Mursi (popull)
Populli Mursi (ose siç prefereojnë të quhen Mun)[1][2] janë një grup etnik nilotik pastoralist që popullojnë pjesën jug-perëndimore të Etiopisë në kufi me Sudanin Jugor. Sipas censusit kombëtar të vitit 2007, popullsia Mursi ishte 7,500 banorë, nga të cilët vetëm 448 jetojnë në zona urbane.[3]
Rrethuar nga lumi Omo dhe nga lumi Mago, vendi i banuar nga populli Mursi, është një nga rajonet më të izoluara në vend. Ata janë të rrethuar nga popujt e tjerë Aari, Banna, Bodi, Kara, Kwegu, Nyangatom dhe Suri.
Besimi dhe kultura
RedaktoAshtu si edhe shoqëritë e tjera agro-pastoraliste të Afrikës Lindore, Mursit besojnë tek një forcë më e madhe se vetja e tyre, të cilët ata e quajnë Tumwi.[1][4] Përgjithësisht kjo forcë ndodhet në qiell, megjithëse ndonjëherë Tumwi manifestohet si shfaqje konkrete përmes ylberit apo zogjve. Jeta fetare e shoqërisë orientohet nga një prift, të cilin e quajnë Kômoru. Ky post është i trashëguar, në ndryshim nga postet e tjera politike të qujatura Jalaba. Prifti mishëron në personin e tij mirëqenien e grupit si një e tërë dhe vepron si një mjet komunikimi ndërmjet komunitetit dhe Zotit (Tumwi), sidomos kur komuniteti kërcënohet nga thatësira dhe sëmundjet. Roli i tij karakterizohet nga zhvillimi i ritualeve publike për të sjellë shi, për të mbrojtur burrat, bagëtitë dhe të korrat nga sëmundjet, për të shmangur sulmet nga fise të tjera, për të mbrojtur pjellorinë e tokës, të njerëzve e të kafshëve. Prifti nuk duhet të largohet nga toka e popullit Mursi, në mënyrë që të mbrojë lidhjen mes Zotit dhe njerëzve (bhuran). Klani Komortê, konsiderohet si klani i priftërinjve, pasi nga ky fis e kanë trashëguar postin në çdo brez. Fise të tjerë priftërinjsh janë Garikuli dhe Bumai.[1][4]
Besimi i popullit Mursi klasifikohet si animist, megjithëse aty pranë vepron edhe një mision i krishterë që ofron arsimim, udhëzime dhe ndihmë mjekësore.[5]
Cikli i jetës
RedaktoKy popull vazhdon ende të ndjekë ritet dhe proceset disiplinore të trashëguara. Një nga ritet më të njohur për popujt Mursi dhe Surma është se ata janë ndër të vetmit dhe të fundit tribu që e konsiderojnë shpimin e buzës së poshtme dhe mbajtjen e një disku druri apo pjate argjile si normë morale nga ana e grave. Vajzat e shpojnë buzëne poshtme në moshën 15 apo 16 vjeçare.
Pjatat që gratë vënë rreth buzëz shërbejnë për ti shërbyer bashkëshortit ose një mashkulli tjetër nga fisi ushqimin. Gjithashtu përdoren eshe gjatë mjeljes së lopës apo nga gjatë kërcimit nga vajzat e pamartuara. Së fundmi, kjo traditë është përdorur edhe për të fituar më tepër para nga turistët.[6][7] Ornamente të ngjashme përdor për të dyja gjinitë tribuja Suyá dhe vetëm për meshkujt tribuja Kayapo në Brazil.[8]
Mundja ceremoniale është një vlerë e çmuar për meshkujt Mursi, një shënjues kryesor i identitetit, veçanërisht për beqarët. Në ndeshjen festive-luftarake Dunga, të rintë dueljnë duke pëdorur shkopinj të gjatë dhe fituuesi ka të drejtë të zgjdhe një vajzë për tu martuar. Shoqëria është e organizuar sipas bashkësive të moshës. Gruaja shoqërohet me të njëjtë bashkësi moshe që është edhe burri. Këshilli i pleqve është ai që merr vendime qeverisëse.
Dekorimi i trupit
RedaktoKa disa arsye se pse njerëzit lyen me bojë. Fëmijët luajnë dhe eksperimentojnë, të rinjtë përpiqen tu bien në sy zonjushave dhe të gjithë përpiqen të tërheqin turistët. Sidoqoftë, punimet me argjilë janë të shenjta e të fuqishme, dhe përbëjnë zemrën e jetës religjoze dhe kurative të popullit.[4] Shumica e atyre që turistët shoqin të lyer nuk kanë të bëjnë me shkaqe rituali.[9] E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e fotografive të kësaj faqeje.
Autoritetet qeveritare
RedaktoSi një nga popujt më të izoluar në Etiopi, Mursit kanë qënë gjithmonë relativisht autonomë nga qeveria etiopiane. Ata gjenden në një sitauatë herë me marrëdhënie paqësore e herë armiqësore me fqinjët e tyre, Bodi dhe Banna.
Ata janë në rrezik shpërnguljeje dhe mohimit të tokës bujqësore nga Fondacioni afrikan i parqeve. Thuhet se zyratët e parkut, i detyruan ata të firmosin dokumente që as nuk dinin ti lexonin. Në vitin 2005, 463 shtëpi u shkrumbuan në parkun kombëtar të etiopisë Nech Sar, pasi Fondacioni afrikan i parqeve nënshkroi një marrëveshje me qeverinë etiopiane.[10]
Referime
Redakto- ^ a b c Turton, David (1973). The Social Organisation of the Mursi: A Pastoral Tibe of the Lower Omo Valley, South West Ethiopia. London School of Economics: PhD Thesis.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mursi Online Editor. "Introducing the Mursi". University of Oxford. Marrë më 11 janar 2013.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 2007 Ethiopian census, first draft Arkivuar 4 qershor 2012 tek Wayback Machine, Ethiopian Central Statistical Agency (accessed 6 May 2009)
- ^ a b c Mursi Online Editor. "Religion and HEaling". Oxford Department of International Development, University of Oxford. Marrë më 11 janar 2013.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ www.mursi.org, Jerry Carlson. "How the missionaries came to Makki". www.mursi.org. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Turton, David (2004). "Lip-plates and 'the people who take photographs': Uneasy encounters between Mursi and tourists in southern Ethiopia". Anthropology Today. 20 (3): 3–8.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Strecker, Ivo & Lydall, Jean (2006). Perils of Face: Essays on Cultural Contact, Respect and Self-Esteem in Southern Ethiopia. fq. 382–397.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Turner, Terence (1980). The Social Skin. Not Work Alone: a Cross-cultural View of Activities Superfluous to Survival: Temple Smith. fq. 112–140.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Régi, Tamás (2012). "Tourism, leisure and work in an east African pastoral society". Anthropology Today. 28 (5): 3–7.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Popujt e Afrikës
Lidhje të jashtme
Redakto- Mursi Online
- Banorët e Afrikës
- Gjiha Mursi
- National Geographic - Galeri me fotografi Arkivuar 26 maj 2005 tek Wayback Machine
- Mursit në rrezik shpërnguljeje
- An anthropologist's comments on the Mursi and the Omo Park situation (also available as a Word file Arkivuar 27 shkurt 2008 tek Archive-It)
- Mursi Online page on the Mursi 'Surmic' language (tugo)