Nora Astorga
Nora Astorga Gadea de Jenkins (1948 – 14 shkurt, 1988) ishte një luftëtare nikaraguane guerile në Revolucionin e Nikaraguas, juriste, politikane, gjyqtare dhe ambasadore e Nikaraguas në Kombet e Bashkuara, prej vitit 1986 në vitin 1988.
Nora Astorga | |
---|---|
U lind në | 1948 |
Vdiq | 14 shkurt, 1988 |
Profesioni | politikane, avokate, gjykatëse |
Partia politike | FSLN (Fronti Nacionalçlirimtar i Sandinistës) |
Jeta e hershme dhe edukimi
RedaktoAstorga ka lindur në një familje fetare e klasës së mesme në Managua. Ajo ishte fëmija i parë i një eksportuesi të lëndës së drurit dhe fermerit që kishte lidhje me familjen e fuqishme Somoza.[1] Në rininë e saj ajo ishte një katolike e devotshme, shpesh duke bërë punë bamirëse në lagjet e varfra të Managua
Në vitin 1967, ajo e njoftoi me ankth familjen e saj se ajo mbështeti Fernando Agüero, jo kundërshtarin e tij Anastasio Somoza Debayle, në zgjedhjet presidenciale. Për sigurinë e saj personale dhe për ta "nxjerrë jashtë", familja e saj e dërgoi atë për të studiuar mjekësi në Shtetet e Bashkuara, ku ajo mbeti nga 1967 deri më 1969. Megjithatë, autopsia e kafshëve e shqetësonte atë dhe ajo duhej të braktiste studimet e saj. Për vitet që ajo i kaloi në Uashington, tha "Ajo që më bëri përshtypje më shumë për Shtetet e Bashkuara ishin kontrastet sociale dhe mbi të gjitha racizmi. Nuk e kisha parë kurrë racizëm të tillë në Nikaragua ... vetëdija ime politike lindi atëherë."[2]
Astorga u martua me Jorge Jenkins kur ajo ishte 22. Astorga kishte katër fëmijë, dy me burrin e saj, dhe dy me Jose Maria Alvarado, një anëtar i Sandinistatës.
Një revolucionare
RedaktoAstorga më vonë u kthye në Nikaragua dhe studioi drejtësinë në Universidad Centroamericana në Managua. Bashkëpunimi i saj me revolucionarët e Sandinistës së Nikaraguas filloi gjatë viteve të saj si studentw universitarw.[3] Nga viti 1969 deri në 1973, ajo ishte përgjegjëse për të gjetur shtëpi të sigurta dhe transportin për liderin revolucionar Oscar Turcios.
Në moshën 22-vjeçare, ajo u martua me Jorge Jenkins, një aktivist studentor. Çifti i ri kaloi vitin e ardhshëm në Itali, ku ai studioi antropologji dhe ajo studioi ligjin bankar dhe programimin kompjuterik. Ata kishin dy fëmijë dhe u ndanë pas pesë vjet martese. Gjatë kësaj kohe, Astorga udhëhoqi një jetë të dyfishtë si një nënë e dy fëmijëve dhe si një avokate i korporatës për një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit të Nikaraguas, ndërsa ndihmoi klandestinisht sandinistët.
Vdekja në moshën 39 vjeçare
RedaktoMë 14 shkurt, të vitit 1988, "La Norita" vdiq prej kancerit të qafës së mitrës në Managua, të moshës 39 vjeçare. Ajo u shpërblye me titullin "Hero i Atdheut dhe Revolucionit" dhe me Urdhri Carlos Fonseca në vitin 1987, që ishte urdhri më i lartë i rendit të Nikaraguas në atë kohë.
Për lexim të mëtejshëm
Redakto- Patricia Daniel (1998) No Other Reality, the Life and Times of Nora Astorga (CAM: Bangor [UK]).
- Margaret Randall and Lynda Yanz (1995) Sandino's Daughters: Testimonies of Nicaraguan Women in Struggle (Rutgers University Press).
Referime
Redakto- ^ Saxon, Wolfgang (1988-02-15). "Nora Astorga, a Sandinista Hero And Delegate to U.N., Dies at 39". New York Times. Marrë më 2007-10-15.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nora Astorga In Her Own Words". Envío. Central American University (UCA). prill 1988. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2020. Marrë më 2007-10-15.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Houghton Mifflin Company (2003). The Houghton Mifflin Dictionary of Biography. Houghton Mifflin. fq. 76. ISBN 0-618-25210-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Nora Astorga in Her Own Words Arkivuar 31 korrik 2020 tek Wayback Machine, an English translation of the interview with Nora Astorga in Revista Envío.