Njerëzit më të vjetër

artikull-listë e Wikimedias

Kjo është një listë e tabelave të njerëzve më të vjetër në botë të vërtetuar.

Për shkak se mitet për mosha ekstreme kanë ekzistuar në të gjitha kohët, është bërë gjithnjë e më evidente nevoja për të vërtetuar me dokumente origjinale pretendimet për mosha shumë të mëdha. Historikisht ka pasur shumë raste pretendimesh për mosha ekstreme të cilat thjesht nuk mund të vërtetohen dot për shkak të mungesës së dokumentacionit të besueshëm (ose mungesës totale të tij) apo për shkak se ato (pretendimet) janë pak të besueshme dhe vijnë nga kultura ku personat shumë të moshuar vlerësohen si bartës dijesh dhe urtësie, pra ku të qenit shumë i moshuar të përcjell një status të privilegjuar. Për këto dhe të tjera arsye është bërë shumë i nevojshëm përdorimi i kritereve strikte për të vërtetuar pretendimet për mosha ekstreme. Autoritetin kryesor në këtë fushë e ka Grupi Kërkimor Gjerontologjik, e cila është një organizatë e themeluar në 1990 dhe e bazuar në Los Anxheles, KaliforniaShtetet e Bashkuara të Amerikës kërkimet dhe vërtetimet e së cilës përbëjnë standardin më bashkëkohor në vërtetimin e moshave ekstreme dhe përdoren për klasifikimet e njerëzve më të vjetër edhe nga Rekordet Botërore Guinness. Dokumentet që duhet të dorëzohen pranë grupit kërkimor gerontologjik për verifikimin e moshës ekstreme për verifikimin e moshës shkencore janë të paktën tre dokumente. Kërkohet një certifikatë lindjeje dhe martese origjinale, si dhe një letërnjoftim e vjetër nga mosha e mesme. Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike në formë fotografike.[1]

Centenarë quhen personat të cilët mbushin moshën 100 vjeç. Duke qenë se pritshmëria e jetës sot në botë është 67,8 vjeç sipas të dhënave të OKB për periudhën 2005–2010, të arriturit e moshës 100 vjeç mbetet diçka e rrallë dhe pashmangshmërisht e lidhur me jetëgjatësinë. Akoma më të rrallë janë supercentenarët, këta janë persona të cilët janë vërtetuar sipas standardeve të Grupi Kërkimor Gjerontologjik (GRG) të kenë arritur moshën 110 vjeç. Mesatarisht vetëm 1 në 1000 centenarë arrin të jetojë deri në moshën 110 vjeç. Ky fakt e bën aq të rrallë arritjen e kësaj moshe sa që deri më sot janë vërtetuar vetëm rreth 1400–1600 supercentenarë gjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe të gjithë këta kanë jetuar në tri shekujt e fundit, duke pasur parasysh që në total që nga shfaqja e Homo sapiens, pra njerëzve të sotëm para 500 000 vjetësh, kanë jetuar në total rreth 106 miliardë njerëz (100–115 miliardë sipas disa të dhënave të tjera).

Supercentenari i parë i vërtetuar sipas standardeve moderne të gjerontologjisë (shkencës së jetëgjatësisë) është Geert Adriaans Boomgaard (1788–1899, 110 vjeç, 135 ditë) nga Holanda. Supercentenarja e parë femër e vërtetuar është Margaret Ann Neve (1792–1903, 110 vjeç, 321 ditë) nga ishulli Guernsey.

Mundësitë që një supercentenar të arrijë një moshë më të madhe vijnë gjithnjë e duke u zvogëluar për çdo vit që ai/ajo jeton më shumë, aq sa deri më sot vetëm 65 persona në të gjithë historinë janë vërtetuar dhe dokumentuar që të kenë arritur moshën 115 vjeç. Vetëm një person deri më sot është dokumentuar që të ketë arritur moshën 120 vjeç dhe ta ketë kaluar atë, ajo është Jeanne Louise Calment (1875–1997) nga Franca që jetoi 122 vjeç e 164 ditë.[2]

Njeriu më i vjetër i provuar shkencërisht ndonjëherë ishte Jiroemon Kimura (1897–2013) nga Japonia që jetoi 116 vjeç e 54 ditë.[3]

10 njerëzit më të vjetër që kanë jetuar

Redakto
19
R. Emri Gjinia Datëlindja Datëvdekja Mosha Vendi
1
Jeanne Calment
F
21 shkurt 1875 4 gusht 1997 122 vjeç, 164 ditë   Franca
2
Kane Tanaka
F
2 janar 1903 19 prill 2022 119 vjeç, 107 ditë   Japonia
3
Sarah Knauss
F
24 shtator 1880 30 dhjetor 1999 119 vjeç, 97 ditë   SHBA
4
Lucile Randon
F
11 shkurt 1904 17 janar 2023 118 vjeç, 340 ditë   Franca
5
Nabi Tajima
F
4 gusht 1900 21 prill 2018 117 vjeç, 260 ditë   Japonia
6
Marie-Louise Meilleur
F
29 gusht 1880 16 prill 1998 117 vjeç, 230 ditë   Kanadaja
7
Violet Brown
F
10 mars 1900 15 shtator 2017 117 vjeç, 189 ditë   Xhamajka
8
Emma Morano-Martinuzzi
F
29 nëntor 1899 15 prill 2017 117 vjeç, 137 ditë   Italia
9
Chiyo Miyako
F
2 maj 1901 22 korrik 2018 117 vjeç, 81 ditë   Japonia
10
Maria Branyas Morera
F
4 mars 1907 Ajo është gjallë 117 vite, 260 ditë   Spanja

10 meshkujt më të vjetër që kanë jetuar

Redakto
19
R. Emri Datëlindja Datëvdekja Mosha Vendi
1
Jiroemon Kimura 19 prill 1897 12 qershor 2013 116 vjeç, 54 ditë   Japonia
2
Christian Mortensen 16 gusht 1882 25 prill 1998 115 vjeç, 252 ditë   SHBA [a]
3
Emiliano Mercado del Toro 21 gusht 1891 24 janar 2007 115 vjeç, 156 ditë   Portoriko
4
Juan Vicente Pérez 27 maj 1909 2 prill 2024 114 vite, 311 ditë   Venezuela
5
Horacio Celi Mendoza 3 janar 1897 25 shtator 2011 114 vjeç, 265 ditë   Peru
6
Walter Breuning 21 shtator 1896 14 prill 2011 114 vjeç, 205 ditë   SHBA
7
Yukichi Chuganji 23 mars 1889 28 shtator 2003 114 vjeç, 189 ditë   Japonia
8
Tomás Pinales Figuereo 31 mars 1906 24 shtator 2020 114 vjeç, 177 ditë   Republika Dominikane
9
Joan Riudavets 15 dhjetor 1889 5 mars 2004 114 vjeç, 81 ditë   Spanja
10
Gustav Gerneth 15 tetor 1905 21 tetor 2019 114 vjeç, 6 ditë   Gjermania

a^ Mortensen lindi në Danimarkë.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "GRG World Supercentenarian Rankings List". Gerontology Research Group (në anglisht).
    "GRG World Supercentenarian Rankings List". Gerontology Research Group (në anglisht).
  2. ^ "Oldest validated supercentenarians All-Time". Gerontology Wiki (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "List of validated male supercentenarians". Gerontology Wiki (në anglisht).