Nikollë bej Ivanaj

botues shqiptar
(Përcjellë nga Nikolla bey Ivanaj)

Nikollë Ivanaj i njohur edhe si Nikollë bej Ivanaj (1879 - 1951) ka qenë një gazetar, botues dhe shkrimtar shqiptar. Konsiderohej një nga "personalitetet më të dalluara i nacionalizmit shqiptar më të ndërgjegjshëm" dhe u përfshi në stafin e kryengritësve shqiptarë gjatë 1911.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Grudë, asokohe ende pjesë e trungut të trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, dhe u rrit në Podgoricë të Malit të Zi.[2] I ati i tij, kapiten Lekë Ivanaj mori pjesë në Luftën e Miletit të vitit 1880 kundër malazezëve.[3] Thuhet se ka ndjekur studimet në Beograd, Vjenë, Zagreb dhe Dalmaci. Ivanaj ka mbajtur funksione të ndryshme nëpunësie në Serbi, ndër to edhe atë të sekretarit dhe përkthyesit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë.[2] Mblodhi këngë popullore nga Malësia e Madhe, dhe ka lënë 13 këngë legjendare të atyre viseve.[4]

Në vitet 1905-08 ai botoi gazetën Shpnesa e Shqypnisë në Dubrovnik,[5] Trieste dhe Romë, duke marrë ndihmë financiare nga anë të ndryshme.[6][7] Për veprimtarinë e tij si botues Ivanaj arriti të fitonte mbështetjen financiare të Albert Ghicës, një anëtar i familjes fisnike Ghica që mëtonte fronin shqiptar.[8] Ai ishte një nga liderët e Komitetit Kombëtar që u themelua në Podgoricë, në fillim të 1911 dhe ka marrë pjesë në organizimin e kryengritjes shqiptare.[3][9] Fjalimi e tij mbajtur për Shoqërinë Italiane të Shtypit më 26 janar, 1911 çmohet nga disa burime si "një dokument historik me rëndësi jetike".[10] Ivanaj ishte edhe një nga pjesëmarrësit e Kongresit të Trieshtës të mbajtur në 1913,[11] po atë vit ktheu në Shkodër, ku mori pjesë në klubin Lidhja Kombëtare të formuar rishtazi.[3] Në janar të vitit 1919, filloi botimin e një tjetër gazete Koha e Re në Shkodër[12] e cila, më 31 janar 1919, botoi lajmin për vdekjen e Ismail Qemalit.[13]

Gjatë Konferencës së Paqes më 1919, përfaqësoi Partinë Politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[14][15] Në vitin 1923 së bashku me kushëririn e tij Mirash Ivanaj, botoi gazetën Bashkimi në Shqipëri,[16] dhe të përjavshmen Republika nga 1923 deri më 1925, po në Shkodër.[2] Gjendej në Paris me mërgimtarët antizogistë kohën kur shkoi Mbreti Zog dhe iu thur atentati dhe pas dëbimit të mërgimtarëve shqiptarë në sajë të atentatit, shkoi në Paris po me antizogistët[17] prillin e atij viti.[18]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ivanaj botoi një libër autobiografik Historija e Shqipëniës së ré. Vuejtjet e veprimet e mija në dy pjesë, në vitin 1943 dhe 1945 përkatësisht, ku përqendrohet në rolin e klerit katolik.[2] Pas marrjes së pushtetit nga Fronti Nacional-Çlirimtar, u mor me përkthime dokumentesh nga sllavishtja në shërbim të Institutit të Historisë.[3] Gjithashtu la një vëllim me poezi para se të vdiste më 1951 në Tiranë.[2]

Ai ishte një mason.[19]

Vepra të zgjedhura

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Gurakuqi, Romeo (2002). "The Highland Uprising of 1911" (në anglisht). Shkodra: Phoenix. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2011. Marrë më 1 mars 2011. The inclusion of the distinguished personalities of the most conscious Albanian nationalism, Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ismail Qemali, and Nikolla Ivanaj in Albanian insurgents' and Albanian refuges' main staffs
  2. ^ a b c d e Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Dukagjini. fq. 158.
  3. ^ a b c d Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 557–558. OCLC 41096394.
  4. ^ Podgorica, Fadil (2004). Fjalor etnofolklorik. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 145. ISBN 99927-49-97-0.
  5. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 230. ISBN 9781400847761.
  6. ^ Clayer 2007, f. 424, "Apres moult aventures, Nikolla Ivanaj avait publie un journal a Dubrovnik, puis a Trieste et enfin a Rome, obtenant des aides financieres de different cotes.".
  7. ^ Neziri, Zeqirja. "Rapsodët e Rugovës dhe teoria e eposit". Radio Kosova e lire. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 4 mars 2011.
  8. ^ Clayer 2007, f. 404, "Seul Nikolla Ivanaj, qui trouva lui aussi le soutien financier du prince Ghika, vint en 1908.
  9. ^ "Historia e Malesisë". Malesia.org. Marrë më 3 mars 2011. dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikollë Ivanaj... Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
  10. ^ "Press Release No. 1 - November 10, 1999" (në anglisht). New York City: The Martin and Mirash Ivanaj Foundation on the Columbia University web site. 10 nëntor 1999. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2011. Marrë më 26 shkurt 2011. an historical document of vital importance
  11. ^ Nopcsa, Franz. "The Congress of Trieste" (në anglisht). Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2011. Marrë më 1 mars 2011. Nikolla Ivanaj, who endeavoured unsuccessfully to challenge the authority of the chairman simply in order to draw attention to himself.
  12. ^ Çami, Muin (1973). La Lutte anti-imperialiste de liberation nationale du peuple albanais, 1918-1920 (në frëngjisht). Albania: Académie des Sciences de la Rp d'Albanie, Institut d'Histoire. ... Deux autres organes, «Besa Shqyptare» (La Foi albanaise) et «Koha e re» (Temps nouveaux) de Nikolla Ivanaj, parurent également à Shkoder, mais pour très peu de temps, le premier au cours du mois de novembre 1918, et le second en janvier 1919...
  13. ^ "Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit". Shqiperia.com. Marrë më 4 mars 2011.
  14. ^ Vllamasi 2012, p. 152.
  15. ^ Ahmetaj, Lavdosh. "Nje tepelenas ne Konferencen e Paqes". Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2011. Marrë më 1 mars 2011. Midis tyre u dallua Nikolla Ivanaj, i cili kishte shkuar ne muajin gusht nga Shqiperia ne Paris si perfaqesues i "Partise Politike" te SHBA.
  16. ^ Mirash Ivanaj; lost in dictatorship by Phd. Iljaz Gogaj, "Standart " Newspaper, September 13, 2008 (in Albanian)
  17. ^ Vllamasi 2012, pp. 437, 445.
  18. ^ Këlcyra, Ali (2012). Frashëri, Tanush (red.). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 417. ISBN 978-99956-87-81-6.
  19. ^ Bogumil Hrabak. "Orijentacija kosovskih i debarskih Albanaca u prvim mesecima 1912. godine" (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2011. Marrë më 25 shkurt 2011. Nikola Ivanaj, publicista i pripadnik masonskog bratstva

Literaturë

Redakto