Nezir Nebihi
- Nezir Nebihi (18 dhjetor 1947 – 17 Korrik 2017)
i njohur si Komandant Plisi lindi në fshatin Vajnikë të Drenicës
Që nga adoleshenca do shquhej për trimëri, por edhe për një urrejtje fortë të madhe ndaj Qetnikëve serb të cilët historikisht u kishin shkaktuar shumë dhembje e plagë popullsisë Shqiptare të Kosovës. Nezir Nebihi ishte komandant i Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Nezir Nebihi | |
---|---|
Pseudonimi/et | Nezir Plisi |
Lindur më | 18 Dhjetor 1947 Komuna e Skënderajt, Kosovë |
Vdekur më | 17 Korrik 2017 Prishtinë |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1991 – 1999 |
Grada | Komandant |
Njësia | Brigada 112 |
Në komandë | Zona Operative e Drenicës, Kosovë |
Nezir Nebihi- Plisi, do organizonte një sërë aksionesh në zonat për rreth fshatit Vajnikë ku ai bashkë me bashkëpunëtoret e tij do shndërrohej në një tmerr për armikun, në të gjitha këto aksione do t'u prijë vetë ushtarëve të tij dhe djemtë e tij do i vendoste në vijën e parë te fronit, duke thënë se me i dashur se evladi është veç Vatani, dhe se për Vatan duhet më sakrifku edhe evladin, ku ishte edhe udhëheqes në betejën Përleshje në Burojë.
- Një ngjarje qe do ta trondiste regjimin Serb do ishte edhe mbajtja e Referendumit për pavarësi të Kosovës në 26 shtator 1991“ketë dite e kemi pritë” thoshte Neziri siq rrëfen një banor I fshatit Vajnikë. Siç rrëfen ai dhe siç e dinë i tërë fshati por dhe regjioni i Drenicës, atdhetari Nezir Nebihi kishte bërë tërë ditën roje më mitralozin e tij të cilin e kishte blerë që nga viti 1990 ku besohet se ka qenë prej njerëzve të parë që zotëronte një armë të tillë në Drenicë dhe jo vetëm (gjithnjë sipas dëshmitarëve). Pra, atë ditë Neziri ne shkollën e fshatit më mitraloz në krah kishte pritur se mos forcat policore serbe do vinin në fshat për ta ndaluar mbajtjën e këtij referendumi.
- Veprimtaria e tij atdhetare dhe aktiviteti tij madh do u binte ne sy regjimit Jugosllav për çka në një aksion policor në bashkëpunim për fat të keq me disa shqiptar që ishin inkuadruar në radhët e UDB-se do e arrestonin bacin Nezir në qytetin e Klinës në vitin 1993 siç rrëfen bashkëshortja e Nezirit qe është ende gjalle Nazifja: “Na jena ka tu hanger bukë në një lokal që ndodhej në mes te qytetit, kur papritmas disa vetura të policisë e rrethuan lokalin dhe kane fillu me ju kërku dokumentet e identifikimit personave qe ndodheshin ne lokal, në fund erdhën edhe në tavolinën tonë dhe burri ua dha letërnjoftimin, e policet serb filluan ti thonë a ti qenke Nezir Kotorri? Në atë moment unë fillova me u frikësu, por në atë çast burri më ka bërtitië mos u tutë se këta s’kanë çka më bajnë mue. Atëherë polici Serb tha ti Nezir duhet me ardhë me ne. Burri i tha pa e krye bukën nuk shkoj askund, polici i tha përfundoni ushqimin e ne po ju presim jashtë dije qe je i rrethuem e s’ke ka me ja mbajt, e burri ja ktheu s’ju iki unë juve sa te mbaroje ushqimin me kini aty. E pastaj na kane marr na kanë dërgu në stacionin e policisë në Klinë.
- Në vitin 1997 Duke parë që gjëndja në Kosovë kishte eskaluar shumë dhe represioni serb po përgatiste një gjenocid ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ai do të kthehej në vëndlindje në mars 1997 ku po e prisnin shokët e celulave të para të UÇK-së. Çysh prej orëve të para Oda e tij do shërbente vëndstrehim për ushtaret e Ushtrisë Çlirimtarë te Kosovës , ku baca Nezir edhe formon grupin-pikën prej 26 vetash së bashku me dy djemtë e tij Xhevatin, Nexhatin me armët e tyre që i kishin prej vitesh (një pushkë mitraloz dhe një kallashnikov) do inkuadroheshin në Ushtria Çlirimtare e Kosovës