolli në festë, Tirana rikthehet në Superiore". Gazeta Shqip. 14 prill 2018. Marrë më 23 gusht 2018. 
  48. ^ a b "VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana mposht Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë". Panorama Sport. 16 maj 2018. Marrë më 23 gusht 2018. 
  49. ^ "Club coefficients" [Koeficentët e klubeve] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 5 janar 2019. 
  50. ^ "Tirana, 24 here kampione e Shqiperise". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Marrë më 15 gusht 2018. 
  51. ^ "Lista e presidentëve". kftirana.info. Marrë më 2010-06-01. 
  52. ^ a b c d e "KF Tirana – Fanclub". KF Tirana. Marrë më 21 dhjetor 2018. 
  53. ^ ""Tirona Fanatics" feston 10-vjetorin". Sport Ekspres. 9 janar 2016. Marrë më 21 dhjetor 2018. 
  54. ^ "Ndryshim brezash dhe idesh në drejtimin e "Tirona Fanatics"". Koha Jonë. 20 maj 2015. Marrë më 21 dhjetor 2018. 
  55. ^ "Tërhiqen themeluesit e "Tirona Fanatics": Ia lëmë drejtimin brezit të ri". Gazeta Panorama. 20 maj 2015. Marrë më 21 dhjetor 2018. 
  56. ^ "KF Tirana squad" [Skuadra e KF Tiranës]. Soccerway. Marrë më 23 qershor 2017. 

Lidhje të jashtmeRedakto