Njësia administrative Baz
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
41°23′N 19°34′E / 41.38°N 19.56°E
Njësia administrative Baz |
---|
Komuna Baz është një komunë në Shqipëri.[1]
Gjeografia
RedaktoNjesia Administrative Baz perbehet nga gjashte fshatra : Baz, Karice, Drita, Rrethe-Baz, Bashkim, Fushe Baz. Kjo njesi administrative ka nje shtrirje gjatesore verindje-jugperendim rreth 16 km,me siperfaqe te pergjithshme 68.8 km² dhe kufizohet nepermjet rrjedhes se lumit Mat dhe nje pjese te liqenit Ulez me njesine administrative Rukaj ne verilindje. Ne veriperendim kufizohet me njesine administrative Ulez nepermjet liqenit te Ulzes, kodrave deri tek Koci i Kalit dhe ngjitet deri ne vargmalin Skenderbej,ku ne pjesen perendimore te ketij vargmali kufizohet me bashkine Kruje. Ne jug dhe juglindje kufizohet me njesine administrative Komsi ku ndahen nga shpatet e poshtme te majes se Liqenit te Germanit (1723m), bie nepermjet majave te maleve deri ne majen e Alojsit,tek pishat e Karices,perroi i Madh, perroi i Karices dhe mbyllet ne rrjedhen e lumit Mat. Pika me e ulet mbi nivelin e detit eshte ne lumin Mat (130m). Klima e kesaj njesie administrative ndryshon sipas lartesive ku ne pjesen e poshtme kemi zonat e banuara me nje klime me dimer relativisht te bute dhe vere te nxehte e te thate, ndersa ne pjesen me lartesi mbi 400m klima merr karakteristikat e klimes mesdhetare paramalore dhe malore, me temperatura me te uleta dhe reshje shiu e debore.
Popullsia
RedaktoMe gjithe migrimin dhe emigrimin e konsiderueshem te popullsise te popullsise aktualisht mendohet te jetojne 2800-3000 banore.
Ekonomia
RedaktoKjo zone mbahet gjalle nga bujqesia dhe blegtoria si dhe vreshtaria ne mase te kufizuar. Ka dy rezervuar ujembledhes te cilet aktualisht nuk mbulojne as 30% te siperfaqes se tokes bujqesore me vaditje per shkak te mungeses se rrjetit te kanaleve vadites. Mespermes njesise kalon rruga nacionale Tirane -Peshkopi mjaft e amortizuar.
Pylltaria
RedaktoEshte shtuar dukshem kujdesi per pyjet e uleta ne menyre individuale si dhe me krijimin e shoqatave. Rrjeti i furnizimit me uje te pijshem mbulon pothuajse mbi 90% te zones por me problematika te medha ne kete sektor ne veprat e marrjes dhe puseta e kolektor shperndares. Alternativa per te ardhmen mbetet bujqesia, blegtoria, pylltaria, vreshtaria si dhe agroturizmi duke pare resurset e jashtezakonshme natyrore te zones.
Vendbanimet
Redakto
Referime
Redakto- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |