Njësia administrative Bytyç

Njësi administrative në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit
This is the stable version, checked on 2 prill 2022. 2 pending changes await review.

Komuna Bytyç është një komunëRrethin e TropojësShqipëri.[1]

Njësia administrative Bytyç


Vendbanimet

Redakto


Pozita gjeografike

Redakto

Bytyçi është një nga krahinat e rëndësishme të rrethit të Tropojës,e cila shtrihet në juglindje të saj, pranë Alpeve Shqiptare e në brigjet e Drinit , midis kurrizeve malore Dobrej-maja e Dhinë -maja e Pëllumbit dhe maja e Dukut-Oplas-qafa e Dëllinjës. Në një vështrim të përgjithshëm gjeografik ngjan me një pesëkëndësh gjeometrik të çrregullt ku veçojmë pesë pika ekstreme kufitare të saj si Qafa e Lepurit , maja e Pëllumbit , maja e Krajlicës , maja e Oplasit e Grykëderdhja e Skatinës.

Laget nga ujërat e liqenit të madh të Fierzës e përshkrohet nga lumenjtë e Bytyçit,Skatinës e Çorrojt dhe në zonën bjeshkëtare nga ai i Sylbices.

Bytyçi, si njësi administrativo-juridike, është një nga shtatë komunat e rrethit të Tropojës , e ndarë në dy njësi etno-historike:në fisin e Bytyçit dhe në fisin e Berishës.

Fisi i Bytyçit ka edhe bjeshkën e tij atë  të Sylbicës që ndodhet në lartësitë e Alpeve Lindore, në e nëndarjen Malësia e Gashit.

Pozita administrative

Redakto

Bytyçi për 5 shekuj me rradhë , nga shek. IV para Krishtit deri në vitin 97 pas Krishtit ,ishte pjesë e Mbretërisë Dardane. Kryeqendra administrative ,zejtaro-tregtare ishte Rosuja, për 8 shekuj me rradhë. Bytyçi për rreth 3 shekuj ishte në Themën e Dalmacisë. Në këtë themë qëndroi deri nga viti 1072 dhe pas një shkëputje, rihyri në zotërimin e saj në vitet 1160-1190.

Pas shpalljes së Pavarsisë , më 4 dhjetor 1912 ,Kuvendi Kombëtar në Vlorë caktoi Qeverinë e Përkohshme me kryetar Ismail Qemalin e nënkryetar Dom Nikollë Kaçorrin. Qeveria e Vlorës e shtriu gradualisht pushtetin e saj në Malësi të Madhe, Lezhë e Mirditë duke mbetur jashtë qeverisjes së sajë krahinore rrethe veriore si Shkodra, Malësia e Gjakovës, etj.

Në ndarjen administrativo-juridike te Qeverisë së Vlorës Malësia e Gjakovës ishte nënprefekturë e Bytyçi krahinë e saj, por kjo qeveri nuk mundi ta shtrinte pushtetin e vet në gjithë verilindjen e Shqipërisë.

Bytyçi, në nënprefektren e Malësisë së Gjakovës ishte një nga krahinat e Principatës Shqiptare.

Në vitet e demokracisë. Në fillimet e demokracisë ,u rikthye organizimi administrativ i shqipërisë në prefektura ,këshillat e rrethit, bashki, komuna.Në zgjedhjet e pushtetit vendor,në korrik 1992 u ngritën njësitë administrative më të vogla -komunat e bashkitë. Më 1993 u krijuan edhe disa rrethe të reja , prefektura etj.

Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto