Nafi Çegrani
Nafi Çegrani lindi më 10 tetorë 1946 në Çegran Komuna e Gostivarit, RSFJ (sot IRJM). Studjoi gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup, kurse pas daljes nga burgu diplomoi gazetarinë në Tiranë . Është autor i disa përmbledhjeve me poezi si ,,Orfe i vrarë,, i botuar në Elbasan më 1995, ,,Qiell me barë,, ,,Kështjella e vetmisë,, SHB ,,Luma,, Tetovë, ,,Gjethe vjeshte,, Tiranë dhe librit publicistik Ballë për ballë me vdekjen 1. dhe Ballë për ballë me UDB-në , që patën jehonë dhe bëri bujë të madhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nafi Çegranit gjersa merrej me gazetari në Shkup, më 1981 UDBJA ia kurdisi një proçes gjyqësor me akuza të manipuluara dhe të rreme në Zenicë të Bosnës,e ky proces ishte një farsë, ishte konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke e dënuar fillimisht me vdekje-pushkatim, e më pas dënimin ia kthyen në 20 vite burg të rëndë, prej të cilëve afro 12 vite i kaloi në kazamate. Tani gjendet në liri dhe merret me shkrime e krijimtari letrare. Themelues i radios së parë lokale në gjuhën shqipe në Shkup ,,Kanali 4,, Ka vite që drejton TV regjionale "'Zëri i Çegranit"' në vendlindjen e tij në Çegran të Gostivarit.
Nafi Çegrani | |
---|---|
U lind në | 10 tetorë 1946 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Analist dhe Publicist |
Jeta
RedaktoShkollën fillore e kreu ne vendlindje, kurse Normalen për mësues ,,Zef Lush Marku,, e mbaroi në Shkup. Ca vite ushtroi profesionin e mesuesit në fshatin Koritë të malësisë së Gostivarit./ Përçka edhe u frymëzua me motive migjeniane, duke shkruar artikuj, reportazhe të ndryshme për jetën ,doket dhe traditat e malesorëve të kësaj ane. Disa artikuj i botoi edhe nga sfera e folklorit në shtypin e atëhershëm, në “Zërin e rinisë”, “Flaka”, “Bota e re”, “Rilindja”! Por, botoi edhe vjersha per fëmijë në revistat si “Gëzimi”, “Fatosi”, “Pionieri” të Prishtinës etj. Mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah gjuha dhe veshëmbathja, doket dhe zakonet i takojnë kohës së Gjon Buzukut... Kështu edhe ato ca shkrime që bëri si reportazhe e poezi, tregime dhe vargje për jetën, të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu, siç pohon edhe vete Nafi Çegrani, në fshatrat Koritë, Gurguricë dhe Sëdllarevë, ka gjetë shumë nxënës të cilët i kanë ngjarë Lulit të vocër. Jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit... Pa shkëputje nga puna , me tërë vullnetin që kishte, u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup, për degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka studiuar edhe në katedrën albanologjike, njëherit edhe gazetarinë pranë Fakultetit për studime interdisciplinare në Shkup. Disa poezi autori i ka botuar edhe në revistën arbëreshe “Zjarri” të Palermos gjersa ka qëmdruar në Romë të Italisë. Kurse me pseudonimin FATMIR PETRELA ka botuar ato vite në revistën “Jehona” ...! ,,...Erdhën edhe demonstratat e vitit 1981. Herët në orët e mëngjesit, një tog milicionerësh me uniformë dhe me automatikë të armatosur gjer në dhëmb dhe agjentë civil /pjestar te KOS-it ushtarak dhe UDB-se jugosllave/, kishin rrethuar në hekur tërë pallatin, dhe duke hyrë në banesë në mënyrë kriminale të tipit GESTAPO , me sjellje arogantësh, duke frikësuar fëmijët e vegjël të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo orendi, libra dhe çdo gjë tjetër, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk i kanë kthyer... Duke ofenduar e sharë çdo gjë dhe NËNËN SHQIPTARE, të prangosur e depertojnë Nafi Çegranin në drejtim të panjohur, në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës në Bosne.../ ,,Nuk e imagjinoja dot se cfarë mund të më pergatisnin atë kohë,sepse isha i pafajshëm. Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko aktvendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavleviq Mirko: kzh.139/83 të 13.prillit 1983/, ku kërkoi që Gjykata e Zenicës të bën rishqyrtimin e vendimit paraprak i cili ishte fund e krye i pabazë / nga akuza dhe gjëra të imagjinuara/, duke kërkuar që të lërohesha nga burgu. ... Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi të montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë nëntoka e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav!,,- do të thotë Nafi Çegrani. /… Sot, kjo çështje gjendet për shqyrtim dhe drejtësi, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Europës për të drejtat e Njeriut në Strasburg/! “Dinjiteti im përballë intrigave të kriminelëve ! Ajo nëntokë udbashiane që më dëbuan në qelitë skëterë të kazamateve të Zenicës në Bosne vitet 1981, lehtë më akuzonin për gjëra me të cilat nuk kisha lidhje as njohuri, ata me gjykonin dhe të njejtët më dënonin. Çfarë lojërash djalli e dreqi bënin, njeriu normal nuk mund ta merrte me mend. Dhe sa herë që kundërshtoja akuzat e rreme dhe dallaveret e tyre të atij teatri gjyqësor të pafytyrë. aq edhe më shumë më bënin fajtor! Unë dhe dinjiteti im përballë intrigave dhe manipulimeve të hetuesisë dhe gjykatësve kriminel që zbatonin planet e konspiracionit të nëntokës së UDB-së dhe KOS-it jugosllav, e të cilët me pa të drejtë dhe në mënyrë banditeske kërkonin kokën time... Pse ?
Me daljen në liri,Nafi Çegrani gjeti familjen totalisht të rrënuar dhe të shkateruar, me plotë trauma psikike dhe fizike! Çdo gjë duhej të nistr nga filimi, nga zero…Një jetë të re përplotë batica dhe zbatica. Hapi radion e parë lokale… ...Sot, të botuara ka disa libra me poezi dhe nga sfera publicistike. Shkruan për nderin dhe dinjitetin e shqiptarit të vuajtur, për raportet e kohës dhe historisë në Gadishullin e Ballkanit, ku shqiptari gjithëmonë ka qënë viktimë dhe kurban ballkanik. Në dorëshkrime ka dy romane: "Rrënjët" dhe "Lumi im" / të cilët ishin gati të djegura më 1979, kur në mënyrë misterioze banesës së tij në Shkup i vihet flaka/.
Pas daljes nga burgu merret me shkrime publicistike dhe është autor i disa veprave letrare: "ORFE I VRARË" /poezi/ Onufri 1995, Tiranë. "Kështjella e vetmisë" /poezi/ SHB "Luma" 1998, Tetovë. "Antikohë" /poezi/ Interdiskont,1998 Shkup. "Qiell me barrë" /poezi/ AZA-SEsoft 1999, Tetovë. "Ballë për ballë me vdekjen" /libër autobiografik/ ,,Magnat,, 1999 Shkup. "Ballë për ballë me vdekjen" /ribotim/ SHB ,,Koha,, 2000 Tiranë. / e që bëri bujë të madhe /. "Drajfusi ballkanik" /në gjuhën maqedonase/ Iris 2010, Strugë. "Gjethe vjeshte" /poezi të ribotuara/ GK DOLLANJA 2014, Tiranë.
"Cunami dhe deti" roman 2018 Iris, Struga ISBN 978 608-207-220-3.
"Udba sy djalli për shqiptarër, publicistikë 2018 Iris , Struga ISBN 978-608-207-220-7
Autori Nafi Çegrani, pas librit ,,Udba dhe shqiptarët,, është në përgatitje e sipër të romaneve me titull: “ Hijet e natës” dhe " Zambaku i bardhë" !
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoDuke shkruar për jetën, personalitetin dhe veprën e Naf Çegranit :
“... Nafi Çegrani, autor i librit “Ballë për ballë me vdekjen, 1” pas këthimit të tij nga Amerika, ku ishte arratisur më herët, më 1981 e arrestojnë në banesën e tij në Shkup oficera të KOS-it dhe Policisë udbashiane jugosllave, dhe në saje të akuzave të rreme,të kurdisura, të sajuara dhe inskenuara me motive politike për të ashtuquajtur ,,vrasje,, që, në fakt, nuk egziston, duke e dëbuar në qelitë e kazamatësmë famkeqe të Zenicës në Bosne / ishte proces policoro-gjyqësor i montuar fund e krye sipas një plani sekret dhe urdhër të atyre që e kërkonin kokën dhe likuidimin e tij ...!/ Pra, në librin që shkruan autori,për dinjitetin e tij përballë intrigave tinëzare dhe manipulimeve të nëntokës kriminale udbashiane , meriton kornizë kombëtare, siç e kam thënë edhe në një shkrim timin të mëhershëm , është një sagë e dhimbëshme ku Nafi Çegrani shtjellon të vërtetën,duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e pafajsisë së tij, kjo edhe e bën autorin të kalitur në ecjen e tij, dhe në jetën e vështirë të mbetet si një legjendë e gjallë ...!”- thotë me nje seriozitet ne fytyr recenzenti Dr. Asllan Selmani.
Referime
Redaktoart Tetovë, emisioni ,,Fokus,, http://www.tv sitel.com
[http://www.gazetanacional.al[lidhje e vdekur]
ref[http://www.kosovari.media.com[lidhje e vdekur]
[1] [2] [3] <ref>[http://www.yllpress.com/5869/rrefehet-nafi-cegrani-maqedonia-cerdhe-e-spiuneve.
ref [http://www.slobodna-bosna.ba/vijesti/1603/paravinja_iz_naseg_sokaka.html
http://www.globusmagazin.com.mk
[http://www.zhurnal.mk https://www.facebook.com/Nafi Cegrani
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2017. Marrë më 13 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ [1]
- ^ [2]