Nahia
(Përcjellë nga Nahiya)
Nahia (arab. ناحية; Nāḥiya) është një lloj rajonal ose lokal i ndarjes administrative që zakonisht përbëhet nga një numër fshatrash ose nganjëherë qytete më të vogla, i zbatuar edhe në viset shqiptare gjatë Perandorisë Osmane (Nahije).
Në Taxhikistan, është një divizion i nivelit të dytë, ndërsa në Siri, Irak, Liban, Jordani, Sinkiang dhe ish-Perandorinë Osmane, ku quhej edhe buxhak, është një divizion i nivelit të tretë ose më të ulët. Mund të përbëjë një ndarje të një kaza, mintakah ose një ndarje tjetër të tillë të llojit të distriktit dhe nganjëherë përkthehet si "nën-distrikt".