Njësia administrative Grykë-Çajë

Njësi administrative në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit

Komuna Grykë-Çajë është një komunëRrethin e KukësitShqipëri[1] me qendër Caj që shtryhet ndërmjet dy lumenjve që derdhen në Drinin e zi. Komuna ndodhet 36 km larg qendrës së qytetit. Ka një popullsi prej 2497 banorësh (regjistrimi 2001). Përbëhet nga 4 fshatra : Fshati-Fshat, Buzmadhe, Shkinak dhe Çajë. E banuar që në lashtësi në shekujt e II-III të erës sonë. Zona ka luajtur një rol të rëndësishëm në krahinën e Kukësit. Gryka e Cajës është një nder monumentet e natyrës dhe zonat e mbrojtura me ligj te Shqipërisë në Rrethin e Kukesit.

Njësia administrative Grykë-Çajë

Vendbanime

Redakto


Fshati-Fshat

Redakto

Është qendra e kësaj komune është katund i bukur që shtryhet rrëzë bjeshkëve mahnitëse të Terfonjës të një bukuri të rrallë Natyrore. I banuar që në lashtësi në shekujt II-III të erës sonë. Përbëhet prej 9 fisesh. Banoret e Fshatit-Fshat janë treguar gjithmonë atdhetar, punëtorë dhe të respektuar me një etike moralo-fetare të njohur ndryshe për të mirë nga fshatrat e tjerë.

Origjina e emrit (Fshatit-Fshat)

Redakto

Mendohet se është thjesht version i emrit Fshat (katund). Ose një mendim tjetër qe mund te jete edhe ky i pranueshëm mund te jete përdorur si fshati- fushat, por uja (u) mund të ketë rene gjate shqiptimit dhe ka ngelur Fshati-Fshat.

Historia e Fshatit-Fshat

Redakto
  • Fshati -Fshat ka një histori të veçantë, që nga kohërat e luftës e deri më sot. Fshati nga terreni që ka dhe zgjuarsia e prijësve të fiseve asnjëherë nuk është sulmuar nga armiqtë e huaj.

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të lumës Fshati-Fshat nuk ka pasur masakra nga serbi.

  • Fshati -Fshat është një nga shtate bajrakët e lumes me emrin Bajraku i Fshatit (Çajes). Ku bajraku është njësi administrative ushtarake që ka pasur në krye plakun a kreun dhe si udhëheqës ushtarak në luftë ishte bajraktari.
  • Në vitin 1927 u hap shkolla e parë në Fshat dhe fillimisht u paraqiten 30 nxënës kryesisht nga Fshati po pati edhe ndonjë nga Shkinaku dhe Buzmadhja.

Gjatë kohës së vjetër dhe kohës moderne fshati ka nxjerrë njerëz të zotë që i kanë shërbyer jo vetëm zonës përreth por edhe me gjerë. Ka nxjerrë si Prijës Fetar ashtu edhe Laik.

  • Fshati nga kultura dhe burimet natyrore që ka, është quajtur nga zonat përreth Stambolli i Vogël.

Gjeografia

Redakto
  • Fshati-Fshat shtrihet në jug të rrethit të Kukësit dhe në zonën verilindore të Shqipërisë me koordinata : 41° 53′ Veri, 20° 30′ Lindje. Kufizohet në lindje me komunën Bushtrice në perëndim dhe jug me komunën Ujmisht e përkatësisht me Fshatin Lusën, në veri kufizohet me komunën e Topojanit.
  • Fshati -Fshat përbëhet nga 9 fise : Toleni, Bici, Shehu, Darsi, Karanxha, Seferi, Mezini, Kërsula dhe Shtini, është edhe një familje me Emrin Graci e cila thonë se është edhe Bajraku i zonës.
  • Klima është mesatare kontinentale me dimër të ftohtë e të ashpër dhe me verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore luhatet tek 11 °C-12 °C. Zona ka reliev kodrinoro-malor.

Arsimi dhe Kultura

Redakto
  • Banorët e Fshatit janë treguar gjithmonë Arsim dashës, përpjekjet për të arsimuar bijt e vet, në këtë fshat janë të hershme, po është punuar në kahje fetare Islame, për të pasur e mbajtur të mësuarit në Mektep të kulturës Islame.
  • Pozitiv ka qenë fakti se në katund është shkruar shqipja me alfabet Arab që nga viti 1885 ku klerikët islam të arsimuar në Stamboll shkruanin vjersha (ilahi).
  • Në këtë katund pati mjaft bij që kishin arritur të arsimoheshin në Turqi dhe të merrnin deri tituj si Sheh Salihi, Hafuz Darsi, Hafuz Shtini, Sheh Jahja, Mulla Hysniu etj, apo me arsim laik si Sherif Shehu, Vehap Bici, Ahmet Jashifi etj. Ka pasur edhe të arsimuar në Prizren si Jashar Seferi etj.
  • Të gjithë këta kanë influencuar për rrënjosjen e një kulture me veshje Islame po ne thelb me përmbajte kombëtare shqiptare.
  • Në tetor të vitit 1927 me interesimin e shtetit i emëruar nga ministria e arsimit, paraqitet ne fshat një mësuesi nga Shkodra. Ai e filloi punën në xhaminë e Katundit, një nga Mektepet më të vjetra të Lumës.
  • Shkolla e parë shqipe u hap vetëm në dhjetor të 1944 një shkollë 4 vjeçare e cila nxori kuadro të zotë.
  • Në vitin 1960 u hap shkolla 7 vjeçare dhe nga viti 1976 u hap shkolla e mesme e cila shërbeu për gjithë banorët e kësaj zone deri ne vitin 1992.
  • Fshati ka nxjerrë kuadro të zotë gjatë gjithë kohërave që i kanë shërbyer jo vetëm katundit por edhe zonave përreth.

Ka nxjerrë dy herë kryetar komiteti për rrethin e Kukësit që kanë shërbyer për shumë vjet me radhë si Gafurr Bici dhe Muharrem Mezini, Drejtore Ndërmarrjesh si Sali e Hamit Shehu etj.

Fshati ka nxjerrë edhe një ministër në kohën e Demokracisë Osman Shehu. Gjithashtu ka nxjerre edhe prijës fetare (Myftini) për rrethin e Kukesit si Ali Shehu, i cili drejtoi myftinin e këtij rrethi prej shumë vitesh, më vonë mësues dhe drejtor i të parës shkollë 8 vjeçare në Gryke Cajë me një kontribut te madh në arsimimin e krahinës.

Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe dy vëllezërit që i kanë shërbyer jo vetëm fshatit por të gjithë zonës, dhe përmenden për të mirë nga e gjithë zona Vëllezërit Ajet e Dalip Bici.

Ajet Bici u dallua si një njeri me urtësi në punë dhe në mbylljen e shumë problemeve jo vetëm të katundit por të gjithë komunës, ndërsa Dalip Bici u dallua në shërbimin që i ofroi komunitetit të kësaj zone dhe korrektësi në punë, ku për ketë u përmend në një artikull të botuar në gazetën "Kukësi i Ri".

Prejardhja e Fiseve

Redakto
  • Seferi thuhet qe e ka prejardhjen nga krahina Krasniç e Tropojes
  • Toleni thuhet se është një ndër fiset vendas në fshat
  • Bici është një fis i ardhur nga Doçi i Arrnit së bashku me Shehun, thuhet se kanë qenë vëllezër dhe janë nder fiset e para të ardhur në këtë fshat.
  • Shehu siç e cekëm edhe më sipër e ka prejardhjen nga Doçi i Arrnit.
  • Darsi thuhet se ka ardh nga Zall-Dardha e Dibrës.
  • Ndërsa për fiset e tjera thuhet se kanë ardhur nga Buzmadhja.

Ekonomia

Redakto
  • Niveli ekonomik i zonës është i një niveli mesatar. Banorët merren kryesisht me blegtori dhe me bujqësi. Në kohën e komunizmit vepronin kooperativat. Dhe kooperative e Grykë- Çajës ishte njëra ndër më të dalluarat ne zonën e Kukësit si shkak i burimeve të mëdha të kësaj zone.
  • Me ardhjen e demokracisë banorët ndërmorën iniciativa private duke ngritur disa biznese të vogla. Në këtë zonë Janë marre burime uji për të ndërtuar një hidrocentral. Ndërkohë shumë banorë janë larguar në mërgim ose në qytete si Kukësi, Tirana, Durrësi, etj. Shumë fshatas sot janë biznesmenë.

Ne Fshatin-Fshat dhe në komunën Gryke-Caje ka besimtare Musliman sunitè dhe shitè-halveti


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto