Tirana AS
Tirana AS janë një nga klubet pioniere të futbollit të femrave në Shqipëri. Klubi u themelua në vitin 2007 dhe mori pjesë në turneun e parë kompetitiv në Shqipëri organizuar nga FSHF, së bashku me Jubani Shkodër, Tropojë, Olimpik, Rubiku, Memaliaj dhe The Door Albania.
Pseudonimi(et) | Legjenda Bardhë e Blu, Tirona | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 15 gusht 2007 | ||
Stadiumi | Selman Stërmasi | ||
Kapaciteti | 12.500 vende | ||
Pronari | Oltion Kërnaja | ||
Liga | Kampionati Kombëtar | ||
2017-2018 | 2 | ||
|
Tirana AS menaxhohet dhe drejtohet nga Z.Oltion Kërnaja i cili është përpjekur të vazhdojë traditën e suksesshme të ish-trajnerit Altin Rraklli, nën drejtimin e të cilit u fituan 2 trofe madhore. Gjithsesi sezonet e fundit, edhe pse Tirana AS ka dhënë paraqitje dinjitoze nuk ka fituar më trofe.
Tirana AS u shpallën kampionë të të parit Kampionat Kombëtar në 28 janar, 2009 pasi shkatërruan 4-0 ekipin Jubani Shkodër. Bardheblutë janë gjithashtu fituesit e parë të Kupës të sezonit 2009-10.[1] Duke u bërë kështu fitues të dy veprimtarive të para zyrtare organizuar në Shqipëri për futbollin e femrave.[2]
Është dega e Futbollit (Femra) të Klubit Multisportësh SK Tirana.
Arritjet Kombëtare
Redakto- Kampionati Kombëtar - 1 (2009-10)
- Kupa Kombëtare - 1 (2009-10)
Rajonale
Redakto- Kupa e Pavarësisë së Kosovës: 2018[3]
Referime
Redakto- ^ RSSSF
- ^ Tirana AS fitojnë të parin eveniment zyrtar në Shqipëri!
- ^ "Tirana AS fiton kupën pas penalltive". Newsport.al. 16 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2018. Marrë më 16 shkurt 2018.
Shih edhe
Redakto- KF Tirana në Futboll
- Futsal Klub Tirana në Minifutboll (Meshkuj)
- PBC Tirana në Basketboll Meshkuj
- PBC Tirana në Basketboll Femra
- KV Tirana në Volejboll Meshkuj
- KV Tirana në Volejboll Femra