Nuhi Vinca
Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Struga, Maqedoni. Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën filore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup më 1953 kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin "Lamtumirë shkollë" në revistën "Zani i rinisë". Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor.
Tituj të veprave
Redakto- Dallgë jugu - (1967)
- Vrulle lirike - (1971)
- Aty buzë liqenit - (1986)
- Те guri i kufirit - (2000)
- Trilogji lirike - (2003)
- Lirika popullore shqiptare e dashurisë (Monografi shkencore) - (1989); IAP - Prishtinë
- Këngë të ndryshme popullore (Në pesë pjesë), botim i IAP,Pr. - (1982)
- Antologji e lirikës popullore shqiptare - (2004)
- Antologji e lirikës popullore shqiptare të dashurisë - (2005)
- Lirika popullore shqiptare në trevën e Strugës (Studim Monografik) - (1992 dhe 2003)
- Lulja e Parë - (Pjesërisht e botuar)
- Kënge pune e pushimi - (1965)
- Një Ylber Për Ty -(1972)
- Legjenda e Peshkatarit - (1978)
- Kënga e Lahutarit - (1979)
- Sa gjuhë i di Danubi - (1999)
- Shihni Si Vijnë Dallgët - (Poezi)
- Te Deum Laudamus - (per N.Terezën)
- Aty Buzë Liqenit II - (2009)
- Vjersha e Tregime - (2009)
- Veleshtare Moj - (2011)
- Arketipet e - (2011)
- Pendimi - (tregime)(2009)
- Çaste Përjetësie në Kontekst Poezie - (zgjedhje)