Hape menynë kryesore

Stefan Shundi (1906-1947) ishte një shkrimtar, kritik, avokat, futbollist dhe organizues sporti shqiptar.

Stefan Shundi
Ditëlindja:1906
Vendlindja:Tiranë, Perandoria Osmane
Ditëvdekja:1947
Pseudonim(e):Gjergj Kuka ose Nichts
Kombësia:Shqiptar
Zhanri:Dramë, Kritikë letrare

JetëshkrimRedakto

Stefan Shundi lindi më 1906, në Tiranë (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane), dhe më pas studioi në Austri dhe në Itali, ku u diplomua në fushën e drejtësisë në Universitetin e Milanos. Më 1929, si student, u zgjodh nga qeveria e Zogut që, së bashku me studentë të tjerë, të merrte pjesë në Hollandë në një ceremoni përkujtimore e nderuese dedikuar Lodewijk Thomsonit, ushtarakut holandez i cili ra ne Shqiperi në krye të detyres, si pjesë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, që mbronte Shqiperinë e posakrijuar.[1]

Pas përfundimit të studimeve në Itali, u kthye në Tiranë dhe ushtroi atje profesionin e avokatit deri sa vdiq.[2] Gjithashtu ishte edhe një nga themeluesit e Shoqërisë Sportive SK Tirana,[3] si drejtues i të cilës mbajti më 10 korrik 1930 edhe fjalimin si fitues i kampionatit të parë të futbollit në Shqipëri.[4]

Si shkrimtar e publicist botoi (edhe me pseudonimet Gjergj Kuka, Nichts) artikuj në organe të ndryshme të viteve ’30 – ’40 ("Minerva",[5] "Arbënia", "Shkëndija", "Leka"[6] etj.). Si kritik letrar Stefan Shundi iu qas, me theks jo rrallë polemik, kryesisht poezisë bashkëkohore shqiptare të autorëve si Gjergj Fishta, Vinçens Prenushi, e Lasgush Poradeci. Veç dramës së botuar me lëndë folklorike “Kalorësi i vdekjes ose Kostandini e Geruntina” (1937), ka lënë në dorëshkrim tre vepra (“Dy titanët – Skënderbeu e Moisi Golemi”, “Votra e gjyshit – shënime historike” dhe romani "Nanë moj”), asnjë nga të cilat nuk janë botuar deri më sot.[7] Bënte pjesë, së bashku me të tjerë të rinj të asaj kohe si Nebil Çika, Ernest Koliqi, Asim Jakova, e Tahir Gjinali në korrentin "reaksionar" të të rinjve, çka s'ish gjë tjetër veçse një variant i neoshqiptarizmës së Branko Merxhanit.[8] Vdiq më 1947 në rrethana misterioze.[9]

NotesRedakto

  1. ^ Kola, Bedri (1 janar 2014). Partnerships between Albanian Educational Institutions and European Countries in 1927-1939. Journal of Educational and Social Research. 4. Marrë më 10 shtator 2017. ... Aqsha . 195 Fund of the Ministry of Education. Brief 632 . Since 1929 . Decision of the Council of Ministers dated 31/05/1929, with no. 444 protocol , which decided that Albanian students Shefki Selenica, Pericles Boria, Christo Maloku, Eqerem Çabej, Odysseus, Pascal, Stefan Shundi be sent to take part in a ceremony in honor of Thompson, to be held in the Netherlands , covering and related expenses of 500 gold francs / each. This decision followed a memo to students Nr.1599 ..." and "...Other key lineages were built with other state and non-state organisations. It is interesting to note, that a team with Albanian students like Shefki Selenica, Perikli Mborja, Kristo Maloku, Eqerem Çabej, Odise Paskali, Stefan Shundi attend the ceremony in honour of well know European education personalities. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Spiro Mëhilli (2012). Tirana: 1920-1944. Shtëpia Botuese Mediaprint.  978-9928-08-048-6. Perbrinje ndodhej rruga e kripes ku kishin zyrat e tyre avokatet Spiro Stringa dhe Stefan Shundi dhe dyqane tregtare te ndryshem Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dizdari, Besnik (23 tetor 2013). "Ta quajmë "Tirona"? Këtë s'e besoj". Panorama Sport. Marrë më 9 September 2017. Kjo është vendosur më 16 gusht 1927. Themeluesit dhe emërtuesit e “Sportklub Tirana” janë Teki Selenica, Anastas Koja, Anastas Shundi, Niko Gurashi, Zoi Xoxa, Tahir Gjinali, Ramazan Jarani, Niazi Tirana, Stefan Shundi, Eqrem Stërmasi, Gaqo Gogo me në krye më nxitësin e këtyre punëve që është Prof.Avni Zajmi, shumica universitarë. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dizdari, Besnik (31 maj 2015). "85 vjet më parë: Kampionati i 1-rë i Shqipërisë". Sporti Shqiptar. Marrë më 9 shtator 2017. Shpresova se dikush do të tregonte pra, edhe zyrtarisht, se sidoqoftë në Shqipëri kishte lindur Kampionati i Futbollit. Dhe se përmbyllja kishte qenë mbrëmja e 10 korrikut 1930 në Hotelin “Metropol” të Tiranës – gostia e fitores së Kampiones së Parë që ka vazhduar deri në agim. Dhe se tre fjalime ceremoniale e kanë përshkuar këte mbrëmje historike: ai i sekretarit të Shoqërisë Sportive SK Tirana, Stefan Shundi; i Nebil Çikës, drejtor i gazetës “Arbënia”; i mësuesit Ramazan Jarani, anëtar i këshillit të Shoqërisë SK Tirana. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Blendi Fevziu (1996). Histori e shtypit shqiptar 1848-1996. Brezi 22. f. 57. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Catholicism, Culture, Conversion: The History of the Jesuits in Albania (1841-1946). Pontificio Istituto orientale. 1923. f. 266.  978-88-7210-352-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tirana: Akademia e Shkencave e Shqiperise. 2008. f. 2644. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1977. f. 144. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Shêjzat (1975). Numër përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit. Shêjzat. f. 143. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)