Njësitë administrative në rang province të Kinës.

Tani në Kinë ka gjithsej 34 njësi administrative në rang distrikti, në të cilët përfshihen 4 qytete të varura direkt nga qendra, 23 provinca, 5 rajone autonome dhe 2 zona të posacme administrative.

Qytete të varura nga qendra

Redakto

Kryeqyteti i RP të Kinës që quhet thjesht Jing. Ai ndodhet në veriperëndim të fushës së Kinës veriore. Në kohën e luftës së shumë shteteve quhej kryeqyteti Yan, në dinastinë Liao quhej kryeqyteti Bei. Ai kishte pasur edhe emrin Yanjing, në dinastitë Jin, Yuan, Ming, Qing deri në Republikën e Kinës ka qenë kryeqttet dhe kishte emrat Zongdu, Dadu, Beiping, Beijing etj. Qyteti është krijuar në vitin 1928, tani ka l6 rajone dhe 2 distrikte, është qyteti i varur direkt nga Qendra. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij qyteti është 16,8 mijë kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, popullsia e këtij qyteti ishte ll milionë e 363 mijë. Pekin është qendra politike e Kinës, është edhe qendra kulturore, shkencore e arsimore të Kinës dhe njuja e komunikacionit të Kinës. Pekini është edhe një vend piktoresk turistik me kuriozitete të shumta të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ndër kuriozitetet kryesorë arkeologjikë janë muri i madh, pallati dimëror, tempulli Tientan, 13 varrezat e dinastiës Ming, pallati veror, mali Xiangshan etj.

Qyteti Shanghai quhet thjesht Hu. Ai ndodhet në pjesën qendrore të bregdetit të pjesës lindore të Kinës, në daljen e lumit Jance në det. Në kohen e lashtë ka qenë një fshat peshkatar, në kohën e luftës midis shteteve ishte shteti Wu. Ky qytet u krijua në vitin 1927, tani është një nga 4 qytete të mëdha të varura direkt nga Kina. Në këtë qytet përfshihen l8 rajone dhe 1 distrikt. Sipërfaqja e tij e përgjithshme ishte 5 mijë e 800 kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, popullsia e këtij qyteti ishte 13 milionë e 347 mijë. Shanghai është qyteti i parë i madh i Kinës, është edhe një nga qytetet e mëdha të botës. Shanghai është edhe qyteti më i madh industrial dhe qendra më e madhe tregtare, monetare dhe bazë tekniko-shkencore të Kinës.

Tienjing quhet thjesht Jing, ndodhet në pjesën verilindore të fushës së Kinës veriore. 5 degë të lumit Haihë u bashkuan dhe dalin nga ky qytet në detin Bohaj. Në dinastitë Jin dhe Yuan, quhej Gu, ishte vend i rëndësishëm komunikacioni. Ky qytet u krijua në vitin 1928, ku përfshihen l5 rajone e 3 distrikte, është qyteti varur direkt nga Qendra. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij qyteti është më se ll mijë kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, popullsia e këtij qyteti ishte 9 milionë e l90,5 mijë. Tienjing është qyteti më i madh industrial të Kinës veriore, ka burime të pasura të gazit të naftës dhe të kripës deti dhe ka një bazë të konsiderueshme të teknologjisë industriale. Tienjing është gjithashtu edhe qendra e rëndësishme tregtare dhe porti i rëndësishëm i Kinës veriore. Ndër kuriozitetet e Tienjinit janë kopshti Ning, pallati i mbretëreshës, stacionin e artilerisë në grukë Daku, tempulli Duyue të distriktit Jing, muri i lashtë në portin Huangya si dhe zonë piktoreske malore që quhet “Mali i parë Jingdun”.

Qyteti Chongqing quhet thjesht Yu, ndodhet në lindje të pjesës veri-perëndimore të Kinës dhe në rrjedhjen e sipërme të lumit Jance.

Në kohën e luftës së shteteve quhej Baguo, në kohën e dinastive Sui dhe Tan quhej Yuzhou, kurse në periudhën e luftës së rezistencës kundër pushtuesve japonezë quhej kryeqyteti Pei i qeverisë gomindanase. Në vitin l997, 3 qytetet Chongqing, Vanxian dhe Foling si dhe zona administrative Qianjiang të provincës Sëchuan u bashkuan në qytetin Congqing të varur direkt nga Qendra. Në këtë qytet përfshihen l5 rajone, 4 qytete në rang distrikti, l7 distrikte dhe 4 distrikte autonome. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij qyteti është 82,3 mijë kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, ky qytet kishte një popullsi prej 31 milionë e 70 mijë vetash. Chongqing është një qytet industrial kompleks, në këtë qytet ka vende piktoreske si Sanxia, mali Pipa, mali Jingyun etj.

23 provinca

Redakto
Emri i provincës   Emri i thjesht   Qendra e provincës
----------------   --------------   ------------------
Hëpei              Ji               Shëjiazhuang
Shansi             Jin              Taiyuan
Liaoning           Liao             Shenyang
Jilin              Ji               Changchun
Heilongjiang       Hei              Harbin
Jiangsu            Su               Nanking
Zhejiang           Zhe              Hanzhou
Anhui              Wan              Hefei
Fujian             Ming             Fuzhou
Jiangsi            Kan              Nanchang
Shandong           Lu               Jinan
Hënan              Yu               Zhengzhou
Hubei              E                Ëhan
Hunan              Xiang            Changsha
Guandong           Yue              Guanzhou
Hainan             Qiong            Haikoi
Sëchuan            Chuan ose Shu    Chendu
Guizhou            Qin ose Gui      Guiyang
Yunnan             Tian ose Yun     Kungming
Shensi             Shen ose Qing    Sinan 
Gansu              Gan ose Long     Lanzhou
Qinghai            Qing             Xining
Tajvan             Taj              Tajbei

5 rajone autonome

Redakto
Emri i rajonit                    Emri i thjeshtë      Qendra e rajonit
--------------                    ---------------      ----------------
Rajoni autonom i                  Mongolia e brendshme Huhehaot
          Mongolisë së Brendshme 
Rajoni autonom i Tibetit          Tibet                Lhasa
Rajoni autonom Guansi-zhuang      Kui                  Nanning
Rajoni autonom Ninsia- hui        Ning                 Yinchaun
Rajoni autonom i Xinjiang-ujgurit Xin                  Urumç

2 rajone të posaçme administrative

Redakto

Rajoni i posaçëm administrativ gjendja e përgjithshme e rajonit.

Honkong

Redakto

1 korrik të vitit 1997 Kina rivendosë të drejtën e sovranitetin mbi Honkongu duke krijuar rajonin e posaçëm administrativ të Honkongut. Honkong ndodhet në bregun e detit jugor, në lindje të deltës së lumit Zhujiang. Në jug të lumit shenzhen të qytetit Shenzhen të provincës Guandong. Në Honkong përfshihen ishujt Honkong, Jiulong, Xinjie si dhe ishujt për rreth. Sipërfaqja e përgjithshme është l mijë e 98,51 kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 6 milionë e 815,8 mijë, ndër ta 6 milionë e 625,3 banorë të përhershëm dhe l90 mijë e 50 mijë banorë të lëvizshëm.

20 dhjetor të vitit 1999, Kina rivendosi të drejtën e sovranitetin mbi Makao dhe krijoi rajonin e posaçëm administrativ të Makaos që quhet thjesht Ao. Makao ndodhet në një gadishull në bregun perëndimor të deltës së lumit Zhujiang. Me gjithë ishujt Niaozai dhe Luhuan, sipërfaqja e përgjithshme është 25,8 kilometra katrore. Deri në fund të vitit 2002, numri i banorëve i Makaos ishte 442 mijë.

Sipërfaqja territoriale e Kinës

Redakto

Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina, ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perëndimor të Oqeanit Atlantik. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katrore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u radhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.

Territori i Kinës fillon nga veriu në mes të lumit Heilungjan në veri të lumit Mohë (në paralelin 53° 30') vazhdon në jug deri në Zëmansha në skajin e arkipelagut Nansha (4° e paralelit verior), duke kaluar 49° me një distancë prej 5500 kilometrash. Nga lindja fillon nga kryqëzimin e lumit Heilungjan me lumin Usuri (në 135° 5’ të milidianit lindor) e vazhdon në perëndim deri në rafshnatën Pamis (73° 40’ të milidianit lindor), duke kaluar më se 60° me një gjatësi rreth 5000 kilometrash.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 22 mijë e 800 kilometra në lindje ka kufi me Korenë, në veri me Mongolinë, në verilindje me Rusinë, në veriperëndim me Kazakistanin, Kazakistanin, Taxhikistanin, në perëndim dhe në jugperëndim ka kufi me Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Nepalin, Butan, kurse në jug me Birmaninë, Laosin dhe Vietnamin. Pertej detit lindor dhe juglindor ndodhen Republika e Koresë, Japonia, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Indonezia.

Sistemi i ndarjes së zonave administrative

Redakto

Në kushtetutën e RP të Kinës përcaktohet se zonat administrative e Kinës ndahen si më poshtë :

  • 1) E gjithë vendin ndahen në provinca, rajona autonome dhe qytete te varura direkt nga qendra.
  • 2) Në provincat dhe rajonet autonome përfshihen qarqet autonome, distrikte, distrikte autonome dhe qytete.
  • 3) Në distrikte dhe distrikte autonome përfshihen lokalitete, lokalitete të pakicave kombëtare dhe qyteza

Rajonet autonome, qarqet autonome dhe distriktet autonome janë zona të autonomisë kombëtare.

Në rast nevojë, shteti do të vendosë edhe zona të posaçme. Tani në Kinë ka gjithsej 34 njësi administrative në rang distrikti, në të cilët përfshihen 4 qytete te varura direkt nga qendra, 23 provinca, 5 rajone autonome dhe 2 zona të posaçme administrative.