Natasha Shuteriqi Poroçani
Natasha Shuteriqi Poroçani (Elbasan, 29 janar 1970), shkrimtare për fëmijë, lektore. Aktualisht punon pranë Universitetit të Durrësit si pedagoge në Departamentin e Gjuhës shqipe.[1] Në Panairin e 25-të të librit në Tiranë në vitin 2022, u vlerësua me çmimin "Shkrimtarja më e mirë për fëmijë" me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, botuar nga Albas[2]. Ky libër u përzgjodh mes 7 prurjeve të vitit edhe nga Bukinist dhe blogu Leximtari në garë për librin më të mirë të vitit, botuar në 2022.
Edukimi
RedaktoNatasha ka studiuar pranë Universitetit të Elbasanit dhe në vitin 1991 është diplomuar për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Mbaron master në shkecat letrare në Universitetin e Tiranës, Po në këtë Universitet ndjek studimet doktorale në fushën e Gjuhësisë së aplikuar, titull të cilin e fiton në vitin 2019.
Natasha është përfshirë në kërkime shkencore të fushës së didaktikës dhe metodikës së gjuhës, pragmalinguistikës, stilistikës, kurrikulave shkollore, etj.
Karriera profesionale
RedaktoKa punuar si mësuese dhe më pas zv/drejtore pranë gjimnazit “Dhaskal Todri”, në periudhën 1992-2003. Nis punën në vitin 2003 si inspektore e letërsisë pranë Drejtorisë Arsimore Elbasan. Në periudhën janar 2004 - dhjetor 2005 përzgjidhet me konkurs në postin e Drejtorit të DAR Elbasan. Në vitin 2006 nis punën si koordinatore e qendrës për edukim DANIDA, pranë Bashkisë Elbasan, deri në vitin 2019. Në vitin 2006 është bashkëthemeluese e shkollës së mesme private “Nikola Koperniku”.. Nga viti 1998 - 2015 punon si pedagoge me kohë të pjesëshme pranë Universitetit të Elbasanit. Nga viti 2019 e në vijim është lektore me kohë të plotë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në vitin 2022 ka punuar si “Cultore di didattica” pranë Universitetit “Orientale” të Napolit. Në vitin 2023 boton monografinë “Mbi edukimin gjuhësor e letrar të nxënësit”. Është autore e mbi 28 teksteve mësimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Ajo ka përkthyer disa tituj të autorëve italianë për fëmijë. Është e njohur si autore e Letërsisë për fëmijë.
Publikime të zgjedhura
RedaktoNatasha ka trajtuar në disa artikuj në revista prestigjioze ndërkombëtare qasjet didaktike ndërkombëtare të fushës[3][1]. Po ashtu ka ofruar studime të thelluara në fushën e intertekstualitetit dhe teorive të përkthimit në revista kombëtare (Peizazhet e fjalës, ExLibris, Shejzat). Monografia “Mbi edukimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit” është një vështrim diakronik mbi gramatikat shkollore të nivelit të Mesëm të Lartë në një periudhë 100-vjeçare të mësimit të gjuhës dhe letërsisë në shkollë. Ky studim ka në fokus mënyrën se si gjuha shqipe ka shkuar te nxënësit përgjatë kësaj periudhe një shekullore, duke evidentuar metodat e mësimit të shqipes, si dhe rrugët e transferimit të dijeve nga dijet e referencës në dijet didaktike. "Formimi gjuhësor dhe letrar në kurrikulën shkollore të gjuhës dhe letërsisë në gjimnaz" titullohet disertacioni në kërkim të gradës shkencore "Doktor" me udhëheqëse shkencore Mimoza Gjokutaj.
Krijimtaria
RedaktoLibra për të rritur
Redakto- Ndryshe, tregime, Elbasan, 2003
- Rrugë, tregime, Tiranë, 2004
- Pa e vrarë mendjen, tregime, Tiranë, 2013
- Bëmat e Estes dhe Kokosë, (ne të tre), Tiranë, 2018
- Bëmat e Estes dhe Kokosë, (një vit më shumë), Tiranë, 2019
- Splash, poezi për fëmijë, Tiranë, 2019
- Bëmat e Estes dhe Kokosë, (fantafëmijët), Tiranë, 2020
- Bëmat e Estes dhe Kokosë, (ditari i Estes), Tiranë, 2021
- Kalendari i ëndrrave të mollës, Tiranë, 2022
- Ne jemi superskuadër, Tiranë, 2023
- Mbret do bëhem me patjetër, Tiranë, 2024
- Miniguida Elbasani, Tiranë, 2024 (bashkautore me Astrit Bishqemi)
Përkthime
Redakto- Ditari i Lasë, (autor Roberto Piumini), Tiranë, 2009
- Gjyshi im gazmor, (autore Angela Nanetti), Tiranë, 2009
- Me hap balerine, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2009
- Shoqëri e ëmbël, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2009
- Mes miqsh, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2010
- Balerina të vërteta, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2011
- Shkolla e Londrës, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2011
- Një tutú më shumë, (autore Beatrice Masini), Tiranë, 2012
- Liza në botën e çudinavet, (autor Lewis Carroll), Tiranë, 2021 (autore e parathënies)
Autore dhe bashkautore tekstesh
Redakto- Libër mësuesi për klasën e tretë, Tiranë, 2006
- Edukata shoqërore 1: për klasën e parë të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014
- Edukim për shoqërinë 1: për klasën e 1-rë të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2015, 2016, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022, 2023
- Edukimi për shoqërinë 1: fletore pune, Tiranë, 2015, 2016, 2017,
- Edukata shoqërore 2: për klasën e 2-të të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015
- Edukim për shoqërinë 2: për klasën e 2-të të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022, 2023
- Edukata shoqërore 3: [për klasën e 3-të të shkollës 9-vjeçare], Tiranë, 2006, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016,
- Edukata shoqërore 4: për klasën e 4-t të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017,
- Edukata shoqërore 5: për klasën e 5-të të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018,
- Qytetaria 3: për klasën e 3-të të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022, 2023
- Qytetaria 3: fletore pune, Tiranë, 2017
- Gjuha shqipe 2: fletore pune, Tiranë, 2008 (redaktore), 2012
- Gjuha shqipe 3: për klasën e 3-të të arsimit 9-vjeçar, Tiranë, 2011
- Gjuha shqipe 3: fletore pune, Tiranë, 2012
- Gjuha shqipe 4: fletore pune, Tiranë, 2013
- Gjuha shqipe 4: për klasën e 4-t të arsimit 9-vjeçar. Tiranë, 2007, 2011
- Gjuha shqipe 5: fletore pune, Tiranë, 2008 (redaktore)
- Bëhu si unë: veprimtari ekstarkurikulare për ciklin fillor të shkollës 9-vjeçare, Tiranë, 2008
- Gjuha shqipe dhe Letërsia 10: për klasën e 10-të të arsimit të mesëm të përgjithshëm, Tiranë, 2009
- Gjuha shqipe dhe letërsia 11: për klasën e 11 të arsimit të mesëm të përgjithshëm, Tiranë, 2010
- Kur Evaristi zemërohet: të mësojmë dhe të vizatojmë: veprimtari për socializimin e nxënësve të klasave të para, të dyta dhe të treta, Tiranë, 2009
- Udhëzues për tekstin "Gjuha shqipe dhe Letërsia 10", Tiranë, 2009
- Një hap drejt maturës: teste për lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Tiranë, 2015
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Natasha Poroçani (Shuteriqi) - Bukinist". bukinist.al. Marrë më 2024-11-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ sh.p.k, Albas. "Albas mes fituesve të Panairit, Natasha Shuteriqi Poroçani vlerësohet si shkrimtarja më e mirë për fëmijë - Portali Shkollor". www.portalishkollor.al. Marrë më 2024-11-23.
- ^ Deda, Albana (2021-01-01). "Methodology of literary text approaches in high schools analysis and models". Journal of Language and Linguistic Studies (në anglisht).
- ^ "Poroçani, Natasha (autore)". Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.