Erbim Fagu (lindur më 15 prill 1987) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit shqiptar KF Tirana

Erbim Fagu
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1987-04-15) 15 prill 1987 (36 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Karriera me të rinjtë
1993-2004Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2008Tirana29(1)
2006–2007Teuta (huazim)15(1)
2008–2009Elbasani14(2)
2009–2010Besa32(0)
2010–2014Skënderbeu57(1)
Gjithsej147(5)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006Shqipëria U193(1)
2006–2007Shqipëria U216(0)
Skuadra të menaxhuara
2016–2017Akademia e Futbollit
2017–2020Football Republic
2021–2022Tirana (ndihmës-trajner)
2021–2022Tirana U21
2023–2024RKVV DEM
2024–Tirana
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Fagu e nisi karrierën si futbollist te Tirana, me të cilën fitoi një kampionat dhe një superkupë. Pas largimit nga Tirana, Fagu luajti një sezon me Elbasanin dhe Besën, duke fituar kupën me këtë të fundit. Në verën e vitit 2010, ai firmosi me Skënderbeun, duke fituar katër kampionate rresht si dhe një superkupë. Pavarësisht suksesit kolektiv, periudha e Fagut te korçarët u kushtëzua nga disa dëmtime të rënda që e detyruan të japi dorëheqjen nga futbolli në vitin 2014, në moshën 27 vjeç.

Pas tërheqjes nga futbolli, Fagu nisi karrierën si trajner me klubin Akademia e Futbollit në vitin 2016. Në sezonin 2021–22, ai fitoi kampionatin si ndihmës-trajner i Orges Shehit te Tirana. Pas kësaj, ai u zhvendos në Holandë për të drejtuar RKVV DEM, kurse në shkurt 2024 u rikthye te Tirana, këtë herë në rolin e trajnerit kryesor.

Karreira si lojtar Redakto

Fagu është produkt i akademisë së Tiranës (më parë e quajtur SK Tirana). Në vitin 2004, ai u bashkua me ekipin e parë, duke qëndruar për dy sezone para se të huazohej te Teuta për sezonin 2006–07. Gjatë kohës së tij te Teuta, Fagu regjistroi 15 ndeshje dhe 1 gol, duke ndihmuar ekipin të renditej në vendin e dytë në kampionat.

Pas përfundimit të sezonit, Fagu u rikthye te Tirana, por nuk gjeti hapsira në formacion, duke qënë zëvëndësuesi i Klodian Duros në mesfushë. Në verën e vitit 2008, Fagu u transferua te Elbasani për 120,000 $. Ai shënoi dy gola në sezonin e tij të parë me Elbasanin: të parin më 13 dhjetor 2008 në barazimin 2–2 kundër Dinamos dhe të dytin më 31 janar 2009 në fitoren 2–1 në transfertë kundër Teutës.[1][2]

Për sezonin 2009–10, ai u ble nga Besa dhe bëri debutimin me kavajasit më 23 tetor 2009 në fitoren 2–0 kundër Vllaznisë.[3] Gjatë gjithë sezonit, Fagu u aktivizua në 32 ndeshje por pa mundur të shënojë.

Më 19 qershor 2010, Fagu u transferua te Skënderbeu.[4] Ai luajti 31 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë në Korçë, duke ndihmuar ekipin të fitonte titullin e parë kampion që nga viti 1933. Megjithatë, në ndeshjen e fundit të sezonit ai pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.[5][6] Në sezonin e ardhshëm, Skënderbeu e fitoi sërisht titullin kampion; Fagu, i cili u rikthye nga dëmtimi në nëntor, luajti vetëm 10 ndeshje në kampionat për shkak të disa dëmtimeve të tjera.[7] Në gusht 2012, ai firmosi një kontratë të re një-vjeçare me klubin.[8]

Karriera si trajner Redakto

Më 20 shkurt 2024, Fagu u emërua trajneri i ri i Tiranës, duke zëvendësuar Julian Ahmatajn.[9]

Referime Redakto

  1. ^ "Elbasani vs. Dinamo Tirana 2 – 2". Soccerway (në anglisht). Marrë më 12 shkurt 2014.
  2. ^ "Teuta Durrës vs. Elbasani 1 – 2". Soccerway (në anglisht). Marrë më 12 shkurt 2014.
  3. ^ "Besa Kavajë vs. Vllaznia Shkodër 2 – 0". Soccerway (në anglisht). Marrë më 12 shkurt 2014.
  4. ^ Altin Ngjela (19 qershor 2010). "Levizjet/Erbim Fagu firmos me Skenderbeun". Albania Soccer. Marrë më 14 nëntor 2023.
  5. ^ "Skenderbeu/ Rikthehen pas shume kohesh Fagu dhe Grbovic". Albania Soccer. 9 nëntor 2011. Marrë më 14 nëntor 2023.
  6. ^ "Fagu pese muaj larg fushave". Futbolli Shqiptar. 31 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 13 nëntor 2011.
  7. ^ Fatjon Pandovski (23 gusht 2012). "Skënderbeu face uphill challenge to defend title" (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 nëntor 2023.
  8. ^ Klevis Bejkolli (2 gusht 2012). "Zyrtare/ Erbim Fagu, "besnikeri" ndaj Skendebeut". Albania Soccer. Marrë më 14 nëntor 2023.
  9. ^ "Zyrtare: Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës". RTSH Sport. 20 shkurt 2024. Marrë më 23 shkurt 2024.