Nahçivani (Azerbajxhanisht: Naxçıvan, shqiptimi nɑ̝χt͡ʃɯ̞ˈvɑ̝n është një qytet në Republikën e Azerbajxhanit dhe qendra administrative e Republikës Autonome të Nahçivanit.[1] Mddodhet 450 km në perëndim të Baku. Është e përhapur në ultësirën e Maleve Zangezur, në bregun e djathtë të lumit Nahçivan në një lartësi prej 873 m mbi nivelin e detit.

Nahçivani
Naxçıvan
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej94.500

Nahçivani ka një klimë kontinentale gjysmë të thatë (Köppen BSk) me dimër të shkurtër, por të ftohtë, me dëborë dhe verë të gjatë, të thatë, shumë të nxehtë.

Historia Redakto

Tradita lokale thotë se Nahçivani u themelua nga Noah pas Përmbytjes dhe ishte vendi i tij i vdekjes dhe varrimit.[2] Nahçivani së pari u përmend nga GjeografiaPtolemeu.[3]

Rusia Sovjetike mori kontrollin e Nahçivanit më 28 korrik 1920 dhe qyteti u bë pjesë e Republikës Socialiste Sovjetike të Nahçivanit të sapoformuar.[4] Traktati i Moskës dhe më vonë Traktati i Karsit, midis Rusisë dhe Turqisë, ranë dakord që Nahçivani do të ishte një territor autonom nën mbrojtjen e Azerbajxhanit dhe kufizoi kufijtë e tij me Turqinë. Në shkurt 1923, qyteti u bë pjesë e Krai Autonome e Nahçivanit brenda Republikës Socialiste Sovjetike të Azerbajxhanit (RSSA), por më vonë u bë kryeqyteti i Republikës Socialiste Sovjetike Autonome e Nahçivanit brenda RSSA-së në mars 1924.[4]

Kur Azerbajxhani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, Nahçivani mbeti pjesë e Republikës së Azerbajxhanit. Pas luftës në Karabah 2020, një armëpushim trepalësh u nënshkrua midis Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë. Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të ketë një qasje rrugore në Nahçivam përmes Armenisë e cila do të sigurohet nga paqeruajtësit rusë.[5]

Referime Redakto

  1. ^ "NAXÇIVAN ŞƏHƏRİ" (në azerbajxhanisht). tarix.gov.az. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2018. Marrë më 18 maj 2018.
  2. ^ Lanser, Richard D. (2007). An Armenian Perspective on the Search for Noah's Ark (PDF) (në anglisht). Associates for Biblical Research.
  3. ^ Bosworth, C. Edmund. "NAḴJAVĀN". Encyclopaedia Iranica (në anglisht).
  4. ^ a b Hille, Charlotte Mathilde Louise (2010). State Building and Conflict Resolution in the Caucasus (në anglisht). BRILL.
  5. ^ Dmitry Kuznets (2020-11-12). "Another map redrawn in blood Six consequences of the six-week war for Nagorno-Karabakh" (në anglisht). Meduza. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2021. Marrë më 14 dhjetor 2020.