Njësia administrative Krutje
40°31′N 19°25′E / 40.52°N 19.41°E
Njësia administrative Krutje |
---|
Njësia administrative Krutje është një ish-komunë e cila ndodhet në qarkun e Fierit dhe nga viti 2015, me reformën e re të qeverisjes lokale u bë një nënndarje e Bashkisë së Lushnjes.[1] Sipas censusit të vitit 2011, popullsia e kësaj njësie administrative përbëhej nga 7, 564 banorë.[2] Njësia administrative Krutje ndahet në dy zona : Krutje e Sipërme dhe Krutje e Poshtme. Në këtë njësi administrative ndodhet një shkollë e mesme, 2 shkolla 9 vjecare dhe 4 shkolla të ciklit të ulët. Krutja njihet për Mësuesin e Popullit, Rrapi Mërtiri dhe për 15 dëshmorët e luftës nacional-clirimtare. Gjithashtu ndodhet edhe një Kinoteatër, palestër e lojrave me dorë dhe nje fushë futbolli.
Më 11 nëntor të vitit 1946 u krijua e para kooperativë me karakter bujqësor në Shqipëri,[3] me kryetar Rrapi Gjermenin, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador në Rumani dhe sekretar i parë i Lushnjes. Kooperativa përbëhej nga 30 anëtarë fillestarë të cilët dorëzuan tokat e tyre si edhe mjetet me të cilat punohej toka. Në fillim kooperativa përbëhej vetëm nga zona e krutjes së Sipërme. Kooperativa u zhvillua gradualisht duke arritur statusin e kooperativës së tipit të lartë (KTL), e përbërë nga disa kooperativa. Ajo ishte e përbërë nga 7 fshatra me një popullsi të përgjithshme prej 11, 000 banorësh : Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Zhym, Rrupaj, Fier i Ri, lifaj i Vjetër, dhe Kadiaj. Kjo kooperativë, ku shteti luante një funksion shumë të rëndësishëm, ishte hapi i parë drejt krijimit të fermës në Shqipëri. Kryetar i kësaj kooperative ishte Andrea Gjermeni dhe kryetar i këshillit bashkiak Gori Gjermeni. Nga viti 1976 deri në vitin 2000, kryetar i Këshillit Bashkiak të kooperatives ka qenë Todi Mile.
Krutja njihet vecanërisht për arritjet e saj në veprimtaritë sportive, duke përmendur këtu skuadrën e volejbollit për femra ‘’11 Nëntori’’, e cila u krijua me 1970, me trajner Llazar Llupon. Në fillimet e tij, ekipi luante në kampionatet e kategorisë së dytë të volejbollit, duke u përmirësuar gradualisht dhe në vitin 1972 u rendit në vendin e dytë të kësaj kategorie. 3 vite më vonë, në vitin 1975, ekipi arriti të aktivizohej në kategorinë e parë të volejbollit. Nga viti 1980 e më vonë, Krutja dominoi në sportin e volejbollit. Ekipi i saj për femra spikati në sezonin 1978-1979 duke u shpallur kampion në kategorinë e pare, ngjarje e cila shërbeu si fillim i një periudhe të gjatë dominimi. [4]
Kjo zonë merret kryesisht me bujqësi e blegtori. Kulturat kryesore që mbillen janë gruri, misri dhe pambuku, si edhe serat me ngrohje që shërbejnë për kultivimin e perimeve. Në fushën e blegtorisë përmendim këtu fermat e lopëve.
Vendbanimet
RedaktoNjësia administrative Krutje |
---|
Krutje e Poshtme · Arrëz · Fier i Ri · Gjazë · Kadiaj · Krutje e Sipërme · Lifaj i Vjetër · Ngurrëz i Madh · Ngurrëz i Vogël · Rrupaj · Zhymë |
redaktoni kutinë |
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2018. Marrë më 19 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 gusht 2018. Marrë më 19 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://ciml.250x.com/archive/albania/albanian/agriculture_in_the_psr_of_albania_alb.pdf , faqja 9
- ^ https://books.google.al/books/about/Arsimi_Dhe_Kultura_Ne_Myzeqe_1912_1990.html?id=LI9aAgAAQBAJ&redir_esc=y
Shiko edhe
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |