Bukla e madhe (latinisht: Mustela erminea), e njohur edhe si hermelini i bardhë, është një gjitar, që i takon nënfamiljes Mustelinae të familjes Mustelidae, i cili gjendet në Euroazi dhe Amerikën e Veriut. Dallon nga nuselala për nga përmasat më të mëdha dhe nga bishti më i gjatë. Me prejardhje nga Eurazia, kaloi në Amerikën e Veriut disa gjysmë milion vjet më parë, ku u natyralizua dhe u bashkua me nuselalën bishtëgjate, e cila është me përmasa më të mëdha.

Bukla e madhe
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Mustelidae
Gjinia: Mustela
Lloji:
M. erminea
Emri binomial
Mustela erminea
Përhapja e buklës së madhe

Përhapja dhe popullsia

Redakto

Bukla e madhe gjendet në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, nga Groenlanda dhe ishujt e Arktikut kanadez dhe siberian deri në paralelen 35° Veri. Buklat në Amerikën e Veriut gjenden nëpër Alaskë dhe Kanada dhe në shumicën e pjesës veriore të Shteteve të Bashkuara deri në qendër të Kalifornisë, në pjesën veriore të Arizonës, në veri të Nju Meksikos, në Iowa, në rajonin e Liqeneve të Mëdha, në New England dhe Pensilvani, por mungojnë në shumicën e Rrafshnaltës së Madhe, dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Buklat në Evropë gjendet deri në paralelen 41º Veri në Portugali, dhe banojnë në shumica e ishujve me përjashtim të Islandës, Svalbardit, ishujve mesdhetare dhe disa ishujve të vogël të Atlantikut të Veriut. Në Japoni, është e pranishme në malet qendrore (në pjesën veriore dhe qendror të Alpeve japoneze) deri në pjesën veriore të Honshusë (kryesisht mbi 1,200 m) dhe në Hokkaido. Përhapja vertiakle e buklës është nga niveli i detit deri në 3,000 m.

Referime

Redakto
  1. ^ Reid, F.; Helgen, K.; Kranz, A. (2016). "Mustela erminea". IUCN Red List of Threatened Species. 2016: e.T29674A45203335. doi:10.2305/IUCN.UK.2016-1.RLTS.T29674A45203335.en. Marrë më 19 nëntor 2021. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)