Ndërtesa e familjes Grazhdo është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1100/55.

Ndërtesa në rr. Çlirimi i Popullit 40 familjes Grazhdo
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar1100/55
Nr. i referencës469

Historiku

Redakto

Shtëpia e familjes Grazhdo gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit, në lagjen e Sarait të vjetër. Ky objekt është ndërtuar në shek. XVIII ndërsa është renovuar dhe adaptuar në shek.XIXtë në një hapësirë të madhe me objekte përcjellëse. Në oborrin e saj në pjesën lindore gjendet edhe mutfaku (kuzhina verore) që ka mjaft rekuizita të kohës. Është shembull i arkitekturës orientale të tipit rrafshinor. Objekti ka pasur funksion administrativ (Saraji i Bejlerbeut) e pastaj objekt banimi. Është i ngritur në etazh dhe është i ndarë simetrikisht në dy pjesë. Dekorimet në ballinën kryesore janë karakteristike, si lëshimet mbi etazh në formë të arkitrave. Janë dy shtylla mbajtëse me jastëk të punuar dhe dekoruar me elemente vegjetative. Enterieri i objektit është i pasur me elemente etnografike. Drugdhendja është shumë e theksuar dhe është punuar me një mjeshtëri të rallë. Ndërtesa shfrytëzohet nga dy familje, me ç'rast është ndarë në dy pjesë simetrike nëpërmjet ndërtimit të murit nëpër aksin gjatësor. Gjatë viteve të fundit (2010-2012) ndërtesa ka përjetuar disa intervenime restaurimi, me ç'rast është bërë restaurimi i kulmit dhe i fasadës. Me formën karakteristike, trajtimin e pasur artistik në enterier dhe eksteriar, elementet përcjellëse sikurse oborri i shtruar me kalldrëm dhe mutfaku, kjo ndërtesë paraqet një shembull të arkitekturës orientale të banimit, të tipit rrafshinor.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2023. Marrë më 12 mars 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto