Musa Demi (1878-1971), ishte një revolucionar shqiptar dhe shkrimtar. Ai ishte një nga ithtarët kryesorë të Zgjimi Kombëtar Shqiptar, në rajonin e Filatit, Ajdonatit dhe Gumenicës (Çamëria).

Musa Demi
Fotoporteti
Emri Musa
Mbiemri Demi
Lindur më 1878
Lindur në Filat, Perandoria Osmane
Vdiq më 1971
Vdiq në Shqipëri
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, revolucionar

Musa Demi u lind në Filat, atëherë një qytezë i Perandorisë Osmane në vitin 1878. Babai i tij Hamit Demi ishte një pronar toke lokal i rajonit nga familja Demi e Filatit. Gjyshi Musa Demi ka qenë Çafa Demi. Ai u diplomua nga shkollë lokale dhe laike i shtetit Osmane (quajtur rüşdiyeTurqisht) dhe pastaj vazhdoi studimet e tij në Janinë.

Në fillim të viteve 1900, ai u bë një nga themeluesit e shoqatës Vëllezëria e Filatit dhe ishte komandant prej një çetës më të rëndësishme i rajonit (grupet e armatosura guerile duke luftuar për pavarësinë e shqiptarëve).[1] Më 25 gusht 1908, së bashku me rilindas të tjerë, ai hapi në Filat shkollën e parë në gjuhën Shqip.[2][3] Musa Demi, Rasih Dino, së bashku me vendasit tjera siguruar fondet për ndërtimin e ndërtesës së shkollës.[4][5]

Musa Demi, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Antifashiste të minoritetit çam në Greqi. Ai ka qenë gjithahstu një nga mbrojtësit kryesorë të të të drejtave të komunitetit çam në arenën ndërkombëtare pas largimit të dhunshëm të minoritetit çam nga Greqia.[6]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, është thënë se ka pasur kontakt me Partinë Komuniste shqiptare si edhe Partinë Komuniste Greke. Megjithatë, është kontestuar se ka pasur një lëvizje "socialist"e përreth Musa Demit, gjatë kësaj periudhe.[7]Vajza e tij, Ballkëze Demi luftoi dhe vdiq, gjatë Rezistencës Shqiptare të Luftës së Dytë Botërore.[5]

Ai u dekorua në vitin 1945 me medaljen: Patriot i Rilindjes Kombëtare. Musa Demi vdiq në vitin 1971. Në vitin 1978, për të 100 vjetorit e formimit të Lidhjes së Prizrenit, ai u dekorua pas vdekjes me medaljen civile: Për Veprimtari Patriotike, për aktivitetet patriotike.[4]

Burimet

Redakto
  1. ^ Stavro Skendi, The Albanian national awakening, 1878-1912, Princeton University Press, 1967, f. 421.
  2. ^ Kaliopi Naska, Dokumente për Çamërinë: 1912-1939, General Directorate of Archives, Dituria, 1999, pp. 661–91.
  3. ^ Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947, Botimet Dudaj, 2002, pp. 200–210.[lidhje e vdekur]
  4. ^ a b Kaliopi Naska, Dokumente, f.661–91.
  5. ^ a b Hajredin Isufi, Musa Demi, f.200–210.
  6. ^ Lorenc Agalliu, "çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore", doktoraturë, Universiteti i Tiranës (2016)
  7. ^ Ethnologia Balkanica, LIT Verlag Münster, 2002, f. 182. "Indeed, particularly in Filati it is contested that there was a 'socialist' movement... around the person of Muse Demi and others.... During the occupation he is said to have held close contact to the Greek and Albanian Communist party and supported the resistance movement in Chameria."