Muzafer Korkuti
Prof. Dr. Muzafer Korkuti (Fterrë, 17 maj 1936) është arkeolog shqiptar, akademik, botues i dhjetra librave, shkollorë dhe akademik, si dhe botues i mbi 79 artikujve shkencor, brenda dhe jashtë vendit.
Edukimi
RedaktoArsimin fillor e ka kryer fillimisht në vendlindje, më pas në Kuç të Kurveleshit, si dhe arsimin e mesëm në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës së mesme, deri në fillimin e studimeve universitare ka punuar si mësues dhe drejtor i Shkollës 7-vjeçare të Kuçit. Studimet e larta i ka kryer në periudhën 1957-1960 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori Filologjisë, dega Histori, si dhe më pas në Bashkimin Sovjetik, Universitetin e Shën Petersburg. U diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1962. Në vitin 1978 ka marrë titullin Doktor Shkencash me botimin "Problemet pre e proto të historisë së Shqipërisë". Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë. Gjatë veprimtarisë së tij ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike.
Karriera
RedaktoPasi mbaroi shkollën e lartë u emërua në Qendrën e Studimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave. Karriera e tij si arkeolog i prehistorisë ka qenë e fokusuar në disa ekspedita, si kërkimet në pellgun e Korçës, kërkimet në vendbanimin prehistorik të Maliqit, në periudhën 1961-1965, në Tren, në Dunavec, në Vashtemije, apo edhe ekspeditën përnjohëse mbrapa tokave të Apollonisë. Ka zhvilluar dhe drejtuar edhe shumë kërkime dhe ekspedita të tjera arkeologjike në shumë treva të Shqipërisë, por edhe në trevat shqipfolëse, si në Kosovë. Gjatë të gjithë karrierës së tij shkencore dhe akademike ka mbështetur tezën e autoktonisë së shqiptarëve në trevat e tyre, si dhe të vijimësisë parailire-ilire-arbërore, duke theksuar se Ilirët janë popullsi autoktone vendase, e formuar në Ballkanin Perëndimor në mijëvjeçarin e tretë p.e.s.
Prof.Dr.Muzafer Korkuti ka botuar mbi 79 artikuj shkencor në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është bashkautor i teksteve universitare "Arkeologjia" 1972, 1985 dhe "Historia e Shqipërisë", "Les Illyriens", 1985 dhe "Historia e Popullit Shqiptar" 2003. Është autor i monografive: "Neolithichum und Chalkolithichum in Albanien", 1985 (Gjermani) dhe "Parailirët, ilirët, arbërit" (Histori e shkurtër), 2003. Eshtë gjithashtu autor i disa teksteve shkollore të librave të historisë, kryesisht atyre të klasës së 4-ët, të 8-të dhe të 9-të. Është lektor i arkeologjisë që nga 1968 në Universitetin e Tiranës dhe në vitet 1972-1975 në Universitetin e Prishtinës. Ka dhënë gjithashtu leksione në disa universitete të tjera, si: Universite de Paris I, Sorbonne 1995 (Francë), Heidelberg e Munster (Gjermani), Romë, Scuola Normale Superiore Pisa 1990, Bari e Bologna (Itali), Cincinnati (SHBA), Universitetin e Berlinit, Universiteti Jonian i Korfuzit 1988, Centre de Recherches Protohistoriques/Universite de Paris I/1986, Ecole Pratique des Hautes Etudes I, etj . Ka marrë pjesë me kumtesa e referate shkencore në disa dhjetëra simpoziume e kongrese ndërkombëtare. Ka qenë gjithashtu kryeredaktor i revistës "Iliria" që nga viti 1971, si dhe anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, që nga 1986.[1][2][3] Në vitin 1986 është zgjedhur anëtar i Komitetit të Përhershëm të Shkencave Pre e Protohistorike Botërore, UISPP.
Ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërise, nga shtatori i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2017, si dhe atë të n/Kryetarit të Akadamisë së Shkencave të Shqipërise, gjatë periudhës 2009-2013. Ka qenë gjithashtu Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në vitet 1968-1977, 1981-1989, 1997-2008.
Tituj dhe dekorata
RedaktoNë vitin 2006 është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu me Urdhrin "Mjeshtër i Madh", "Për kontribut të veçantë në zhvillimin e përparimin e arkeologjisë shqiptare, studimet arkeologjike dhe formimin e brezave të arkeologëve të rinj". Në vitin 2015 është nderuar me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani “Për drejtimin profesional dhe vizionar të Institutit të Arkeologjisë e të Akademisë së Shkencave; në vlerësim të kontributit të vyer shumëvjeçar për përparimin e shkencës së arkeologjisë dhe qasjen e saj te publiku i gjerë, si dhe për angazhimin e përhershëm në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me studiuesit ndërkombëtarë në fushën e kërkimeve dhe studimeve arkeologjike”. Në vitin 2017 ka marrë gjithashtu titullin Dr.Honoris Causa nga Universiteti Ismail Qemali i Vlorës, me motivimin: “Personalitet i shkencës dhe kulturës, me kontribute origjinale dhe themeltare në mendimin historik dhe zhvillimin e shkencës së arkelogjisë shqiptare, në funksion të identitetit tonë kulturor, model referencash shkencore për breza kërkuesish dhe studiuesish”.
Bibliografi/ Libra
Redakto- Parailirët, ilirët, arbërit : histori e shkurtër - 2003
- Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri - 2010
- Archeological studies on the prehistory of Albania - 2013
- Etnogjeneza e Ilirëve - 2016
- Shqiperia arkeologjike / L'Albanie archéologique - 1971
- Dardania : Kërkime dhe studime arkeologjike - 2015
- Arti shkëmbor në Shqipëri - 2008
- A propos de la formation de l'ethnie-illyrienne : (a la lumiére des découvertes faites en Albanie) - 1972
Bibliografi/ Botime shkencore
Redakto- Aleksandër Stpçeviç, Ilirët, Prishtinë, 1967, St. Hist. 1968, 4, f.201-206 Problemi ilir i gjenezës së shqiptarëve në dritën e kërkimeve ërkeologjike shqiptare, St.Hist. 1969, I, f.27-61 Piktura e Trenit, St.Hist, 1969, 2, f.63-84 Qeramika e pikturuar e kohës së vonë të bronzit dhe e kohës së hershme të hekurit dhe karaketi ilir i bartësve të saj, St. Hist. 1963, 3, f.159-171 Marrëdhëniet kullturore iliro-egjeane në epokën e bronzit të vonë dhe mbijetesa e disa objekteve të tipit miken në epokën e hekurit, St.Alb. 1970, 2, f.43-59 Vendbanimi prehistorik i Trenit, Iliria, 1971, I f.7-17. Shqipëria vendi i një kulture të lashtë, në Shqipërinë Arkeologjike, 1971, f.5-11. Vendbanimi neolitik i Dunavecit, Bul. Ark., f.211-227 Vendbanimi i Dunavecit, Iliria III, 1974, f.383-387. Rreth formimit të etnosit ilir, St.Hist. 1972, 3. Rreth vendbanimeve të fortifikuara ilire të periudhës së parë të hekurit në territorin e Shqipërisë, St. Alb. 1973, 2, f.91-104 Stacioni i neolitit të mesëm në Cakran të Fierit, Iliria III, 1974, f.45-101. Mbi rezultatet e gërmimeve të vitit 1973 në vendbanimin neolitik të Dunavecit, Iliria III, 1974, f.383-387 Raport mbi rezultatet e gërmimeve të vitit 1973 në Dunavec, Bul.Ark. 1974, 4, f.1-13. Rreth formimit të etnosit ilir, Kuvendi i I, 1974, f.67-84. Stacioni prehistorik i Vashtemisë, Bul. Ark. 1975, 5, f.4-10. La peinture rupestre de Lepenica, St.Alb., 1979, 2, f.183-195. Vendbanimi prehistorik i Kolshit, Iliria, 1977-78, f.234-240 Vendbanime të fortifikuara të Labiatisë, Buletin i Shkodrës, 2, 1979, f.121-130. Stacioni prehistorik i Vlushës dhe rëndësia e zbulimit të tij, Buletini i Skraparit, 1980, f.24-29. Tuma e Patosit, Iliria 1981, I, f.7-55 Mbi disa preobleme lidhur me etnogjenezën e ilirëve, Iliria, 1982, I, f.157-190. Vashtëmia, një vendbanim i neolititit të hershëm, Iliria 1982, 2, f.91-146. Gjetje të reja të paleolitit të mesëm nga stacioni i Xarrës, Iliria 1983, I, f.39-49. Vendbanimi neolitik i Kolshit, Iliria 1983, 2, f.11-75. Shpella e Bënjës, Iliria 1983, 2. Piktura shkëmbore e Lepenicës, Iliria 1984, I, f.5-14. Marrëdhëniet midis dy bbrigjeve te Adriatikut jugor në kohën e bronzit e të hekurit, Iliria 1985, I, f.93-104. Probleme etno-kulturore të epokës së eneolitit në Shqipëri. Iliria 1985, 2, f.43-82. 25 vjet kërkime për eneolitin dhe neolitin në Shqipëri (1961-1986), Iliria 1985, 2, f.43-82 Çështje themelore të prehistorisë në Shqipëri, Iliria 1989, 2, f.15-30. Një kushtim i epokës së bronxit në Çukë, Iliria 1990, I, f.75-84. Gërmime arkeologjike të vitit 1986 në Katundas, Iliria 198, 2, f.151-152. Blagoje Govedarica Ranobronzoro doba na podrucje Jadrana, Sarajevo, 1989 (recension) Iliria 1989, f. 253.256. Gërmimet arkeologjike të vitit 1989 Konispol, Iliria, 1989, 2, f.260-262. Paleoliti në Shqipëri, Iliria 1995, 1-2, f.5-15. Kultura e epokës së bronzit në vendbanimin e Cetushit (me bashkautorë), Iliria 1996, 1-1, f.5-19. Shpella e Konispolit (me bashkautorë), Iliria 1996, 1-2, f.183-208
- Le piture rupestri di Treni (Albania) Bolletino del Centri Comuni di studi preistorice vol.IV, 1968 p.89-93. Rapport sur les fouilles archeologiques effectuees durant les annes 1963-1966 en Albanie. Bulletin darcheologie sud est Europeens, Bucarest 1969, I, p.11-32. Fouilles archeologique en Albanie dans iintervalle 1967-1969, Bucarest 1971, p.11-35 Les raports de civilisation illyro-egens du bronze et la survivance de certains objets de type mycenien a iage du fer, ne ACTS du II Congres international des etudes du sud-est Europeen (Athens, 7-13 mai 1970) Tom II, Athens 1972, pp.109-120. De illyrie dhier a lAlbanie dAujourdhui, ne Le courrier Unesco Avril 1974, p.4-12. Alkune caratteristiche degli abitati protourbani nell Illiria meridionale, U.I.N, 1973, Posebna izdanja, Knjiga XXIV, pp. 131-135 Zagreb 1976. Un sguardo sui rapporti fra le culture neolitice di Cakran e di Velca con le limitrofe culture, Firence 1975, p.158-162. Die Siedlungen der spaten Bronze und der fruhen Einsenzeit in Sudwest Albanien, Berlin 1982, p. 235-253. New data about the middle late palaeolithic in Albania, Athens 1983, p. 499-508 Gesehite und Kultur Albaniens in vorgeschicht seherziet, Antike Melt 1983, p.3-11. I rapporti fra le due coste dell Adriatico meridionale nelleta del bronzo e del fero, Napoli 1983, p.167-179. Decouvrir iarcheologie Albaniese, Dosierrs Archeologie, Paris 1986, p.6-19. Aspetes de la cultureeneolithique en Albanie, Bonn 1991, p. 247-258. Illyrien in der Vorgeschichte, Hildesheim 1988, p. 7-31. La fase antica del medio neolitico in Albania, Instanbul 1993, p. 75-84. Forme e strutture insediative neo ed eneolitico in Albania, Verona 1993. Archaeology in Albania, AJA, vol 97, p.703-743. Die fruhe stufe des mittleren neolithicum in Albanien (Stadi i hershëm i neolitit të mesëm në Shqipëri), në ANATULICA, XIX, Istambul 1993, f. 75-84. Eletrical resistivity surveys as indicators of site potential: exemple from a rockshelter in Southern France and a cave Southern Albanian ( Kërkime mbi rezultatet elektrike si indikator i potencialit të qendrës: shembuj nga një shkëmb në Francën Jugperëndimore dhe një shpellë në Shqipërinë Jugore), me bashkautorë, në Geoarchaeology nr. 8, f. 217-227. Radiocarbon and archaeomagnetie data from Konispol Cave, Albania, (Datime radiokarbonike dhe arheomagnetike nga shpella e Konispolit), me bashkautorë, në ANTIQUITY, v.68, nr.259, 1994, f. 335-339. Il mesolitico in Albania (Mezoliti në Shqipëri), XIII Kongresi Ndërkombëtar i Pre-protohistorisë, Forli, 1996, f. 175 -184
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2011. Marrë më 25 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Albania. Scarecrow Press. fq. 250. ISBN 978-0-8108-4872-6. Marrë më 25 shtator 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Buitenhuis, H.; Bartosiewicz, L.; Choyke, Alice Mathea (1998). Archaeozoology of the Near East III: proceedings of the third international symposium on the archaeozoology of southwestern Asia and adjacent areas. Centre for Archeological Research and Consultancy. fq. 150. ISBN 978-90-367-0791-6. Marrë më 25 shtator 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)