Elvis Sina (lindur më 14 nëntor 1978) është një ish futbollstë shqiptar i cili e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur për klubin kryeqytetas KF TiranaKategorinë Superiore. Gjithashtu, Sina ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare nga viti 2002 e deri në vitin 2005. Sina e ka shpenzuar shumicën e karrerës te KF Tirana, ku ka luajtur gjatë periudhave 1999–2006, 2007–2008 dhe nga viti 2009 e deri tani.

Elvis Sina

Elvis Sina në aksion.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëElvis Sina
Datëlindja (1978-11-14) 14 nëntor 1978 (45 vjeç)
VendlindjaTirana, Shqipëria
Gjatësia1.67 m (5 ft 6 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2006KF Tirana288(8)
2006–2007KF Elbasani25(1)
2007–2008KF Tirana24(0)
2008–2009Dinamo Tirana30(0)
2009–2014KF Tirana107(0)
Karriera ndërkombëtare
2002–2005Shqipëria[1]5(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 dhjetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 dhjetor 2014

Karriera me klube Redakto

Sina e filloi karrerën e tij në vitin 1999 te KF Tirana, dhe që në moshën 19 vjeçare u bë lojtar i skuadrë së parë, që nga ajo kohë, Sina ka ndihmuar skuadrën e tij të fitoje 6 herë Superligën Shqiptare, 4 herë Kupën e Shqipërisë dhe 5 herë Superkupën e Shqipërisë përpara se të largohej nga skuadra në vitin 2006 për tu transferuar te KF Elbasani. Ai luajti vetëm 1 sezon me Elbasanin përpara se të rikthehej sërisht te Tirana në sezonin 2007–08. Ai sërisht luajti 1 sezon me Tiranën për tu transferuar tek rivalët e KS Dinamo Tirana në verën e vitin 2008, ai luajti vetëm në sezonin 2008–09 dhe arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë përpara se të rikthehej edhe njëherë tek KF Tirana në vitin 2009. Që nga ajo kohë, ai ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë, të dyja në vitin 2011. Më 8 prill 2014, Sina lajmëroi se në fund të sezonit 2013–14 do të tërhiqet nga futbolli.[2]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Sina bëri debutimin e tij me kombëtaren në barazimin 1–1 kundër Zvicrës më 12 tetor 2002, ai hyri në fushë si zëvëndësim në minutën e 89 në vend të Ervin Fakajt.[3] Paraqitja e tij e dytë kombëtare erdhi katër ditë më vonë në ndeshjen kundër RusisëVolgograd, Sina edhe këtë herë hyri si zëvëndësim por në minutën e 60, ai zëvëndësoi Fatmir Vatën ku ndeshja ishte me rezultatin 4–1 për Rusinë. Prania e Sinës në fushë e ndihmoi Shqipërinë që të mos pësonte edhe golin e pestë.[4] Mbrojtësi luajti ndeshjen e tij të tretë me kombëtaren më 29 maj 2005 në një ndeshje miqësore kundër Polonisë. Ishte ndeshja e tij e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Hans-Peter Briegel. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 78 për të zëvëndësuar mesfushorin Klodian Duro[5] Ndeshja tjetër kombëtare e Sinës do të vinte në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 kundër Danimarkës më 8 qershor 2005. Si të gjithë ndeshjet e tjera, Sina hyri si zëvëndësim në minutën e 92 në vend të mesfushorit Redi Jupi.[6] Ndeshja e fundit kombëtare e Sinës do të vinte më 17 gusht 2005 në një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Azerbajxhanit. Ndryshe nga herët e tjera, kjo ishte ndeshja e parë e tij si titullar , ai gjithashtu fitoi për herë të parë një ndeshje me kombëtaren. Ai e filloi ndeshjen në mesfushë dhe u zëvëndësua në minutën e 90 me kosovarin Armend Dallku pas një ndeshje fantastike.[7]

Trofe Redakto

KF Tirana
Dinamo Tirana

Referime Redakto

  1. ^ International caps (Ndeshjet ndërkombëtare
  2. ^ ""Blindohet" Gilberto, do rinovojë për 10 mijë dollarë. Sina do të tërhiqet në fund të sezonit". Panorama Sport. 9 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014.
  3. ^ Albania 1-1 Switzerland
  4. ^ Rusia 4-1 Shqipëria
  5. ^ Polonia mund me rezultatin 1–0 Shqipërinë
  6. ^ Denmark 3-1 Albania
  7. ^ Albania 2-1 Azerbaijan

Lidhje të jashtme Redakto