Nebih Bunjaku
Nebih Bunjaku është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.
Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës për Prishtinë si dhe sekretar i përgjithshëm i Unionit të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë të Kosovës. Jeton në Prishtinë.
Të tjerët për poezinë e Nebih Bunjakut
RedaktoReshat Sahitaj
RedaktoPoezia e Nebih Bunjakut është syri dhe mendja e tij, ajo vjen në mënyrë spontane, pa asnjë sforcim artificial, gjë që në vargjet e tij lexuesi ndjen gurgullimën artistike që përhapet dhe rrëmben lexuesin, duke e shëtitur prej një ngjarjeje historike në një të dashurisë.
Në poezitë e Nebih Bunjakut do të gjejmë figurat historike, të cilat me veprimtaritë e tyre kanë lënë gjurmë në luftën për çlirimin kombëtar. Këto figura në vargjet e Nebih Bunjakut do të na duken edhe më të afërta, edhe më të veçanta dhe shumë të freskëta, pavarësisht se disa prej tyre i përkasin shekujve të kaluar.
Nebih Bunjaku këto figura na i freskon duke ua pastruar pluhurin e kohës që ato të shkëlqejnë edhe në kohën e tashme dhe të ardhme.
Figurat historike të Nebih Bunjakut do të kenë një trajtim të veçantë, ndoshta nga fakti se në momentin kur i ka shkruar, ka menduar të na i përkujtojë trimëritë e tyre, që pastaj të ndikojë te disa miopë, për t'ua hapur sytë.
Nebih Bunjaku nuk shkruan vetëm për trimëritë e figurave të ndritshme, por një vend të rëndësishme në veprat e tij e zë dashuria.
Poezia është aktivitet i shpirtit të revoltuar apo të dashuruar, që në veprën e Nebih Bunjakut lexuesi që ka sens poetik i gjen këto tipare: Dashurinë dhe revoltën, dashurinë dhe atdheun, dashurinë për femrën, natyrën, ndërsa në anën tjetër hasim revoltën kundër armikut, revoltën kundër Bllacës, ditëve të golgotës shqiptare.
Hasan Hasani
RedaktoNuk është e vështirë të hetohet se në vargun e Nebih Bunjakut edhe ironia, satira e humori, ngaqë problemet me të cilat ballafaqohet populli ynë nganjëherë të çojnë deri të këto cilësi veprimi.
Iliaz Bobaj
RedaktoLibrin tuaj e lexova me nje fryme. U kenaqa fort, njelloj sikur te ishte libri im. Diku, ne mes te tij, ju shkruani :
- M'i vishni mendimet e mia,
- si natyrën me shumë ngjyra,
- me blerim e me diell,
- të lulëzojnë vargjet e lira.
Nuk ka ku shkon më bukur. Për mendimin tim poezia duhet te jetë e pastër si natyra, pa lodhje, pa mbingarkesë, pa tepri të panevojshme, pa ato modernizmat qesharake. Kjo juaja është poezi e vërtetë. Unë i besoj poezisë së vertetë. I besoj aq shumë, sa e lëshoj veten tërësisht në dorën e saj, ku jam tërësisht i sigurt.
Selatin Novosella
RedaktoTi më njeh se nuk jam konformist. Andaj, vlerësimin tim për këtë buqetë poezish, e pranon si tepër të sinqertë. Në poezitë tua e gjeta edhe dhimbjen e Migjenit, edhe dashurinë për femrën të Lasgushit, edhe dashurinë për atdheun të Naimit.
Vezir Uka
RedaktoTe Nebih Bunjaku shpërfaqet edhe drama e madhe dhe e vështirë e Kosovës me një liri shprehjesh motivuese dhe gjuhësore që shquhet për nga stili i tij krijues në qasjet tematike e të rrëfyerit. Ndaj, siç shihet, këtë art e bëjnë vlera të një ndërtimi të veçantë të fjalisë për t'i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes. Për këtë autor, me shumë ide të thella, lirisht mund të thuhet se poezinë e tij, në përgjithësi, e shquan nota e protestës sociale, me një dozë të theksuar të ndjenjës së ekzistencës së rrezikuar të njeriut si qenie.
Lulzim Logu
RedaktoSapo mbarova së lexuari librat që mora nga ti në Gjirokastër dhe me sinqeritet mbeta i impresionuar nga stili i� shlirët, vargu i ngrohtë dhe freskia mbresëlënëse.
Tituj të veprave
Redakto- Dalje nga balada (1994)
- Gramatikë zemre (2004)
- Terapia e dashurisë (2005)
- Një samit për një simit (2007)
- Prushimë buzësh (2008)
- Zemra nuk ka dimer (2009)
- Testameni i lotit (2012)
- Kopshti i shpirtit (2013)
- Testamenti i lotit (2012)
- Kopshti i shpirtit (2013)